Panariti: Nuk do të lejohen monopolet në industrinë e miellit

22 Tetor 2014, 12:39Ekonomia TEMA

Nuk do të ketë më monopole në industrinë e miellit.

Kjo u bë publike nga ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një deklaratë për mediat, ku gjithashtu theksoi se në bashkëpunim me institucionet e tjera po punohet për të përcaktuar të gjitha llojet e brumrave përsa i takon cilësisë jo vetëm për produktet që importohen nga Kosova, por edhe nga ato nga vende të tjera, përfshi këtu edhe vendet e BE.

Panariti bëri të ditur se po punohet për hartimin e një pakete integrale, e cila do të përcaktojë qartë dhe kategorizojë kriteret për brumrat dhe përdorimin e tyre.

Në këtë kuadër, ministri i Bujqësisë theksoi se se ndarja e llojit të brumrave do të bëhet sipas cilësisë dhe proteinave.

“Kjo ishte e nevojshme për arsyen e vetme, pasi ne caktuam një standard prej 12.5 për qind. Ndërtuam barrierën e parë dhe me urdhrin e dytë disiplinuam përcaktimin në bazë të proteinave. Kishte indicie se nga prodhues të bukës nuk përdorej miell i cilësisë së lartë dhe kjo na vuri në lëvizje.  

Analiza e proteinave është një analizë standarde, e bërë sipas një metode unike. i kam kërkuar AKU që të kemi një metodë unike për të përcaktuar proteinat. Të një rëndësie të veçantë janë dhe përcaktimi i elementeve të tjera.

Në BE ka lloje të ndryshme mielli që nuk përdoren detyrimisht për prodhimin e bukës, por për produkte të tjera”, tha Panariti.

Ministri i Bujqësisë u shpreh se bizneset duhet të operojnë sipas standardeve.

“Nuk ka asnjë tërheqje pozicioni nga ana ime, standardi i bukës do ketë atë që meriton. Ne do të lejojmë që mielli me përqindje të ulët cilësie mos të përdoret për përdorim buke, por do shkojë tek destinacioni i duhur.

Ne patëm një diskutim të hapur dhe konstruktiv, të bazuar në aktet dhe ligjet e BE. Duam që çdo gjë të rregullohet dhe në marrëdhënie me të tretët. Nuk duam të krijojmë situata monopol. Duam që mielli të shkojë në destinacion.

Shqipëria nuk importon vetëm miell nga Kosova, pasi merr dhe nga vendet e tjetra. Është kthyer në mit sikur ne duam të ‘sulmojmë’ çështjet tregtare me Kosovën, por për ccdo produkt që është brenda standardeve nuk do të ketë asnjë pengesë”, tha Panariti /gj.k/

5 komente në “Panariti: Nuk do të lejohen monopolet në industrinë e miellit”

  1. Perllat kasapi says:

    hahahahaha, po ua presin krahet krimineleve te sali rumpalles

  2. panarito says:

    Zoti minister .. ca garancie ke nga doganieret qe sdo ta lejojne ate miell te hyje ne Shqiperi .e di ti qe po lulezojn fitimiet e trafikanteve serb e kosovare me bashkpunimin e doganiereve tane ne veri.??
    Si ka mundesi thua miell kosovar kur dihet me statistika zyrtare qe vet Kosova gjysmen e grurit e blen ne Serbi se nuk e prodhon dot vete?? Ky eshte nje vendim komplet me baze korrupsioni dhe mafioz tipik i partise qe perfaqeson . vetem te zhvasim ska rendesi se nga kush e nga cili vend ..

  3. iliriashqiptare says:

    Se morem vesh ket Panaritin.Ne fillim ngulte kembe te perqindja e proteinave ne miell,kurse tani e nderron kryekeput mendimin e tij.Krejt i paqarte ne kete ceshtje me shume rendesi ky minister.Preokupim per cfare hame,se per veten e tyre keta politikanet tane kane grazhdin me vete.

  4. FG says:

    Pergezime.Jo vetem kaq por te merren masa edhe per furrat e bukes me gramaturen. Duhet te kete te deklaruar se sa gram eshte secili produkt. Kjo pasi po blejme 0.6 kg buke per 80 leke. Gati gjysem per gjysem.

    1. beqiri says:

      Po cfare pergezime thua more… keto jane manovra per te nderruar kahet e bizneseve. Per ne popullin nuk ka asnje interes, kjo eshte nje levizje shterpe. Nuk sjelle asnje te mire per konsumatorin fundor. E bukura eshte se e servirin si nje vendim ne dobi te konsumatorit.ah lsi-ja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje