Rama: Transformim i sektorit të energjisë

15 Tetor 2014, 15:58Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetin social “Facebook” një foto ku tregohet transformimi i sektorit të energjisë.

Në foto, ku shkruhet se “ky është vetëm fillimi”, tregohet sesi është rritur niveli i arkëtimeve, me 59 milionë dollarë më shumë në periudhën janar shtator 2014, krahasuar me periudhën janar-shtator 2013. Kështu, në foto tregohet se, në periudhën janar – shtator 2013 niveli i arkëtimeve ka qenë 287 milionë dollarë, ndërsa në periudhën janar – shtator 2014 niveli arkëtimeve ka qenë 346 milionë dollarë.

Në foto tregohet gjithashtu se është ulur niveli i humbjeve në rrjet. Kështu, nga periudha dhjetor 2013 deri ne shtator 2014 niveli i uljeve ka zbritur në 31.7 % nga 53% që ka qenë deri në dhjetor 2013.

Në fund të fotos shkruhet se Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë parashikon dënim me burg për atë që vjedh energjinë elektrike.

3 komente në “Rama: Transformim i sektorit të energjisë”

  1. MENTORES says:

    Po pse te duhet rritja e cmimit kur je duke performuar mire? Po a eshte e sakte te krahasosh me periudhen parazgjedhore dhe ate pas zgjedhjeve kur dihet qe energjia eshte perdorur si mjet per blerje votash? Pas zgjedhjeve Sahit Dollapi nuk donte me ia dit me per pagesat. O Rama, mjaft bere propogande idiote por shpjegohu shqiptareve pse duhet rritur cmimi kur akoma 40 % nuk paguajne dhe vjedhin. Nje pergjigje logjike per kete te lutem!

  2. lavdosh says:

    Mentores,
    me siguri qe ti duhet te jesh ose nje nga ata qe vjedh dhe nuk paguan (qe automatikisht shpreson se Sali rrumpalla do vij prape ne pushtet dhe ju do vazhdoni te vidhni) ose je jashtetokesor dhe nuk nje realitetin shqiptar
    Si mund te zhduket vjedhja ne nje vit, si mund te mesohen njerezit me rregulla dhe disipline ne nje vit?
    Edhe kaq eshte progress, i cili nuk duhet te kenaqe qeverine gjer sa gjerat te jene normale (njerezit te mos vjedhin, te paguajne ate te paguajne) dhe te ulen humbjet teknologjike ne rrjet per te cilat duhet investim
    shpresoj se do shkruas se cilit grup i perket?

  3. mi says:

    po ky eshte mashtrues apo cfare?? para dy javesh gjiknuri deklaroi se ulja e humbjeve ishte 7% dhe e konsideronte sukses dhe kjo shifer te pakten ka nje llogjike pasi eshte e pamundur te kete nje shifer me madhe ne krahasim me investimet e vogla qe jane bere deri me sot. kurse ky sot deklaron se nuk jane 7 por 20%!!!!!!!! te pakten here tjeter te koordinoje me ministrat e tij kur ben deklarata te tilla qe si gjithmone jane te shkelqyera nga forma por genjeshtare dhe fyese per kedo qe te pakten ndjek shtypin e perditshem!! persa i perket cmimit sigurisht qe do te rritet pasi edhe KESH edhe OSHEE nuk jane ne ditet e tyre me te mira dhe ky eshte fakt i trasheguar nga cdo qeveri. nuk eshte faji i socialisteve qe keshtu i gjeten keto kompani por eshte totalisht pergjegjesi e tyre qe jane te paafte te menaxhojne dhe pregatisin nje strategji te duhur. ministri e energjetikes mbeshtetet ne nje kaos ku ministri flet per nje fushe qe nuk e njeh, ku keshilltaret pervec se zihen gjithe diten me njeri tjetrin se kush do ta keshilloje ministrin sdine te bejne gje tjeter, kur sekretari i pergjithshem vjen nga nje background specifik juridik dhe totalisht i paafte. lexoni me kujdes deklaratat e ministrit gjiknuri per nje vit te tere dhe do te konstatoni nje paqendrueshmeri totale ne mendime, politika, deklarata dhe cfare eshte me e rendesishmja ne vendimmarrje. ajo cfare eshte shqetesuese eshte mungesa e nje transparence totale per cdo veprim te kesaj ministrie perkundrejt sektorit te energjise. nderkohe qe premtohen debate publike per te gjitha ceshtjet ne kete sektor, ato jane vetem per te mbushur disa procesverbale dhe per tua servirur bashkepunetoreve te huaj ashtu sikurse jo rrallehere vete perfaqesuesit e kesaj ministrie e deklarojne nen ze nje fakt te tille. energjia sot eshte sektori me i rendesishem ne shqiperi, sektori ku rezultojne te jene investuar te pakten disa qindra milion euro dhe nderkohe ministria nuk shikohet gjekundi. te pakten ne rajon cdo jave organizohet nje eveniment per energjine dhe askush, perseris askush ne nivel politik nuk merr pjese ne to. eshte e turpshme qe perfaqesues te kesaj ministrie fusin koken ne rere me shprese se nuk do tu bjere rradha te flasin per energjine. paaftesia e tyre per fat te keq eshte shume e dukshme. shpresoj shume qe dikush te kete mencurine te pakten te caktoje njerezit e duhur ne keto sektore kaq te rendesishem. eshte e turpshme qe per cdo iniciative ne kete sektor ministria perdor elementin e huaj (banka boterore ose sekretariati i energjise)duke insistuar qe jane te detyruar nga keta te fundit dhe kurr nuk ndermerr te pakten nje pergjegjesi politike per keto veprime. jo pak here kesaj ministrie i eshte terhequr veshi nga elementi i huaj qe nen “presionin e komunitetit europian” ne menyre sistematike, antikombetare, anti investuese dhe totalisht te erret ne shqiperi nuk ekziston siguria juridike. kjo do te thote qe cdo investim i bere me pare eshte i kote, eshte shkaterrues i ambientit, eshte ne kundershtim me ligjin nderkohe qe cdo investim qe ka filluar nga shtator 2013 eshte jetedhenes, pune zhvillues dhe sigurisht ne perputhje me ligjin. kjo eshte e frikshme!!!!!! si mund te flitet per investime te huaja jo vetem ne energji por ne cdo sektor kur cdo 4 vjet ato trajtohen ne kete menyre!! nje keshille per Km Rama!! si njeriu i cili fitoi popullaritetin e tij pikerisht mbi thenien e disa te vertetave tani te duhet te rikthehesh perseri nga e para! uljet jane vetem 7% dhe vetem ne fund te 2018 eshte parashikuar te shkojne ne 20%!!!! te pakten lexo programin e partise tende dhe pseudo strategjine e ministrise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje