Peleshi: Programi i rritjes ekonomike po zbatohet me sukses

16 Tetor 2014, 14:12Ekonomia TEMA

Zv.Kryeministri Niko Peleshi tha se në sajë të reformave të ndërmarra nga qeveria programi i rritjes ekonomike sot ka nisur të zbatohet me sukses.

Duke marrë fjalën gjatë diskutimit të buxhetit faktik për vitin 2013, Peleshi theksoi se ky është një moment reflektimi për qeverisjen, e cila erdhi në pushtet një vit më parë, ndërsa vendi qeverisej nga keqmenazhimi dhe papërgjeshmëria e atyre që rrezikuan ta çojnë ekonominë drejt greminës financiare.

“Periudha e parë e vitit 2013, janar-shtator, shënon momentin kur financat shqiptare po shkonin drejt një gremine financiare. Ndaj qeveria e re e nisi punën me një program, ku në krye të radhës ishte emergjenca e rimëkëmbjes dhe e shpëtimit të financave dhe më pas programi i ritmit të rritjes ekonomike, i cili sot ka nisur të zbatohet duke kryer me sukses disa reforma strukturore, që janë në proces implementimi”, u shpreh Peleshi gjatë seancës parlamentare ku u diskutua buxheti faktik.

Ai përmendi vlerësimet pozitive nga agjenci prestigjioze financiare dhe nga institucione si FMN e Banka Botërore, që vazhdojnë të ruajnë të njëjtën pritshmëri për Shqipërinë për një rritje ekonomike më shumë se 2.1%.

“Kur flasim për janar-shtator, tha Peleshi, buxheti i shtetit iu nënshtrua jo vetëm problemeve që buronin nga dobësitë sistemike, shembulli i qartë i kësaj është i famshmi tremujor i dytë i vitit 2013, i cili është dhe referenca më e keqe për të realizuar trendin e rritjes ekonomike të Shqipërisë”.

Sipas zv/Kryeministrit, ishte ky tremujor i para zgjedhjeve të 23 qershorit, kur qeveria ‘shtrydhi’ të gjitha burimet dhe energjitë e veta financiare për të rritur investimet dhe për të vjelë efektet.

“Një nga rastet më flagrante që ilustron abuzimin në menaxhimin e financave publike, para zgjedhjeve, është mënyra se si u soll qeveria për detyrimet ndaj personave me aftësi të kufizuar. 94% e fondit të parashikuar në buxhet për këtë kategori u shpenzua deri në muajin qershor, pikërisht në kohën e fushatës zgjedhore.

Hendeku prej 38.7 miliardë lekësh, i krijuar nga performanca e dobët e administratës fiskale, rritja e deficitit në masën 29% dhe mungesa e likuiditetit me 9 miliardë lekë sollën humbjen e qëndrueshmërisë së buxhetit dhe paaftësinë e tij për të kryer rolin stabilizues që i takon”, u shpreh Peleshi në seancën e sotme të Kuvendit.

Një nga masat e para që ndërmori Qeveria për stabilizimine e gjendjes ekonomike, tha ai, ishte amendimi i ligjt të buxhetit të viti 2013 për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë dhe për të likujduar detyrimet e prapambetura.

Kjo faturë, nënvizoi zv/kryeministri, që kapte shifrën e 72 miliardë lekëve ose 720 milion dollarëve, ishte një shifër më e madhe se ajo e investimeve gjatë një viti fiskal.

5 komente në “Peleshi: Programi i rritjes ekonomike po zbatohet me sukses”

  1. Pilo Lala says:

    Ik o Pelesh, se ja fut kot!
    Berisha e ngriti ekonomine, e beri me te forte se Gjermania!
    Taksat dhe Tatimet grumbullonin leke per fushate, dhe xhepat e Argites dhe Xenit.
    Shikojini edhe njehere ato shifrat, se do jete ngaterruar ndonje presje dhjetore. Nuk e kuptoj pse ngaterroheni me presje dhjetore?
    Berisha nuk kishte nevoje per presje dhjetore, ja fuste numrit te plote. Gjermania u ngaterrua me ato presjet, dhe e humbi vendin e pare.

  2. ervis says:

    per cilin program e ke fjalen ate te suksesit te xhepit tend se populli ska buk te haje

  3. Kunja says:

    He,…se tani m`u kujtua.Q Pelesh,a eshte e verete,ajo qe me tha pardje nje miku im,se Peleshin e kane prezantuar si prefekt ne Korce (vite me pare),Fatos Nano si kryeminister i qeverise vasale te Athines dhe Jakomoni,ambasadori i Greqise , si perfaqsues i qeverise greke,per te mbrojtur interesat Greke atje dhe per helenizimin e shpejte te Korces ? Do t`iu lutesha qe te gjenit aq kohe sa per te me dhene nje pergjigje.

  4. plaku says:

    Interesant se ketu ne Tema para tre ditesh shefi i Konfindustrise shqiptare tha se investimet nuk po behen dhe ato jane ne nivelin 50% te planifikuara. Pra kusht te besohet Konfindustria APO qeveria ?
    Me duket se qeveria e re po vepron si qeveria e Berishes qe genjeshtren e kishte tradite. Le te shpresojme se jo.

  5. Dea says:

    Programi mund te zbatohet me sukses se program eshte po rritje ekonomike s’nuk gjekundi e askush spo shef gjesendi , xhepat ngelen bosh :(.
    Mbase suksesi ka mberrit ne xhepat tuaj:), per kete jemi te gezuar per ju qe po ia arrini qellimit. Ju politikanet mos t’i kini xhepat bosh se populli injorant e i bindur le te vazhdoje barkthare dhe e mposhtni e e komandoni me lehte kur eshte barkthare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje