“Heqje lirie per këdo që vjedh energjinë elektrike”.
Është ky postimi në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter nga Kryeministri Edi Rama që e shoqëron edhe me një tabelë me investimet që mund të realizoheshin nëse nuk do të vidhej energjia elektrike.
Kreu i Qeverisë një ditë më parë paralajmëroi të gjithë vjedhësit e energjisë elektrike se kanë vetëm 5 ditë kohë për të hyrë në shinat e ligjit, sikundër drejtoi një paralajmëri për të gjithë gjykatësit nëse do ti trajtonin hajdutët e energjisë si kalimtarë.
Sipas kreut të Qeverisë abuzimet me energjinë llogariten në 150 milionë euro dhe me to do të mund të investoheshin një sërë projektesh publike.
“Kjo histori merr fund, qeveria do të vërë në zbatim ligjin.Hajdutët e energjisë elektrike vjedhin të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. /gj.k/
Forca Rama, perpara!
Bej shtet Edi se kemi humbur sh kohe !
Pas lirimit te ambjenteve publike ky eshte hapi i me i rendesishem ! mos u ndal te mbizotroi ligji jo hajdutet !
Klodia, te zgjidhet vjedhja e BSH qe po e lene ne heshtje dhe te lirohen njerezit me te ndershem dhe intelektual qe ka ky vennd. Ne te kundert malllkimi do tju ndjeke nga pas, nese aty behet padrejtesi
150 ml dollare behen shqiptaret me uje apo drita thuaj se jemi ne 2014 dhe skemi keto 2 me minimalet skandaloze.
Bravo Edi, ky eshte shteti dhe autoriteti i tij…Hajdutet te paguajne e mjaft me jetuam ne rrumpallen e pisllekun e injorances.
Është mirë që më në fund dikush të kujtohet për zbatimin e ligjit . Por unë jam kundër ngritjes se çmimit të energjisë. Në shqipëri energjia kushton më shumë se sa në itali pa krahasuar rrogat e duke parë se italia e blenë 85% të energjisë per plotësimin e nevojave kurse ne e prodhojmë vetë, e duke paguar të gjithë çmimi duhet të ulet e jo anasjelltas.
Ne bureg baben hajdut!
Ndjekje penale familjareve TE SHTEPISE mbi 16 vjeç, per cdo lloj vejedhjeje te pasurise se perbashket TE KAPUR NE FLAGRANCE!
Ky eshte shteti ligjor!
Ai qe shkel Ligjin, PAGUAN!
Po te ishte i sinqerte ne ato qe thote, do e fillonte aksionin nga fabrikat e kompanite e ndryshme te shtrira sidomos ne zonat industriale Tirane-Durres.
Po shume mundesi ka qe do ngreje nje fasade te radhes duke i rene me sopate kokes pabuksve qe vjedhin nga 50 mije leke ne muaj energji, e do lere te qete
gjithe terroristet “industrialiste” qe kane mbi 15 vjet qe kane vjedhur energji (e jo vetem) ne vlere totale me te larte se borxhi i brendshem.
Ngelet per tu pare…
Sa u ktheva nga Peshkopia. U mrekullova qe ligji per mos pirjen e duhanit funksiononte edhe atje. Nje vit me pare mburreshin me sasine e ligjeve te miratuara e jo zbatimin e tyre.
Ne se e fitoni kete beteje me hajdutet e energjise qe kane 25 vjet qe na rjepin ne idjotet e ndershem ca palaco mbeshtetesh bandash ish qeverish, atere shteti po vihet ne shina…
Po jo ne burg o shoku. Thjesht i pritet energjia dhe i vihet gjobe. Burgu e ben me precedent penal tjetrin.
Vjedhja e energjise eshte hajduteri. Hajduteria eshte veper penale. Vidh nje makine ne rruge, dhe shife do shkosh ne burg apo jo?
Shqiperia duhet te marre masa drastike per te ven ligj, rend dhe drejtesi.
Me tej per mua te gjithe te burgosurit shqiptare, qe prej hajduteve ordinere deri te ata te burgosur perjete duhet te detyrohen te punojne, te hapin kanale e rruge me kazem ne dore, se deri tani ata vjedhin, bejne krim dhe ne i mbajme me buke neper burgje. Gjoba e papaguar duhet te kthehet ne dite pune te detyruar te ciles mund ti vendoset nje cmim….do punosh aq dite sa te lash gjoben.
Po nuk ka me tolerance, se na mbyti kafsheria dhe kjo mendesi kaosi dhe anarkie, ku vetem langua, gangua dhe alabaku ha buke.
Nuk behet cdo gje me burgime sepse perseri hane nga djersa e popullit duke qendruar ne burg jo per gje por do te mbushen dhe burgjet po pastajdo te behen burgje te tjere me parat e shqiptarve te ndershem.
Zgjidhja duhet te behet vetem me gjoba ne baze te demit qe shkakton kur je familje 5 fishin e mesatares se harxhimit te nje familje, ndersa kur eshte bisnes ne baze te pajisjeve qe ka montuar ne baze te kilovateve here 10 fishin e llogaritur per cdo muaj dhe keshtu rregullohet kjo gje pa burgje e burgosje gjithashtu nuk hyn ne pune as prokurori e as gjykata e as seksera me falni avokate por shteti vjel edhe energjine edhe gjoben per ata qe duan te vjedhin. Gjithashtu per familjet qe jane korekte qe kane tere jeten qe e paguajne regullish energjine ujin e cdo gje shteterore tju ulet cmimi dhe te hiqet TVSH 20% ne kete menyre edhe familjaret stimulohen qe ta paguajne ne kohe duke mos i shtuar pagesat me kamata e me gjoba.
Faleminderit.
Mendoj se nuk duhet te quhen hajdut te gjithe ata qe nuk paguajne energjin elektrike, pasi familjaret te cilet e njohin detyrimin per energjin e harxhuar por nuk e paguajne dote se nuk kane mundesi financiare nuk hyjne ne kete kategori.
Shpresojme qe kete radhe te mos zhgenjehemi. Kemi pritur shume kohe, dhe tani nuk na ngelet gje tjeter vetem te presim implementimin e kesaj nisme!