Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj i bëri thirrje Qeverive të vendeve të rajonit t’i japin prioritet harmonizimit të politikave fiskale në rajon për të ulur kostot e biznesit dhe për të nxitur bashkpunimin ekonomik mes tyre.
Duke marrë fjalën në Konferencën Rajonale të Ballkanit Perëndimor për “Qeverisjen e mirë dhe konektivitetin në rajon”, organizuar nën kujdesin e Komisionit Europian, Ahmetaj theksoi se “në Shqipëri kemi nisur reformat tona ekonomike”.
Në këtë kuadër Ahmetaj solli si shembull reformën fiskale.
“Rajoni jonë nuk është i harmonizuar nga pikëpamja fiskale, prandaj duhet definitivisht të koordinojmë elementët fiskalë, nuk po them t’i harmonizojmë ato.
Për shembull, ne në Shqipëri nuk kemi praktikën e lehtësimit apo përjashtimit nga taksat sepse besojmë se zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë kërkon politika më afatgjata sesa ndërhyrjet e përkohshme me lehtësim fiskal.
Por disa vende të tjera si Maqedonia apo Serbia, kanë. Subvencionet dhe përjashtimet nga taksat nuk janë të qëndrueshme, dhe në fund të ditës në ngrihemi apo rrezohemi ekonomikisht të gjithë së bashku”, tha Ahmetaj.
Në vijim ai përmendi dhe reforma të tjera si për shembull reformën e pensioneve.
“Në një mënyrë shumë të guximshme, ne në Shqipëri ndërmorëm reformën e pensioneve që garanton pension social, pension më të mirë, për njerëzit pas 30- 40 vjetësh”, theksoi ministri i Zhvillimit Ekonomik.
Referuar energjisë, Ahmetaj tha se ekonomia shqiptare është goditur nga sektori energjetik, ashtu si edhe vende të tjerë të rajonit, psh. Serbia. Rrjedhimisht, shtoi ai, na duhet ndërlidhja apo konektiviteti energjetik./J.H/
Aman ore Minister…Juve thoni se duhet te harmonizohen politikat fiskale te rajonit,cfare nuk eshte e mundur,por e beni thjesht per propagande hipokrite perkundrejt te huajve….Me thoni,ju lutem,cili vend i rajonit aplikon 100 % cmimet e references ne dogana ….!!??…si thoni juve,te gjithe duhet te zbatojne cmimet e references ne dogana…!?
Me falni,juve,politikanet e shqiperise duhet te keni turp per menyren hipokrite te te sjellurit me dy standarte ; perballe qytetareve tuaj dhe perballe te huajve….
Sic tha kryeministri Rama batuten me ambasadorin e gjermanise : ……kur flasim shqip,genjejme…!!
o bobobo hajduti me cizme ne beograd, ministri i te gjitha felliqesirave ne shqiperi sekseri me vule qeveritare kerkon barazi fiskale…Po pse more majmun a nuk bertet ti gjithe diten per ata fasonet e tu qe po ju krijon lehtesira fiskale…apo vec per skllavopronarine fasoniste duhen lehtesira?? se bizneset serioze i ngordhet me taksa dhe kujton se dhe serbet do te te ndjekin ty….. Ik o majmuni hermes se nuk i hyn ne pune as dreqit e jo te japesh mend ne beograd…LOL
Kushedi cfar nenkupton ky mashtrusi impulseve tel, me “harmonizojm” !!!
BE-ja ka bere tashme bashkimin ekonomik, bashkimin monetar dhe mendojne ne te ardhmen ste bejen bashkimin Fiskal dhe sidomos ate Politik. Si mund te besh ti harmonizimin Fiskal ne rajon kur Greqia, Ruamania,Bullgaria, Slovenia jane ne BE.
Si mund te besh ti harmonizim fiskal ( taksat ) ne rajon more derezi dhe lumzi.
Ky Ahmetatj ka mbaruar per anglisht, a ka ky Minister ndonje keshilltar ekonomiko-financjar APO jo. Ky ka problemin se edhe te genjeje nuk di.
Oh çfarë vemje e peshtire eshte ky Ahmetaj, por me shume eshte dallkauk me kollare dhe diplome
A KA MINISTER FINANCE KY SHET?? CA M… DO KY QE FLET PER FISKUN… APO TI BEJ PUNEN TIME SE TENDEN E BEJ UNE..
PO QE KETU DUKET SA GJERA TE MIRA DI ME BE. E PARA: NUK ESHTE SPECIALIST FISKU, E DYTA NUK ESHTE SPECIALIST FARE. E TRETA MBYLLE HALEN KUR S KE CA THU DHE SIDOMOS KUR NUK E DI CA THU . KU ESHTE E SHKRUAR KJO POLITIKA FISKALE TA LEXOJME PAK NE SHQIPTARET?? APO CDO DITE CA TI TEKET KETIJ E KEPUT NJE MUFKE. O TATIMPAGUES PO KERKONI O TE SHKRETE TE DINI NE ADVANCE CA PLANESH KA SHTETI PER JU. MOS JA LINI KETIOJ FATIN E BIZNESIT DHE TE FINANCAVE SE KY AS DI KU SHKON AS DI SI TE SHKOJE ATJE KU NUK E DI KU DUHET.