Shqipëria "të kopjojë" Norvegjinë për energjinë

24 Tetor 2014, 17:48Ekonomia TEMA

Në vitin 2010, së bashku me austriakët e “EVN”, “Shtatkraft” fitoi koncesionin për ndërtimin e kaskadës së Devollit.

Projekti, një investim mbi 500 milionë euro, tani zotërohet 100 për qind nga “Shtatkraft” dhe parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve, atë të Banjës në Gramsh dhe Moglicës në Korçë.

Puna per ndertimin e hidrocentralit te pare, atij te Banjes po shkon shume mire. Kemi patur disa vonesa te vogla, por serish jemi brenda afatit fillestar dhe ky hidrocentral do te filloje te prodhoje energji ne vitin 2016. Per hidrocentralin e dyte ate te Moglices, gjithashtu jemi brenda afatit. Kemi disa çeshtje per te zgjidhur sa i takon ndertimit te rruges, por une besoj se projekti do te perfundoje ne afat dhe hidrocentrali te prodhoje energji ne vitin 2018”, tha Christian Rynning-Tennesen, president i “Shtatkraft”.

E vetme kaskada e Devollit do të rrisë me 20 për qind prodhimin e energjisë në Shqipëri. Numri një i “Shtakraft”, mendon se energjia e ujit, ashtu si në Norvegji, mund të shndërrohet në lokomotivën e zhvillimit ekonomik të vendit, por kjo kërkon dy ndërhyrje jetike. Së pari hapjen e tregut.

Keshilla ime per autoritetet eshte te integrojne tregun e energjise, ne te njejten menyre siç ne kemi bere ne Skandinavi, ku ka nje treg te perbashket energjie per Norvegjine, Finlanden, Suedine dhe Danimarken. Kjo duhet bere ketu ne Ballkan. Keshtu do te kete nje prodhim dhe konsum efiçent te energjise, qe do te stimuloje ekonomine nese behet mire. Së bashku me pjesën rregullatore që lidhet me të, hapja e tregut eshte gjeja me e rendesishme per Shqiperine ne kete sektor”, shton presidenti i “Shtatkraft”.

Por, sipas tij ka dhe një masë tjetër që sektori të zhvillohet. Dhe ajo është disiplinimi i shpërndarjes, për të cilin Qeveria ka lajmëruar nisjen e një aksioni të gjerë në gjithë territorin.

Une besoj se ka shume per t`u mesuar nga vende te tjera sepse ky eshte nje problem gjeresisht i perhapur ne shume vende te botes. Dhe ka zgjidhje per kete problem. Pra nje kombinim i zgjidhjeve te reja teknologjike dhe nje menyre te re menxhimi te shperndarjes. Kjo do te beje te mundur rritjen e arketimeve dhe uljen e humbjeve dhe kjo eshte jetike per sektorin dhe ekonomine shqiptare”, shton më tej ai.

Vitin e kaluar të ardhurat e “Shtatkraft” ishin rreth 8 miliardë dollarë, ose sa 60 për qind e gjithë ekonomisë shqiptare. Por edhe me këto shifra, gjigandi norvegjez thotë se është plotësisht i angazhuar në projektin e Devollit.

Ne kemi marre nje vendim investimi dhe po i ndertojme hidrocentralet. aktualisht kemi 1200 vete qe punojne ne hidrocentralet tona ketu ne Shqiperi dhe ne do te qendrojme ketu per nje kohe te gjate”, bën me dije Christian Rynning-Tennesen./TCH

4 komente në “Shqipëria “të kopjojë” Norvegjinë për energjinë”

  1. XIXA says:

    NE ASNE MENYRE NE DO TE NDEKIM RRUGEN QE NA KA TREGUAR DAJUA I XENIT DHE I GITES DAJMIRI FAZLLIC, NUK DUAM TE VUAJM SI NORDIKET NE KETE FUSHE.

  2. gramshi says:

    Bravo Damian je i vetmi deputet qe esht kujdesur per gramshin por mos na kalo ne plan te dyte se mandatin tjeter dhe kujdesu qe devoli te krijoje pune per qytetin tone jo veten kwto vite qe ndertohet hidrocentrali po edhe kur te jete ne shfrytezim.
    sna duhet vetem rruga por edhe punesimi.

  3. hemi says:

    Pse nuk vihet ne shina puna per hidrocentralin e Kalivacit,ne Tepelene?Mashtruesi italian qe fitoi koncensionin per ndertimin e tij,eshte te pakten 12 vjet prapa me afatin e inagurimit,por qeveria e sotme nuk po ben asgje per tja vene kembet ne nje kepuce.Eshte pronari i AGON CHANEL.Eshte ne shkelje te te gjitha afateve ligjore e kontraktuale.Thua e ka gjetur muhabetin edhe me qeveritaret e rinj?Zbatoni ligjet zoti minister i linjes dhe shtojini Shqiperise edhe nje hidrocentral tjeter me fuqi shume te madhe sa me shpejt.

  4. ekonomisti says:

    duhet anulluar koncensioni e ka dhene Berisha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje