Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, bëri të ditur të martën se ka ulur humbjet me 31.7 % për muajin shtator 2014, duke e përmirësuar këtë tregues me 3.4 % krahasuar me shtatorin e 2013-ës.
Gjithashtu, OSHE për këtë muaj ka një nivel arkëtimi prej 45 miliardë lekë të reja ose rreth 41 milionë dollarë. Sipas OSHE-së, niveli i arketimeve është rritur me 35.7% për këtë muaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për 9-mujorin, sipas OSHE-se, niveli i arketimeve është rritur me mbi 20%.
OSHE thekson se këto rezultate rekord nuk janë shënuar prej vitesh në këtë kompani, si gjate drejtimit çek ashtu edhe gjatë administrimit të mëparshëm shtetëror.
Duke vënë theksin në faktin se do të vijojë aksionet për prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe penalizimin e debitorëve OSHE bën të ditur se vetëm gjatë muajit shtator, nga ndërhyrjet e grupeve të punës në terren në të gjithë vendin janë kryer rreth 75.800 prerje lidhjesh të paligjshme.
Sipas OSHE-së, puna është përqëndruar në garantimin e furnizimit të vazhdueshëm me energji elektrike të konsumatorëve, përmirësimin e treguesve të menaxhimit, reduktimin e humbjeve dhe rritjen e nivelit të arkëtimeve, reduktimin e kostove të shoqërisë, si dhe bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare për të garantuar mbështetje qoftë financiare ashtu edhe konsultative në lidhje me investimet dhe përmirësimin e sistemit energjetik.
Aloooooo Çimi jam…
Mund te na e thone sa jane humbjet teknike keta specialistet?
Se humbjet nga vjedhjet i morrem vesh.
Po shume mire qe keni filluar dhe i fusni dhe ne burg tani se na hoqen mendjen, i lidhin furrat e bukes neper pocat e shkallave dhe i vjen nga 500 mij lek fatura shkalles, skandal komplet.
rritja e arktimeve edhe ulja humbjeve eshte qarte mire administrimi i OSSHEE edhe jo lenja ne dore te fati sic behej dje.
kjo eshte ndryshimi nga dje edhe sot mire administrimi i OSSHEE duke rritur arketimeve ne menyren e duhur
oh te keqen e shqipes oo!
po shume mire, dhe meqe punet ecin kaq mire, hapi tjeter eshte….rritja e cmimit te energjiseeeeee!
komplet magjistare!
Kte duhet te beni dhe ne vazhdim te ulni humbjet e te rrisni akoma me shume arketimet pasi ky eshte problemi real dhe me pas mund te normalizohet dhe cmimi i energjise elektrike.
keta i llogarisin humbjet ne sasi totale lekesh.
Te dalin dhe te thone se sa kliente qe nuk paguanin kane filluar te paguajne.
Rritja e arketimeve behet thjesht duke ja rritur atyre qe ishin te pagues te rregullt dhe nuk tregon realitetin.
o njerez kerkoni ulje cmimi se eshte shum i shtrnjte rrogat jane te uleta familjaret kane veshtersi te konsiderueshme per te paguar a e kuptoni kete.Mos beni si tek barsaleti qe vellai i thoshte mretit un nuk dua por merrja vellait ate qe ja dhe.
Nivelin me te mire historik persa i perket uljes se nivelit te humbjeve deri ne masen 30% e ka realizuar struktura e Sherbimit te Kontrollit te Energjise Elektrike (SHKEE) qe funksiononte si Departament i pavarur ne KESH sha deri ne vitin 2008.
Madje edhe sot vazhdojne ne gjykatat e rretheve gjyqesore e deri ne Gjykaten e Larte çeshtje gjyqesore me vlera marramendese qe jane ne ngarkim te vjedhesve te energjise elektrike.Nderkohe qe sot penalitetet qe aplikon Operatori i Shperndarjes jane qesharake.
Nuk eshte e veshtire ti gjesh ata njerez te perkushtuar nese ekziston vullneti i duhur.
Zoterinj te OSHE-se!
A ka mundesi per me shume transparence?
Me kete situate tregohet qarte se nuk ka nje analize te gjendjes, nuk ka statistike, nuk ka evidence. Thjesht dhe qarte nga 75.800 prerjet e lidhjeve te paligjshme:
Sa biznese jane dhe ç’vlere klane per te paguar?
Sa persona jane me ndihme ekonomike dhe ç’vlere klane per te paguar?
Sa punonjes jane te OSHE-se dhe ç’vlere klane per te paguar?
Sa jane pushtetare dhe ç’vlere klane per te paguar?
Nje pasqyre e tille transparente ndoshta per çdo qark.
Atehere shpetuam. Erdhi Seferi si Fantomasi me kalin e bardhe e na shpetoi. Po rritja e cmimit atehere pse!!!!!!ku qendron logjika. Ktija i thane shko shkelqe tullen ne berber e dil e fol karlliqe. Fatkeqesia e kti vendi eshte se pd e ps bejne gare kush genjen me shume. Po ky seferja me ket ftyre k….. Sben i lek por i ka dale tani u be miljarder ne rregull eshte. Mjere populli.
Vlersimi i S&P nga B ne B+ konfirmon punen e dobishme qe po behet ne te gjith vendin.