Vjedhja e energjisë/ Rama: 5 ditë kohë për kë s’do të dënohet me burg

22 Tetor 2014, 10:54Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar abuzuesit e energjisë elektrike se kanë vetëm 5 ditë kohë për të shlyer detyrimet, në të kundërt do të dënohen me burg.

“U mbyll plani i operacionit special kundër vjedhjes së energjisë. 5 ditë kohë për kë s’do të dënohet me burg. Boll e ka pësuar kush paguan!”, shkruan Rama në një postim në rrjetin social Facebook.

Paralajmërimi i Kryeministrit pason atë të ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri, i cili pak ditë më parë deklaroi se ka ardhur koha që abuzuesit e energjisë elektrike të dënohen me burg.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se shpërdorimit të energjisë i ka ardhur fundi. Nuk është një vjedhje dosido, nuk është diçka që mund ta përballojë më shoqëria shqiptare. Nëse energjia nuk do të paguhet dhe do të vidhet, nëse gropa financiare nuk do të mbyllet, sistemi energjitik do të vihet në pikëpyetje dhe nuk do të ketë energji.

Këto raste shteti nuk do ti tolerojë, gjykata ka marrë vendimet përkatëse. Agresori vazhdon të jetë në gjykim por do të jetë i mbyllur në burg ashtu sikurse çdokush tjetër i cili do të guxojë të vërë dorë ndaj një punonjësi të sektorit të energjisë elektrike. Shtetin e keni nga prapa dhe duhet vetëm të zbatoni detyrën”, ka paralajmëruar Gjiknuri disa ditë më parë.

23 komente në “Vjedhja e energjisë/ Rama: 5 ditë kohë për kë s’do të dënohet me burg”

  1. free says:

    sa cudi …do fusin ne burk fakirat se jane mi qindra ata funksionare ne shtet qe se kane paguar kurre faturen.

    1. klodia says:

      Po e vure ne zbatim je i madh.

    2. Loriki says:

      Nese ke meshire per fakirat hajdute te energjise, shko dhe paguaju ti faturen elektrike, une nuk kam per vete t’ua paguaj.
      E ma kape ku e kam?!!

    3. albatros says:

      Po cezin e cifuteve te cekise e denove me burg ti pleher cifute se cifute e ke teteme, si ti sitahiri dhe si velijaj.Lob cifutesh doni te krijoni ne Shqiperi te na ktjeni ne slllever.Pse nuk i denon te huajt qe abuzuan dhe vodhen miliona? Ky popull nuk e kupton qe klasa ne pushtet eshte vegel qorre te te hushve dhe votat jane sa per te nabush mendjen qe ne kemi fuqi zgjedhjeje por iken nje kerme dhe vjen nje zarbe, ky edhte realiteti i hidhur shqiptar i ushqyer dhe,nga Burokrayet Amerikan,Evropian apo Serbo Grek.Ky eshte realiteti i hidhur i yni se ngelem bastebe fhe kafeneve dhe presim te vihey drejtesia dhe te hyjme,ne Evrope.Ne Cfare Evrope? Ne nje Evrope fashiste qe punon per korporayat dhe bankat Zioniste.Ne nje evrope qe do na Ebush Shqiperine me,lloj lloj majmunesh dhe terroriste ref
      Fugjat te botes se trete.Me nje Evrope qe ligjin e bejne oederastet dhe Korrupsioni.Me nje Evropa dhe Amerike qe po vdes nga kriza morale dhe ekonomike. Me nje Evrope dhe Amerike ku hiqen si miqte tane por mbrapa kraheve kur u intereson bashkepunojne me Serbet Dhe greket kunder nesh.Poshte klasa sunduese sharlayane gjakpirese shqiptare dhe pronateve te huaj.Poshte cdo gje e huaj. Poshte serbi greku apo rusi.Poshte tere te huajt qe po e shkayerrojne kete vend te bekuar

  2. Lulja says:

    O sa mire se vdiqem duke paguar per biznesmenet e lagjes dhe per pasaniket e pallatit. Te gjithe jane kundra vjedhjes dhe abuzimit me energjine.

  3. IRI says:

    PO ZOTI KRYEMINISTER ASHTU ESHTE PO DUHET JU TE BNI BURG SE TE SHKRETET QE SKAN ME CFARE TI PAGUAJN ,JU DUHET TE FUSNI NE PUN TE PAKTEN 2 KRYEFAMILJARET QE TE KEN MUNDESI TE PAGUJN

  4. gjyshi says:

    E denove fullanin ?
    E denove korrupsionin ?
    More shoku, hajdutat me te medhenje jeni ju politikanet e te gjitha ngjyrave ,
    Atehere filloni edhe ulni RRogat e politikaneve dhe deputeteve , pastaj deno fukarenjte qe nuk kane buke e pune .,

    1. Dajt says:

      Ore gjyshi po ti nuk e kupton qe ata qe vjedhin energjine nuk vjedhin shtetin (i cili gjithashtu eshte i qytetareve qe e mbajne me taksat qe paguajne), por ata vjedhin drejteperdrejte paguesit e rregullt. Per shkak te vjedhjeve rritet sistematikishr cmimi, prandaj une qe paguaj me duhet te paguaj dhe per ate qe vjedh.
      Njoh persona qe vjedhin energjine, te cilet ne dimer, ngrohen me mbi 7 KW/h, 3 kondicionere 24×7 plus nje kalorifer. Burg dhe sa me shpejte mundesisht, shume e kane vonuar kete ligj!

      1. gjyshi says:

        Dajt .
        je totalisht gabim.
        pse ?
        Nuk vjedhin shtetin , apo jo ?
        Atehere ç’pune ka shteti me kompanin private ?
        Eshte detyre e kompanise private ta zgjidhe , dhe jo te shkarkoje pergjegjesite ne popull , duke e hedhur ” topin ” problemin ndermjet atij qe paqguan dhe atij qe nuk paguan .
        Ose kur thote qe rrjeti ka hubje.
        E kujt i plasi ?
        Valle hubjet e tua , i mendoje shteti dhe kompania ?
        Keto probleme dhe diskutime vetem ne shqiperi ndodhin me energjine.
        çmimi eshte shume i larte , dhe nuk i pergjigjet nivelit minimal jetik .
        Problemi eshte shume i gjate per ta shpjeguar , besoje se te shpjegova sa do pak .
        Edhe nje gje tjeter .:
        pse kompania e energjise nuk bene kontrata te rregullt me konsumatorin ?
        Sepse eshte e detyruar te te siguroje energji 24 ore dhe 220 v. dhe me çmim , qe ti me rrogen tende ta perballosh , ose shteti te gjeje alternativa te tjera .
        Per çfare eshte shteti ? te beje ligje dhe te mbysi me taksa popullin ?
        E kur populli nuk ka leke te paguaje çfare do te beje ? te fiki dritat , dhe te jetoje me qiri ?

        1. Sqarim gjyshit says:

          O gjyshi, po si flet kur sdi asgje mo shoku? Kompania nuk eshte me private, iku ceku apo ske degju ndonje lajm ti prej dy vitesh? Kompania eshte 100% e shtetit dhe ska lidhje me privatin tashme. Te ka ndodhur te shkosh ne kafe, te pish e te ikesh pa paguar? Te le njeri? Si e merrke energjine dhe nuk e paguake? Nese ke varferi po mo shoku por nuk shkon njeri te vjedhe buken. Keshtu nuk mund ta vjedhesh as energjine se qenke ne varferi se me e domosdoshme per jetesen se sa buka nuk ka.

          1. gjyshi says:

            Sqarim gjyshit .

            Duhet te kuptosh qe nuk jam dakort me vjedhjen ,
            dhe jam dakort qe ligji te veproje .
            Por kur behet fjala per familje te varfera , dhe pensionistesh , familje te pa pune shteti duhet ti ndihmoje , me menyra sociale ne baze te te ardhurave qe marrin.
            Nje familje me 15.000 leke te reja ne muaj nuk munde te paguaj 3.000 leke korrent.

  5. angela says:

    bravo boll paguan qytetaret e pergjegjshem per ata rrugacet !

  6. tema says:

    Le te paguajne ne rradhe te pare te gjithe institucionet shteterore, te cilet kane miliarda detyrime per pagesen e energjise elektrike.
    Jemi kunder vjedhjes dhe mospageses se energjise por le te shikohet me saktesi se cilet nuk paguajne nga PAMUNDESIA (nuk kane lek), apo nga manipulimet qe bejne punonjesit e ish CEZ-it me disa TIPA, qe kane bere deklerat se gjoja nuk jane ne Shqiperi dhe paguajne vetem 3400 lek te vjetra.
    MOS HARRONI bisnesmenet qe vjedhin duke perdorur dy linja.

  7. iliriashqiptare says:

    koktuli skraparit vidhte 50% te parave qe mblidhte CEZ,ne marreveshje me ta,dhe i kerkonte popullit te papune te paguanin.

  8. tiku says:

    Ky eshte turp e skandal nqs gjerat jan keshu e ka fajin shteti politika qe tallet me qytetaret dhe tani kerkojne hesap.Kerkoj llogari vehtes si shtet apo kur vjen puna ne interesin tuaj cmimet e produkteve jetike i keni ngrit si rajoni,karburanti ngrihet me shum se rajoni,gjabat akoma me shum se rajoni etjer.PO RROGAT PERSE SI BENI SI RAJONI 1200 Euro po jane 200 Euro deri ne 350 Euro po kjo cfar eshte.Na e grite shpirtin me padrejtesite

  9. Ironik says:

    Po per ate burrin atje, afer teje z. Kryeminister cdo behet? Po per Fullanin, etj etj

  10. the good the bad and the ugly says:

    me duhet ta paguaj qe ky vendim eshte i sakte dhe super
    por fut nje ligj per fukarenjte qe skan lek te han buk ne menyre urgjente
    po behet kerdia ne tirane me kabulla nentokesore cdo shpi private , mos te them qe vjedhja behet me shume neper pallate

    urgjent ligj ose ndihme per fukarenjte.

  11. agron says:

    ai ne radhe te pare foli per lokalet, qe punojne nate edite, edhe paguajne sa nje familje me dy persona, o njerez nuk e kuptoni, kur energjia vidhet, shteti ska mundesi tju ndimoj, pra ata qe jane fukarenj duhet ta ndimojne shtetin me ajdutet qe vjedhin se ne kete menyre ka para edhe shteti te kompesoje ne nje fare mase deri ne 50% te pageses se fatures per familjet e varfera, por ne jemi nje popull qe nuk e denoncojme, nje qe vjedhe shinat e trenit, nje qe vjedhe tabelat e rruges, nje qe hedhe shtyllat e tensionit te larte ne ere, ne duam vetem te na beje shteti mire, por ku do dalin keto para, kur shteti me pare do meret me shkaterimet qe bejme ne ne fillim, prandaj cdo njeri qe te perfitoje duhet edhe te respektoje ligjet.
    me respekt Agron

  12. kopani says:

    Ne vendet perendimore nuk futen ne burg por thjesht i nderpritet energjia.

  13. leka says:

    Energjia eshte mall dhe per kete duhet te paguhet.Keto 23 vite paguanin njerezIt e ndershem kurse militantet sidomos votuesit e PD, dhe gjoja te fortit nuk kane paguar kurre.Ketu sheh se shume shqipfoles qe nuk kane ardhur kurre ne shqiperi flasin kunder kryeministrit qe kerkon te behet shtet dhe jo se deri tani.Sa per cezin shkoni dhe ja kerkoni baces qe keni qef me mbrojt, se ai e shiti cezit dhe po ai e prishi kontraten,Shqiperia do te boj shtetin dhe te gjithe do jene te barabarte Para ligjit.

  14. tanimilano says:

    Dakort jemi qe ai qe vjedh te shkoj perpara ligjit ! po ka dhe nga ata per arsye ekonomike nuk paguan por kjo nuk dote thote qe ky individ eshte hajdut . shteti duhet te jete i kujdeseshem né vendimet se pari duhet te krijoj qendra degjimi ku qytetari te shprej shqetesimet dhe arsyen qe nuk paguan faturen .nese duam te krijoj shtet ! dhe cfare po behet me ato vendet e punes qe premtuan ?

  15. ina says:

    Rastesisht me ra ne dore fatura e gjitonit dhe me ra pika me vile 2 kateshe dhe fatura lexonte 1500 leke e pabesushme
    dhe rasti i dyte me nje punishte qe punojne 2o puntore e kishin sasine e kilovateve sa nje familje 9000 leke eshte e shemtuar po kjo kategori e njerezve qe abuzojne po shtohet se ka shume punonjes te cezit qe [nuk shohin kilovatet por xhepat dhe bakshishet qe marin] nga keta individe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje