KLSH: BSH jo transparente me pagat e shpërblimet. Anëtarët e Këshillit të dorëhiqen nga aktivitetet e tjera

14 Tetor 2014, 11:45Ekonomia TEMA

KLSH paraqet në Komisionin parlamentar të Ekonomisë raportin mbi Bankën e Shqipërisë. Duke u ndalur tek Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së, kreu i KLSH-së Bujar Leskaj tha se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar vendosjen e kufizimit të pjesëmarrje së anëtarëve të bordit mbikëqyrës në borde të tjera.

Sipas Lekajt, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të dorëhiqen nga bordet e tjera, të mos marrin pjesë në aktivitete e tjera apo në politikë.

Por sipas tij, rekomandimet e KLSH nuk janë pranuar nga Banka e Shqipërisë, duke thënë se këto rekomandime duhet të adresohen në Kuvend.
 
Gjatë prezantimit të raportit, Leskaj tha se Banka e Shqipërisë nuk ishte transparente me pagat dhe shpërblimet. Ndërsa thotë se “duhet që paga e guvernatorit të jetë në një nivel me atë të rajonit dhe jo mbi nivel”.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe tha se është në dijeni të problematikës në Bankën e Shqipërisë, ndërsa thekson se ka mangësi të raportit për transferimin e fitimit të bankës në buxhetin e shtetit.

Sipas Braçes, “ky fitim ka ardhur duke u ulur çdo vit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje