Biznesi shqiptar bën apel që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike pasi kjo do t’i penalizonte duke ndikuar në rritjen e kostove të prodhimit.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka kërkon që të punohet në rritjen e arkëtimit të të ardhurave dhe në formalizimin e këtij sektori në mënyrë që të mos penalizohen të ndershmit.
“Nëse do të përballemi me një tarifë të rritur të energjisë elektrike do të thotë se do të kemi një rritje të kostos për sipërmarrjen, por njëkohësisht nuk do të këmi asnjë përfitim përveçse penalizimin e pjesës së ndershme që janë prezent në pagesat e energjisë elektrike dhe njëkohësisht stimulimin e asaj pjese që është informale, që është në mospagesën e faturave të energjisë elektrike dhe që nuk janë më të varfërit që nuk paguajnë por janë ata që abuzojnë me energjinë elektrike”, theksoi Jaka.
Ndërkohë përsa i përket paketës fiskale, Jaka kërkon që të formalizohet ekonomia si një prej problemeve më të prekshme.
“Sesi mund të formalizohet ekonomia dhe të rriten të ardhurat nga sistemi fiskal, duke qenë të drejtë në pagesën ndaj detyrimeve të buxhetit të shtetit, dhe ne jnuk e shohim si një rrugë të drejtë rritjen e tarifave fiskale apo të tatimeve apo taksave të ndryshme”, tha ai.
Po ja fut vetes me kete qe po ben qeveria…
Ne vend te mbledhi detyrimet nga abuzuesit qe spaguajne,i mbledh duke ju rritur cmimin atyre qe paguajne.
Padrejtesi dhe paaftesi
Ik ti ore hajdut kerkon dhe ti qe te japesh mend qeverise. Ik ore bagle, te futi Birisha ne burg dhe pasi u lepive perseri more ate post te pamerituar. Jaka ky hajdut ordiner i dhimsen parate shtetit dhe te popullit .
Hesht Jaka se punet do te behen me radhe dhe se shpejti more hajdut radhen ti per t’a leshuar ate post
Po edhe hajdut sikur te jete ka te drejte me cfare po thote.
Shume ordiner jeni ju online, boni sikur i njifnin nga afer te gjithe kta njerzit publik, ky kshu ai ashtu…
Nga cmimi mesatar,penalizohen te varferit,kurse te pasurit paguajne me pak.
Duke paguar me cmim mesatar,200 kw energji elektrike,afersisht 2000lek te reja,nje i varfer paguan 600 lek me shume,kurse nje i pasur 1000 lek me pak per kondicionerin e tij.
Cmimi mesatar favorizon shtresen e mesme dhe te pasur.
JU DHJEFSHA BIZNESMENET E ENERGJISE SHQIPTARE QE NUK JANE INXHINIERE ELEKTRIKE DHE NUK KANE HABERIN FARE SE KU PO E COJNE ATDHEUN E TYRE JU HONERT NJE MORTJE TE GJITHE TRADHETAREVE SHQIPTARE!