Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto inspektoi sot dy Impiantet e Trajtimit të Ujërave të Përdorura në zonën bregdetare Shëngjin – Velipojë, investime madhore për gjithë infrastrukturën dhe për shërbimin që i bëhet banorëve tëkesaj zone, por edhe vizitoreve gjatë sezonit turistik që vijne këtu .
Gjate vizites nëimpiantin e Shëngjinit, një investim tashmë i realizuar prej 4.7 milion euro, i cili i sherben rreth 60 mijë banorëve ministri Haxhinasto tha: “Ky është një investim shumë i rëndësishem për gjithë infrastrukturën e zonës dhe per shërbimin që i behet banorëve te saj, duke sjellë një cilësi krejt tjetër edhe të mjedisit në zonë”.
Funksionimi normal ikëtij impianti ka sfidat e veta, si ato që kanë të bëjnë me kostot e operimit. Ky është një problem i përgjithshëmi gjithë sistemeve tona të ujësjellës-kanalizimeve, në strukturën e kostove të tyre elementi i energjisë elektrike është shumë madhor, e cila bën qështeti të jetë vazhdimisht i angazhuar për të subvencionuar këto kosto për tëqenëtë përballueshme nga qytetarët, u shpreh Ministri.
Ministrit Haxhinasto e konsideroj ketë një sfidëtë madhe për Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve dhe për të gjithë ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve qëtë punojmë së bashku,për të përmirësuar eficencëne sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve, me qëllim që të ulim sa më shumë kostot dhe të kemi mundësi që të ardhurat që gjenerohen të vazhdojnë të përdoren edhe për investime të tjera me qëllim që te përmirësohet sa më mirë shërbimi i ujësjellës-kanalizimeve.
Ai gjithashtu shtoi se në Lezhë së shpejti do të realizohet edhe një investim tjetër shumë i rëndësishëmprej rreth 11 milion eurosh për sistemin e rrjetit te ujësjellësit të qytetit.“Ai do të ketë një impakt shumë të madh për Lezhën, Shëngjinin,për gjithë këtë zonë qëështë njënga zonat me potencial turistik shumë të madh të vendit”, tha Haxhinasto
Me pas Ministri vizitoi edhe Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Perdorura në Velipojë.
“Edhe ky investim është gjithashtu një zhvillim shumë pozitiv për infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve të kësaj zone me një potencial turistik të jashtëzakonshëm”, tha ai duke e konsideruar kete si nje nga projektet më të rëndësishmit për trajtimin e ujërave të zeza, ku aktualisht ka përfunduar faza e dytë.
“Eshtë realizuar investimi për pjesën kryesore të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza që do t’i shërbejë rreth 55 mijë banorëve. Sfidë e madhe në këtë moment mbetet lidhja e kolektorëve të sistemit me përdoruesit e ndryshem”, tha ai. Njekohesisht ai kerkoj edhe nje mbeshtetje me te madhe nga ana e pushtetit lokal per kete ceshtje.Është shumë e rëndësishme që të angazhohet fuqishëm edhe pushteti vendor, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve dhe ajo e zonës këtu, janë të angazhuara plotësisht dhe do të japin mbështetjen e tyre maksimale, do të shikojmë mundësine e mbështetjes edhe nga buxheti i shtetit, por projekti është konceptuar ku duhet një angazhim i drejtpërdrejtë edhe i banorëve të kësaj zone pasi ndryshimi që mund të realizojmë nëpërmjet plotësimit të të gjithë rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimeve në këtë zonë është i jashtëzakonshëmpër vetë vecoritë mjedisore që ka zona e Velipojës, si një zonë ekologjikisht nga më të pastrat e Shqipërisë, pra për t’a ruajtur atë sitë tillë dhe për të shfrytëzuar potencialin e madh turistik që ajo ka, tha ministri Haxhinasto.
Afati i përfundimit të këtij projekti në tërësinë e tij, është fillimi i vitit 2016.
Gjate fjales se tij ministri edhe njehere shprehu gadishmerine për të bashkëpunuar ngushtësisht me pushtetin vendor edhe me gjithë institucionet e tjera, me qëllim që jo vetëm te përfundojmë në kohë këtë impiant por sic theksoj ai “sa më shpejt t’i japim të gjithë banorëve të Velipojës, por dhe turistëve që vijnë këtu gjatë një sezoni turistik relativisht të gjatë shërbimin më të mirë të mundshëm”.
TE LUMT Z,MINISTER ..POR TIRANA ESHT SKANDAL,I ZE BARKU FEMIJET NGA UJRATE PERZIERA ME UJERATE ZEZA ..KU BEN DUSHE VJEN ERA M…SHUME SKANDAL ..EDHE ME ATE UJE DO TE GATUASH DHE DO LAHEN ENET DUART ETJ ETJ…..UROJME DO KETE NDONJE FOND TE VOGEL EDHE EPR UJRATE TIRANES …E DI NUK EHSTE E LEHTE NGA ANA E FINANCIARE ..POR ESHTE NJE DOMOSDOSHMERI…SHPRESOJME TIRANEN ERE ESHTE NJE SKANDAL NE GJITHE ANET ,,,UJRAT EDHE RRUGETE CARA SIKUR I KA RENE ….FALENDEROJM EPR KETO PERMIRSIME TE DOMOSDOSHMERIJE …SHPRESOJM TE FIKSOHEN NE TIRANE SI KRYQYTET UJRAT.
Patjeter do behen, por kur pritem 24 vjet , le te presim edhe nje vit, sa te qerohen keto morra nga Bashkia, qe te investohet tamam.
Haxhinasto do te ishte me mire qe te fliste shume me pak, sepse vetem idiotesira nxjerr nga goja. “…eshte sfide…” thote. More fshatar, ju nuk po dergoni ndonje rakete ne Hene, por vetem nje sistemim te ujerave po beni, gje qe eshte jo vetem puna e juaj, por tashme me teknollogjine e sotme eshte nje gje fare e thjeshte.
Po e ben me keq se Berisha, qe nje rruge fshati si per fshataret, ashtu shkel e shko, shkonte dhe e inaguronte disa here deri sa te mbaronte dhe gjithnje fliste per “teknollogjine e larte” dhe “rruge te shkelqyera” qe as Europa nuk i kishte.
Mjaft me idiotesira te tilla dhe mos mirrni me mbas vete disa fshatare me mikrofon ne dore qe iu duket vetja si gazetare dhe ju degjojne me goje haqur sikur te ishit ZOTI dhe qe ju bejne ato pyetje qe as nje femi i klases se pare fillore nuk do ti bente.
Uau,
Ky kritiku ka shume tru…..
Ka rrezik qe nuk e degjon gruaja ne shtepi, kushedi nga bredh, dhe gjithe inatin ja shpraz Ministrit.
ndertoni more kokpalare ndonje ujesjelles apo kanal muti e lereni big Albanian se nuk jeni ju per shtepi te madhe kur nuk mbani dot paster as nje te vogel……….
Sa jena knaq, edhe keshilltarja personale e Berishes e tradhetoi e shkoi u ba me Lsi/Ps e punon drejtore ne ujesjellesin e Durresit
O Baze po qendisi ndonje shkrim se ti i qan fare keto gjona.