Moody’s: Progres në luftën anti-korrupsion, ekonomia shqiptare e qëndrueshme

22 Tetor 2014, 15:10Ekonomia TEMA

Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe në reformën gjyqësore, edhe pse procesi i “konvergjencës” me standardet e Bashkimit Europian është ende i gjatë. Kjo përfshihet në raportin e Moody’s, që pret efekte të tjera pozitive me integrimin në Bashkimin Europian.

Sipas raportit, konsolidimi fiskal i ndërmarrë nga Qeveria shqiptare dhe marrëveshja 3-vjeçare me Fondin Monetar Ndërkombëtar kanë balancuar përkeqësimin fiskal të vendit në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Qershor të vitit 2013.

Masat e reja ofrojnë një përgjigje të rëndësishme kundrejt rënies së forcës fiskale, veçanërisht në lidhje me gjenerimin e të ardhurave. Agjencia Moody’s ka mbajtur të pandryshuar nivelin B1 për Shqipërinë, me këndvështrim të “qendrueshëm”. Analiza kreditore e Moody’s është një raport vjetor dhe nuk përbën një veprim përsa i përket vlerësimit.

Në Qershor të këtij vit, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për antarësim në Bashkimin Europian dhe Moody’s e cilëson si një zhvillim pozitiv.

Sipas agjencisë, Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe në reformën gjyqësore, edhe pse procesi i “konvergjencës” me standardet e Bashkimit Europian është ende i gjatë.

Moody’s pret efekte të tjera pozitive me integrimin në Bashkimin Europian, që ka vërtetuar se është një faktor i rëndësishëm i flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte. Qeveria Shqiptare po punon ngushtë me institucionet ndërkombëtare për të përmirësuar elasticitetin e strukturës së brendshme të borxhit, që përbëhet nga një maturitet mesatar afatshkurtër dhe nga një varësi e madhe nga sistemi bankar vendas.

Gjithashtu, sistemi është i ngarkuar me vëllime të mëdha të kredive me probleme.

Për më tëper, reformat gjithëpërfshirëse të Shqipërisë në sektorin energjetik, që do të zbatohen me mbështetjen e Bankës Botërore, janë thelbësore në përmirësimin e klimës së biznesit dhe në parandalimin e “grumbullimit” të borxheve.

Opinion për nivelin B1 të Shqipërisë është “i qendrueshëm”. Progresi në lidhje me reformat strukturore, veçanërisht në trajtimin e korrupsionit, forcimi i të drejtave të pronësisë dhe efikasiteti i gjyqësorit, do të rezultojë në përmirësimin e konkurrencës dhe në rritjen e tërheqjes së bizneseve. /gj.k/

 

3 komente në “Moody’s: Progres në luftën anti-korrupsion, ekonomia shqiptare e qëndrueshme”

  1. Kris 1 says:

    lufta kunder korrupsionit po zhvillohet ne rruge paqesore me marrveshje te dyaneshme.Bota mund te mesoje nga ne.

    1. 1vit says:

      Bravo Kris, marreveshjet jane lidhur ndaj sna mbetet gje tjeter qe te themi se luftetaret e korrupsionit mbeten te tille perjete, politikane me bisht i ankohen njeri tjetrit per korrupsion diten per diell e naten ndajne te ardhurat.

  2. Neo says:

    Moody’s i ben raportet per sprapthi… Gjykatat jane plot me korrupsion , arsimi eshte me i dobet se kurre , sektori i naftes eshte goditur nga aferat korruptive , inportet dhe exportet jane pa cilesi … dhe te gjitha keto jane shkak i sistemit korruptiv … dhe ky sistem korruptiv eshte krijuar nga celula kriminale … dhe njerez me diploma te blera nga miqte … ende kullosin dhe blegerojne neper institucionet shteterore … Dhe Moody’s i merr shifrat pergenjeshtruese nga po keto institucione.

    Nuk ka ulje te korrupsionit , nuk ka asnje nje pike rritje ne ekonomi… Papunesia nuk eshte ulur por as edhe ngritur , eshte konstante ashti sic ka qene. Moody’s mbase ka fakte shifrat … kurse une flas nga pervoja e perditshme se jeteses time dhe te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje