Gjiknuri takon homologun norvegjez: Treg i përbashkët energjitik me Kosovën

24 Tetor 2014, 11:47Ekonomia TEMA

Hapësirat e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Norvegjisë në fushën e energjisë ishin në qendër të takimit të zhvilluar mes ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri dhe homologut norvegjez Tord Lien.

Ministri Gjiknuri shprehu kënaqësinë për prezencën e investimeve serioze norvegjeze në sektorin e energjisë, nëpërmjet Projektit të Statkraft – Devoll Hydropoëer, me dy HEC-et në Banjë dhe Moglicë, projekt i cili pritet të rrisë prodhimin e energjise elektrike në vend me rreth 20% më tepër.

Ai vuri theksin në eksperiencën dhe asistencën që Shqipëria mund të marrë prej shtetit norvegjez, në ngritjen e kapaciteteve, krijimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike me Kosovën, si dhe në specializimin në Norvegji të stafit teknik shqiptar në fushën e hidrokarbureve dhe veçanërisht në atë të gazit.

Në kuadrin e fillimit të procedurave të licencimit të blloqeve të reja të naftës dhe gazit në Shqipëri, ministri norvegjez nënvizoi rëndësinë e kryerjes së studimit gjeo-sizmik të zonave të pa-eksploruara, për sigurimin e të dhënave të nevojshme, që do të çonin në një shfrytëzim dhe prodhim efektiv të rezervave të naftës dhe gazit.

Dy ministrat diskutuan edhe për aksesin ndaj fondit të investimeve norvegjeze nëpërmjet mekanizmit të promovimit të investimeve. Gjiknuri bëri një përmbledhje të masave që janë duke u ndërmarrë në Shqipëri dhe vëmendjen e veçantë që Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar rimëkëmbjes dhe shëndoshjes së sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Norvegji, Gjiknuri u takua edhe Përfaqësuesit e Lartë të kompanisë Statkraft, Presidentin dhe CEO-n,  Christian Rynning-Tonnesen.

Përfaqësuesit e kompanisë thanë se Statkraft është duke ndërtuar 20 Hidrocentrale të reja, prej të cilave një nga më të rëndësishmit është projekti shqiptar i Devollit me dy HEC-e në Banjë dhe Moglicë. Projekti i HEC Banjë, me fuqi të instaluar 73 MË pritet të përfundojë në 2016, ndërsa projekti i HEC Moglicë me fuqi të instalur prej 183 MË pritet të përfundojë në 2018.

Ndërtimi i këtyre HEC-ve po realizohet me një fuqi punëtore prej rreth 1200 punonjësish, numër i cili pritet të rritet deri në 2000 në vitet në vijim, përveç  70 punonjësve të stafit teknik dhe menaxherial të shoqerisë.

Rynning-Tonnesen informoi gjithashtu se me ndërtimin e pritshem të qendrës dispeçer të projektit të Devollit, në qytetin e Gramshit do të punësojë rreth 60 persona staf teknik.

Gjatë takimit, në mënyrë të veçantë u diskutua për implementimin e rikonstruksionit të rrugës Banjë – Gramsh prej shoqërise Devoll Hydropoëer, për të cilën në një kohë shumë të shkurtër dhe në bashkëpunim me qeverinë shqiptare do të vendoset për variantin më optimal nga tre skenarët e mundshëm të projektit.

Lidhur me shëndoshjen e sistemit energjetik, Gjiknuri paraqiti programin e investimeve që po ndërmerren me ndërtimin e unazës së jugut në 110 kV, ndërtimi i unazës energjetike të Tiranës, fillimi i punimeve për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV me Kosovën dhe lancimin e projektit të interkonjeksionit në 400 kVme Maqedoninë. Kësaj politike sektoriale i shërben edhe liberalizimi i mëtejshëm, të cilit i vjen në ndihmë edhe kuadri i ri ligjor sektorial dhe modeli i ri i tregut të energjisë që po përgatitet.

Në kuadrin e asistencës që mund të jepet nga pala norvegjeze u sugjerua edhe eksperienca ndërkombetare e shoqërisë në sistemin e shpërndarjes, lidhur me uljen e humbjeve jo-teknike dhe rritjen e arkëtimeve, në veçanti eksperienca pozitive në Indi, e cila rriti arkëtimet në mënyrë thelbësore në një kohë të shkurtër. /gj.k/

2 komente në “Gjiknuri takon homologun norvegjez: Treg i përbashkët energjitik me Kosovën”

  1. andi says:

    shyqyr ka ndoj lajm te mire nga ministria e Gjiknurit se kemi nevoje per pune dhe investime dhe jo vetem per prishje dhe arrestime.

  2. malsor says:

    Ca thu mo Andi, po hajdutet vetem burgu i ben derman. sjemi ne norvegji po ne shqiperi ku shum vjedhin e pak paguajn dhe sa merren me ata qe pijn hashash duhet qe policet e Tahirit te thyejne ne mes hajdutet e energjise ndyshe do ngelemi ne mesjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje