Seleksionohen kandidatet për Bankën e Shqipërisë

21 Tetor 2014, 20:04Ekonomia TEMA

Procesi i plotësimit te vendeve vakant per anëtar te Këshillit Mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë do te përfundoje gjate muajit nëntor, ndërkohë nuk ka ende një afat se kur do te zyrtarizohet emri i kandidatit për Guvernator.

Pas përfundimit te aplikimeve te kandidateve pranë Kryeministrisë, një grup pune është ngritur për te nisur seleksionimin e tyre.

Grupi përbehet nga pese përfaqësues: Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, ai i Financave Shkëlqim Cani, kreu i Komisionit te Ekonomisë Erjon Braçe, sekretarja e përgjithshme e kuvendit Albana Shtylla, si dhe nënkryetari LSI Petrit Vasili, raporton Vizion Plus.

Nga 150 aplikantet grupi i punës do te seleksionoje fillimisht 8 kandidate dhe me pas 3 prej tyre do t’i propozohen kuvendit për miratim. Ne baze te ligjit per bankën, anëtaret zgjidhen nga qeveria, por edhe nga Kuvendi.

Por mësohet se Parlamenti nuk pritet te hape proces për aplikim, pasi emrat mund te përzgjidhen nga lista e Këshillit te Ministrave.

Burime per Vizion Plus thane se përzgjedhja pritet te përfundoje ne fillim te muajit nëntor dhe se emrat e kandidateve i përkasin shqiptareve te diasporës, te cilët rezultojnë me eksperience ne sistemin financiar dhe atë bankar.

Ndonëse kane kaluar 2 jave nga procesi i aplikimeve për Guvernator pranë kreut te shtetit, presidenti i Republikës nuk ka përzgjedhur ende asnjë emër për t’ia propozuar Kuvendit.

Janë mbi 30 individë qe kane shfaqur interes për postin e Guvernatorit, por nuk dihet ende nëse mes kreut te shteti dhe kryeministrit vijojnë negociatat për gjetjen e një emri konsensual.

18 komente në “Seleksionohen kandidatet për Bankën e Shqipërisë”

  1. Skrapalli says:

    Erion brace, ky eshte guvernatori I ri, urime

    1. elona says:

      GuvernTor i ri do jete Dr.pergj i BKT,turku me shtetesi shqiptare.

    2. Gjenerali Bato says:

      O Perendi na ruaj! Me mire te na e zgjedhin serbet guvernatorin se sa Ben Ahmetaj.

  2. Tarasi says:

    Teni pervec europianeve, duhet te durojme edhe diasporen te na mesoje se rakia behet prej rrushit…

  3. Dibrani says:

    O Skarapari ku e gjete kete do qe per 200 vjet te mos ngreje koke ekonomia. Ky Bracja dhe si kryetar i komisionit te ekonomise eshte aksident i madh. Do ja shofim hajrin shume shpejt dhe ketij idhullit tend.

  4. ona says:

    Shume dakort per Erion Brace,,,,duhet ngrite zerin,,,,,kjo eshte ne te miren e vendit,,,,eshte i vetmi qe po ngre zerin per te luftuar korupsioni pa ju dridhur qerpiku.

    1. Koco says:

      Ore Skrapalli edhe ti moj Ona, jeni jashte loje me kete oferte dhe preferencen tuaj , sepse qe ne krye te heres eshte thene se personi i perzgjedhur nuk do jete e vije nga politika , prandaj duhet te jeni me te vemenshem . person me aftesi te duhura une si qytetar do propozoja Arben Malajn edhe perse eshte paksa si puna e atij “Kalit nje here te penguar ” mbase kete here ngjit nje shkalle ate te antarit te bordit , duke zvendesuar pelehren Kule dhe djallin tjeter Milon .

  5. Analisti Politolog Qim Hasimovic Nurellar-beu says:

    hahaha, anemiku hajdut me cizme Mahmut Ahmetaj do te zgjedhe anetaret e bordit te bankes…
    hahahah….

  6. Ozzy Osbourne says:

    Une propozoj Taulant ballen ,se adhe ky e nre zerin,ose Edush Halimin se megjithese eshte thuthuq e ngre zerin!

  7. Xhim ziza says:

    Keni detaje te tjera emra konkret??lajme kot….

  8. Gjergji says:

    O Tarasi! Po ti me diasporen çfare ke,ti kujton se vetem ai qe pi raki si puna jote quhet shqiptare,kurse kush eshte ne diaspore duhet te marre leje nga disa medioker ,se çfare duhet te bejne ne Shqiperi.

  9. ana says:

    Vetem duke pare emrat e komisionit merret me mend perfundimi.
    Ky komision duhet te jete me profesional ne fushen e sistemit bankar se sa vete guvernatori.
    Nuk e kuptoj se si mund te jene anetare te ketij komisioni Petrit Vasili apo sekretarja e parlamentit,apo dhe vete Erion Brace.
    Te jesh njeri i mire apo i perkushtuar te luftosh korrupsionin nuk eshte e mjaftueshme per te qene anetar i nje komisioni qe do te zgjedhe guvernatorin e bankes.
    Zgjedhja e emrave te komisionit eshte gjysma e punes, qeveria po diskutonte emra te huaj per pozicionin e guvernatorit dhe nuk e ka pare te arsyeshme te marre profesioniste te huaj te niveleve te larta ne sistemin bankar pikerisht per te qene pjese e ketij komisioni.

  10. Jari says:

    Asgje sbehet pa aprovimin e Sokol Balles

  11. Mihallaq Furxhi says:

    Sic e kam thene edhe me pare guvernatori do te ishte mire per Shqiperine dhe mirqenien e Shqiptareve nje ekspert i mirfillte ne fushen e sistemit boteror bankar,kandidatura e propozuar nga kryeministri apo nje kandidature tjeter dinjitoze do ta zgjidhte problemin shume mire.Nga ana tjeter nje keshill drejtues profesional,etik,i pakorruptuar me njerez dhe specialiste qe e njohin dhe e jetojne realisht ekonomine e tregut,per mendimin tim me mire nje shumice nga diaspora dhe me nje auditim te bankes nga kompani prestigjoze private qe di te ndaje shume mire shapin nga sheqeri nuk do ta lejonte te perseriteshin keto gabime te patolerueshme ne BSh.

    Mahallaq Furxhi
    Oakland Community College

  12. angjelin says:

    Supermbesen ajo ben o mendje hap ene gjojnat e tjera hap harro. Dmth shal…

  13. amla says:

    Une kam degjuar se do te zgjidhet Anastas Angjeli.Po qe me duket se ky eshte tamam per ate pune? Hajdut me i kualifikuar nuk gjendet!Urime Caco dhe suksese ne “punen” e re!

  14. Shteti i Arbnit !! says:

    Bravo PO SKENI KUPTUAR AKOMA !!
    TE PESTE KETA JANE GRUPI GJYKUES DHE JO KANDIDAT.
    ATA DO SELEKSJONOJNE 8 NGA 150 KANDIDAT QE JANE .
    DHE NGA 8 HAJDUTE TE RINJE QE MBETEN
    3 PREJ HAJDUTEVE QE DO BASHKPUNOJNE ME MIRE ME KETA QE JANE SOT NE PARLAMENT E POLITIKEN SHQIPETARE,
    DO ZGEDHIN 1(NJE) HAJDUT PROFESJONIST TE MBROJTUR PO NGA VETE KETA .

    DHE FULLANIT I SHTYHET GJYKIMI DHE PER TRE MUAJ DERI SA TE HARROHET ,
    SI ILIR META ME SHOKE ,NGA HAJDUT I THESARIT TE SHQIPERISE.
    NE KRYETAR PARLAMENTI..EPO KU SHKOJME KESHTU MO ,KU SHKOJME ORE DJEMA.!!

  15. Odeta says:

    Ne qofte se do te jete antar bordi Dhori Kule, nuk keni bere asgje. Keni zevendesuar nje te korruptuar me nje lloj tjeter korrupsioni, Duhet ndryshuar i gjithe bordi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje