Gjiknuri: Sistemi energjitik në situatë kritike, do e kthehjmë fitimprurës pas 4 vitesh

27 Tetor 2014, 12:02Ekonomia TEMA

Sistemi energjitik në vend ndodhet në një situatë kritike për shkak të vjedhjes së energjisë elektrike.

Kështu u shpreh ministri i Energjitikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri gjatë lancimit të planit operacional kundër vjedhjes së energjisë në përfundim të afaktit 5 ditor ndaj atyre që Kryeministri i cilësoi si hajdutët e energjisë.

Ndërsa falenderoi Kryeministrin për mbështetjen dhe masat e marra për frenimin e këtij fenomeni, Gjiknuri thekson se kjo terapi kaq e nevojshme është vetëm faza e parë

“Jemi përpara një situate kritike të vjedhjes së energjisë. Falenderoj kryeministrin, jo për shkak kortezie, por për rëndësinë që i ka dhënë mesazhit për të luftuar abuzimet në sistemin e energjisë. Kjo terapi kaq e nevojshme është faza e parë, ka plagë të thella”, u shpreh Gjiknuri.

Në konferencën me temë “Takimi kombëtar, Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, Gjiknuri ka sqaruar arsyet sepse sistemi energjetik ndodhet në këtë situatë.

Sipas tij, Qeveria Rama gjeti një kufomë energjitike, një borxh që arrinte deri në 1.1 miliardë dollarë. Në këtë kuadër, Gjiknuri tha se kjo situatë gjithashtu ka ardhur për shkak të privatizimit të dështuar të sektorit të shpërndarjes së energjisë, pasi para privatizimit niveli i humbjeve ishte 34 % humbje, ndërsa pas privatizimit kaloi 45%.

“Në vend gjetëm një kufomë energjetike, gjetëm një borxh që arrinte deri në 1.1 mld dollarë kjo për shkak të privatizimit të dështuar. Para privatizimit niveli i humbjeve ishte 34 %, ndërsa pas privatizimit mbi 45%. Duhet të shmangim kolapsin, ky aksion është terapi e nevojshme kundër këtij tumori”, theksoi Gjiknuri.

Duke u ndalur në marrëveshjen me CEZ për zgjidhjen e konfliktit, Gjiknuri theksoi se sistemi energjetik kërkonte investime dhe nëse nuk mernim masa, vitin tjetër sistemi shkonte në kolaps. Në këtë kuadër ai shtoi se marrëveshja ishte për t’i hapur rrugë investimeve aq të nevojshme.

 “Sistemi energjetik  kërkonte investime dhe nëse nuk merrnim masa në vitin tjetër sistemi shkonte në kolaps. Bëmë zgjidhjen më të mirë me marrëveshjen me CEZ. Marrëveshja me CEZ ishte për t’i hapur rrugë investimeve”, shtoi Gjiknuri.

Në vijim ai u ndal tek reformat që do të ndërmerren në sistemin energjitik. Ai theksoi se do të merren masa drastike që faturat për energjinë elektrike të paguhen, duke filluar që nga drejtuesit e administratave.

“Ky është momenti të bëhen reforma të thella. Gjeja e parë bëmë transparencë. Pas çlirimit nga konflikti ligjor hapëm rrugën për investime. Me të vërtetë ka probleme, por do të marrim masa drastike për pagimin e energjisë. Në vitet në vijim sektori të kthehet në fitim prurës”, u shpreh Gjiknuri.

Ministri i Energjetikës e Industrisë shtoi gjithashtu se do të ketë ndjekje penale edhe për punonjësit e sistemit të energjisë të cilët abuzojnë dhe ndihmojnë shkelësit që vjedhin. Më tej ai ka prezantuar edhe një nga risitë që mund të vendosen në sistemin e energjisë siç është çmimi më i ulët i energjisë gjatë natës.

“Ndjekje penale jo vetëm atyre që vjedhin, por edhe bashkëpunëtorëve të tyre brenda sistemit. Projektligji i ri për sistemin e energjisë është gati. Nga viti tjetër mbi 40% e sistemit do të jetë e liberalizuar. Kjo do të ulë barrën e publikut duke ulur tarifat.  Energjia me çmim më të lirë do të jetë gjatë natës”, shtoi Gjiknuri.

Ai tha se qeveria synon që pas 4 vitesh, sistemi energjitik të kthehet fitimprurës.

Për Administratorin e sistemit të shpërndarjes Arben Seferi, humbjet në rrjet ishin në nivele të mëdha, sikundër edhe  abuzimet,  ndërsa 80% e rrjetit ishte e amortizuar. Me marrjen e masave nga qeveria aktuale, Seferi tha se në një vit qeverisje janë ulur ndjeshëm humbjet në rrjet.

“Niveli i humbjeve në rrjet ishte i madh. Gati gjysma e energjisë humbej në rrejt. 80% e rrejturi ishte e amortizuar. Gjetëm kabina të shkatërruara. Në magazina gjetëm vetëm 6300 mates të papërdorshëm.

Jashtë funksionit gjetëm edhe laboratorët për matjen. Evidentuam po ashtu edhe një gropë financiare. Një pjesë e faturistëve plotësonin blloqet nga lokalet apo shtëpitë, edhe duke marrë ryshfetin nga vjedhësin e energjisë. Çdo muaj faturat paguheshin nga më pak se gjysma e abonentëve.

U përballëm me një numër të madh rastesh abuzimesh, mbifaturimesh, etj. Të gjitha këto shtonin radhën e ankesave në zyrat tona.

Hapësira të mëdha abuzimi u krijuan edhe kur u hoq faturimi afrofe. Thyerjet e matësve në këtë kohë u bënë masive.

Gjatë një viti në qeverisje kemi bërë shumë, por kemi ende shumë për të bërë. Rritëm vlerën totale të arkëtimeve. Dhe po punojmë për t’i dhënë fund abuzimeve.

Në total humbjen ranë në nivele të ndjeshme. Nga janari në shtator 2014 situata është krahasuar ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, tha Seferi.

Ministria e Energjisë lancoi planin operacional kundër vjedhjes së energjisë. Pas përfundimit të afatit që qeveria ju kishte lënë atyre bizneseve dhe personave të tjerë, që vjedhin energjinë elektrike, pritet që nga dita e sotme të fillojë një operacion i gjerë në gjithë vendin, ku përveç punonjësve të OST do të jenë të angazhuar dhe qindra forca policie. /gj.k/

 

11 komente në “Gjiknuri: Sistemi energjitik në situatë kritike, do e kthehjmë fitimprurës pas 4 vitesh”

  1. Shqiptar says:

    Fillimisht dua te lavderoj punen qe po ben qeveria Rama per te sjelle ne normalitet vendin. Sigurisht ky procec eshte shumefish i veshtire per arsye se institucionet me te rendesishme per stabilitetin e vendit drejtohen ende nga Berisha: Presidenti, gjykata, Shik
    Nga ana tjeter mendoj se Gjiknuri eshte ministri me pak performues i kabinetit, arsyet:
    1) drejton ministrine e energjitikes dhe nuk rezoton asnje fije energji
    2) brenda me shume se nje viti nuk ka realizuar asnje reforme
    3) merret me projekte afatgjate nderkohe qe situata ka nevoje per projekte imediate afatshkurter
    4) karshi gjendjes ekonomike te popullsise, reforma me e rendesishme ne fushen e hidrokarbureve eshte zero. Kagrena e shqiptareve per sa i perket karburanteve qe mbushin makinat vazhdon te ekspandohet. Asnje reforme per cilesine e karburanteve qe shiten ne tregun e pakices.
    5) zgjidhja e ngercit te hidrokarbureve kundrejt renies ne burse te cmimit te naftes eshte duke u manovruar me shitjen e naftes squfuroze te albpetrolit sikur te ishte kajmak importi e etiketon kete minister si pa kellqe per te bere reforma

  2. profesionisti says:

    Gjiknuri esht padyshim Ministri me punetor dhe i vertete, nw ndryshim nga plagjaturistet dhe gagarelet qe na ardhur per te bere biznes me votat e shqipetareve. Uroj qe Rama te kete sy e veshe se qeverisja mbahet me pune dhe jo me ministra koferenciere apao keshilltare e drejtoruca qe e kane punen e pare ne jete keshillimin e ministrave apo kryeministrit!

    1. Shqiptar says:

      Nuk e kuptoj si e mat punen ti? Une e mas me reformat, me dridhjet e makines dhe parat qe nxjerr nga xhepi. Nqs do flasim me militantizem, dakort jam Gjiknuri eshte i paarritshem. Me pjesen e dyte, ate te konsulences capacule jam shume dakort me ty.

  3. naftetari says:

    Komenti idiot me 5 pika duket eshte bere i porositur nga ata qe duan te mbeshtesin importin e te bllokojn prodhimin e naftes ne vend, apo qe kane merak te vene gjoba shitesve te karburantit per interes te xhepave te tyre.
    qeverisja ka nevoje per pune dhe llogjike dhe jo per te bertitur neper ekrane e tribuna.

    1. Shqiptar says:

      Ke makine apo traktor? Ku e mbush?! Sa per njohuri vendi jone zoteron nafte me djegshmeri te mire por me perqindje squfuri teper te larte dhe teknologjia e prodhimit te naftes ne vend nuk e perpunon dot naften per te nxjerre produkt me nivel squfuri te parametrave evropian. Nese perdor nje traktor mos u merakos, po as mos merr pjese ne diskutime te tilla.

  4. naftetari says:

    o shqipar tipik, ske faj qe ja fut kot se komenton per reformen ne energji dhe ke merak kontrollin e naftes! Pervecse esht banale si perpjekje duke qene se kuptohet se kush je dhe cfare te motivon, te saktesoj qe nafta jone me trajtimin e duhur arrin ne parametra si si cdo nafte tjeter, pasi aktualisht ajo shkon ne Itali dhe perpunohet per BE standard.

    Mqns ke merak reformen hidrokarbure para dy muajsh kaloi nje ligj per perpunimin, ndersa te tjeret do kalojne mgjth deshiren e atyre qe duan ti bllokojn.

    1. Shqiptar says:

      Etiketimi i tjetrit nuk perben as argument, as nivel formimi, jane shume larg. Ashtu sic eshte shume larg aftesia vleresuese me aftesine per te perdhosur. Fillimisht po te bej me dije se akoma ne vend nuk eshte instaluar nje impiant qe prodhon hidrokarbure ne standartin evropian….
      Nejse Z. Rama ka nje sfide teper te veshtire dhe kjo per kushtet politike, gjeopolitike, ekonomike, sociale, arsimore, pse jo historike qe vendi po kalon. Rames ne kete periudhe i nevojiten njerez besnike dhe mbi te gjitha te afte per te vene ne jete reformat. Gjiknuri mund te plotesoje besnikerine por nuk po demostron aftesi. Ministria brendshme ka vene ne jete reformat tashme, arsimi gjithashtu, drejtesia nisi, mjekesia po, bujqesia po, energjitika akoma asgje te prekshme. Po c’thua mor djale, mjafton nje VKM dhe ja ku i dhe prioritet tregut te brendshem energjitik. Rama ka nevoje per menaxhere fantazioz, ka nevoje per njerez qe nuk preken nga militantizmi perdhoses i gjithckaje, por mbartin virtyte, ndergjegje, entuziazem, guxim, shpirt idealist, vendosmeri, njerez qe bejne reforma me instikt ne sherbim te taksapaguesve duke fituar simpatine e tyre, duke forcuar prestigjin e figures se Rames mbi te gjitha. Rama mbase per hir te situates dhe stabilitetit toleron edhe njerez pa perfomance, capacule, apo faktore me keqformim rural, por shume shpejt struktura do plotesohet ashtu sic duhet, me njerez qe nuk perpiqen te mbulojne deficensen me perdhosje por japin rezultat dhe pike. Projektet e medha pa kokrra jane forme mediokriteti, lum ai qe ka aftesine e duhur per te perthithur thelbin e kritikes.

  5. naftetari says:

    Llomotitje kot dhe pa asnje lloj brendie, a thua se zgjidhen problemet ekonomike te vendit me nje VKM prioritesh deklarative.

    Hahah…me e bukura eshte shprehja : reforma me instikt ne sherbim te taksapaguesve….ame demek kryeministri u dashka ti besoj njerzve me instikte reformartore!!
    O tiger prej letre, keto quhen dokra ose tiransit i thone Endra ne beze

    1. Shqiptar says:

      Kodra mbas bregut…. Lexon ti para se te pergjigjesh, apo te mjafton fodulleku?! Me fodullek ke ndermend ta masesh edhe fuqine e VKM-ve? Nuk varet nga ti, sado i zoti te jesh ne shtirjen tende lepirese qe kundermon era peshtyme servili. Ik e mbushe makinen me mazut dhe shtrengoji fort jarget e tua te mediokritetit profan. Ti qenke adhurues i Dritan Priftit, se dhe ai erdhi me shpate te madhe por nje vrime ne uje beri.
      Bravo rendi!
      Bravo arsimi!
      Bravo mjekesia!
      Bravo drejtesia!
      Energjitika, no comment!

    2. Shqiptar says:

      Te paska ngel fiksim me qene icik tirans? Ondrra n’beze i thone tiransit. Avash avash, mos u merzit 3 breza te duhet dhe Mund te behesh tirans.

  6. naftetari says:

    te papame dy komentet e fundit, sidomos ai per Dritan Priftin qe gjithashtu kishte mbaruar per gjuhe te huaj e mbas nje kursi 3 mujor qe i thoshte master, u be ekonomist i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje