Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga zv.ambasadorja e Republikës Federale Gjermane në Tiranë Anke Holstein, përfaqësuesi i bankës gjermane KfW Christoph Tiskens dhe administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Engjell Zeqo morën pjesë në inaugurimin e ndërtimit të linjës 110 kV në segmentin Ersekë-Përmet.
Gjiknuri e konsideroi ndërtimin e linjës Ersekë-Përmet me shumë rëndësi për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike të gjithë zonës së jugut.
Sipas tij, ky investim por edhe shumë të tjera që do të kryhen në vitet e ardhshme do të krijojnë infrastrukturën elektrike të përshtatshme për zhvillimin e turizmit në zonën e bregut të detit Jon.
Gjiknuri theksoi se falë mbështetjes së Bankës Botërore, KfË dhe donatorëve të tjerë të interesuar për sektorin energjitik, me vizionin e saj të ri, qeveria do të kthejë prioritare investimet në këtë fushë, për të mundësuar brenda pak vitesh shndërrimin në një sektor fitimprurës, likuid dhe motor të zhvillimit ekonomik të vendit.
Zv.ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë Anke Holstein vlerësoi se investimi në linjën Ersekë-Përmet ka rëndësi për sistemin e transmetimit por gjithashtu ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të zonës dhe në veçanti të turizmit.
Zv.Presidenti i parë i bankës gjermane Christoph Tiskens theksoi se KfË do të vazhdojë të mbështesë projektet zhvillimore të sistemit elekroenergjitik, me qëllim modernizimin e sistemit, si pjesë e rrjetit energjitik të Europës Juglindore.
Ndërkaq, administratori i OST-së Engjell Zeqo sqaroi se linja Ersekë-Përmet, ashtu sikurse investimet e tjera në Unazën e Jugut do të mund të ndikojnë në reduktimin e humbjeve në rrjet.
Sipas tij, këto investime do të çojnë në rritjen e rezervës së furnizimit pasi prej 20 vitesh, kjo unazë ka qenë e kërkuar dhe përfolur por sot është bërë realitet përmes vullnetit të qeverisë shqiptare dhe ndihmës së qeverisë gjermane dhe bankës KfË.
Projekti financohet nga një kredi e Qeverisë Gjermane nëpërmjet bankës KfË. Linja e ndërtuar Ersekë-Përmet është pjesë e projektit të zhvillimit të rrjetit 110 kV të Jugut të Shqipërisë. Segmenti Ersekë-Përmet i cili tanimë ka përfunduar në kohë rekord dhe vendosur në funksion ka një gjatësi prej 55.7 kilometër.
Linja bën pjesë në LOT-in e dytë të projektit që njihet si Unaza e Jugut që përfshin gjithashtu ndërtimin e segmenteve Babicë-Sarandë, Zemblak-Korçë dhe rehabilitim të linjave Korçë-Ersekë, Memaliaj-Këlcyrë-Permet dhe punime në nënstacionet respektive. LOT-i i parë i këtij projekti parashikon fuqizimin e nënstacionit 400/110 kV Zemblak me vlerë 4.5 milionë euro.
Me qe keto kredi do te paguhen nga ne, ju lutemi te dashur gazetare, per çdo kredi na thoni me sa perqind eshte marre. Flm
sa te lumtur qe jemi se do fitoni miliarda euro apo dollare. jemi shume te lumtur per ju politikane. hallall politika qe beni, ia arrini qellimit lehte ne kete vend me derdimena