Kompania e skanimit te konteniereve kërkon 300 milion euro

24 Tetor 2014, 16:41Ekonomia TEMA

Ministria e Financave duket se do tw përballet me një sfidë tjetër, pas asaj me CEZ.

Dhe, në këtë rast shuma që rrezikohet të paguhet është 300 milion euro.

Bëhet fjalë për anulimin e shërbimit monopol që kompania “Rapsican” ofron për skanimin e kontenierëve në dogana, raporton Vizion Plus.

Në një marrëveshje të prillit 2013-të, e cila është miratuar në parlament, qeveria e atëhershme i dha të drejta ekskluzive kësaj firme që të bëjë kontrollin e kontenierëve në momentin që bizneset bëjnë zhdoganimin ose kalimin e mallit.

Dhe për këtë shërbim, çdo sipërmarrës që plotësonte deklaratën doganore duhet të paguante 40 euro.

Avokatura e Shtetit ndërkaq po kërkon një studio ligjore ndërkombëtare e cila të jetë aftë që të mundë paditësin, në këtë rast firmën “Rapiscan” në arbitrazhin ndërkombëtar.

Në dokumentin zyrtar të publikuar nga Avokatura e Shtetit mes argumentave të firmës së huaj theksohet:

Ne, pala paditëse pretendojmë se kemi përmbushur të gjitha detyrimet sipas kontratës që kemi bërë, ndërsa i padituri (shteti shqiptar në këtë rast) ka kërkuar të argumentojë se kontrata është nul dhe e pavlefshme duke bërë kështu që pala shqiptare të shkelë kontratën.

Më 14 gusht 2014 Rapiscan depozitoi pranë Sekretariatit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë kërkesën për arbitrazh, shuma e pretenduar është 360 milion dollarë.”

Mësohet se qeveria shqiptare e konsideron “nul”, të pavlefshme këtë marrëveshje, pasi kompania Rapiscan i transferoi detyrimet e veta pranë një firme tjetër S2 Albania, dhe në këtë rast pretendimi është që kjo marrëveshje e kaluar në parlament vlen vetëm për kompaninë Rapiscan.

Sipas dispozitës 5.1 të kontratës, Rapiscan i transferoi detyrimet e veta shoqërisë S2 Albania SH.P.K, pavarësisht nga ky transferim Rapiscan vazhdon të jetë përgjegjës sipas kontratës”

Çdo vit bizneset shqiptare plotësojnë 45 mijë deklarata doganore, dhe 35 mijë deklarata transiti, duke i shkaktuar një kosto ekonomisë dhe produkteve shqiptare prej afro 3 milion eurosh në vit.

Kontrata e miratuar me firmën Rapiscan parashikohej të përfundonte pas 15 vitesh./b.l

15 komente në “Kompania e skanimit te konteniereve kërkon 300 milion euro”

  1. arsen says:

    Nuk ka pse merzitet Ministria.
    300 miljon ja mer Saliut po deshi.
    Leket e shqipetareve nuk jane me ke Fullani, por ke Salibaba me 40 hajdute!
    Nuk ka nevoje dogana per skaner. Fut brenda ne burg nja 10 doganiere dhe e shef sesi behet puna pastaj!

  2. LORA says:

    Ky eshte nje sherbim qe duhet te jete me ligj vetem shteteror,perderisa vilen te ardhura te buxhetit te shtetit
    Ne te kundert nuk duhet te jete monopolistik,,,,,si kjo kompania Rapiscan.
    Nuk kane te sosur faturat e litareve te lena jashte prej ish-pushtetit te mortjemadhit brekedhjere.
    Sidoqe te jete kontrata e vjeter ,zgjidhje duhet te kete ,,,,,jo keto thagma te tmerrshme per xhepin e parase publike.Juristet prandaj e marin rrogen,,,po ashtu edhe ligjvenesit.

  3. Rrem Vogli jr. katunar pri Rrashbulle says:

    O Mero !
    qe ajo do shporur nuk ka dyshim sepse punet e shtetit I ben vete shteti, perndryshe marrim dhe polic te huaj Presidente te huaje me radhe KM …..
    Rendesi ka kush eshte apo jane firma shqiptare
    Do kthyer ligji per koncesionet qe nuk mund t’ia kalij te tjereve pa miratimin a strukturave qe ja dhane.

  4. Opinionisti says:

    Prandaj jane ca qe e urrejne dhe ca qe gezohen kur nje debil pshurr mbi varrin e Komandantit.

    Dhe i vdekur i tmerron! Pale i gjalle!
    Se ndryshe s’kishte bir kurve te bente keto lloj kontratash. I tridhte ne 7 breza Kompetenti.

  5. AK-47 says:

    Edhe nje dhurate tjeter nga ai qe vetem arkivoli do ta drejtoje…..

  6. Argita_B says:

    15 vjet * per 3 milion ne vit bejne 45 milion euro xhiro ne mos gaboj. Atehere mbi cilen baze kerkohen 300 milion euro demshperblim!!
    A eshte e parashikuar ne kontrate se firma fituese e kontrates eksluzive mund te nekontraktoje 100% te kontrates nje kompanie tjeter?!
    Nese Rapsican duke nekontraktuar me nje firme shqiptare totalitetin e kontrates arrin te marri fitime te majme, si ajo dhe firma shqiptare qe furnizon shebimet, atehere nxirret konkluzioni se firma shqiptare mund te kishte realizuar kete kontrate pa patur nevoje per Rapsican dhe me nje kosto shume me te ulet per ekonomine shqiptare.
    Cilet jane personat qe kane firmosur ketye kontrate dhe i kane vene si barre gjithe sipermaresve shqiptare koston e sherbimeve ne nje kohe qe per te njetin sherbim mund te kishin paguar shume me pak?!

  7. Irfani says:

    Atehere, nqs ne kontratene koncesionit e ka pasur te ndaluar te kaloje detyrimet te nje kompanie tjeter, atehere RAPISCAN e ka brenda deri ne rryl te fytit. Nqs jo – dhe besoj qe nuk e ka se nuk jane tope keta privatet – atehere qeveria shqiptare NUK DUHET TA NDERPRESE KONTRATEN dhe pse eshte me te futur.
    Perndryshe do ta pesojme si me CEZ !
    Si dhe do zbulojme nje variant te ri per te vjedhur buxhetin e shtetit, pak me te komplikuar se me tender te korruptuar por shume me te sigurt dhe mbi te gjitha, te ligjshem.

  8. goni says:

    Fred Rrushaj, Dorian Teliti, ridvan bode te shkojne ne burg per kete mega vjedhje.

  9. adeci says:

    Vazhdojne litaret e lene jashte nga Saliu.

    1. Open your mind says:

      Zgjidhja eshte fare e thjeshte.Te arrestohet zjarrvenesi i Shqiperise,psikopati Sali Berisha me gjithe banden e tij,tu sekuestrohet gjithe pasuria e vjedhur qe shkon ne miliarda,dhe ato leke,te mundohen te mbyllin ca nga plaget qe ka lene pas ai vampir.

  10. kampaçurreta says:

    NEVOJA PER KTHIMIN E DENIMIT ME VDEKJE ESHTE ME AKUT SE KURRE,A E KUPTOJNE SHQIPTARET SE SI PO VIDHEN NGA NGA MOSTRAT POLITIKE. SHIKONI KU JANE SHQYER XHEPAT E SHQIPTAREVE NGA TAKSAT ME TE LARTA NE BOTE PER PAGAT QE MARRIN,CMIMET ME TE LARTA NE TE GJITHE EUROPEN DHE DHJETE FISHE ME LARTE PO TE KRAHASOHEN ME PAGAT.

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Hap nje emer kompanie ne nje vend te huaj me administrate te huaj.. Hajdeni ne Shqiperi me paraqitje si biznes i huaj, fitoni kontraten, ja shisni kontraten nje kompanie selektive qe ke hapur ne Shqiperi dhe topi rretullohet..

  12. Celo-Kapedani says:

    Hapni nje emer kompanie me emer dhe administrate te huaj.. “Propozoheni” nga skutha te Kuvendit si biznes legjitim. Carxhoni dyfishin qe ish kompania shqiptare e ben punen, dhe kur fitoni kontraten ja jipni nje kompanie qe keni regjistruar apostafat tek rrethi i juaj..Dhe topi vazhdon e rretullohet per ju..Populli zhvatet..

    1. Aleksander says:

      Po more po ,rretullohet rretullohet ! Thuhet rrotull e jo rretull,thuhet rrote e jo rrete or RROTE !

  13. Ylli says:

    Kjo qeveri duhet te kerkoje pergjegjesine per keto vjedhje qe u behen shqiptareve. Kompani S2 eshte Ridvan Bode me Saimirin pronare te saj. Ndersa Ridvani me Fred Rushaj e Dorian Telitin duhet te shkojne ne burg, shikoni praktikat se jane ne protokollin e ministrise financave. Por me sa duket Rama s’ka fuqi te fuse ne burg vullnetarin e Enverit shokun Ridvan hajduti qe ka vjedhur per 20 vjet me shume se gjithkush tjeter ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje