Në konferencën e sotme për energjinë elektrike me temë “Takimi kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj tha se reforma dhe masat e rrepta që po merren nga qeveria në sektorin e energjisë janë tejet të domosdoshme për shkak të humbjeve të mëdha që ka në këtë sektor.
Sipas Ahmetaj buxheti i shtetit humbiste çdo vit 150 milione euro nga vjedhja e energjisë elektrike.
“150 milionë euro humbasin çdo vit nga vjedhja e energjisë elektrike! Shkrihen, treten në lumenj dhe përfundojnë në det, për shkak të vjedhjes, keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Imagjinoni që i gjithë prodhimi i Kaskadës së Drinit tretet në det pa dhënë asnjë efekt në zhvillimin ekonomik. E pra, në diskutimin tonë për rritje apo ulje të çmimit, nuk është aty thelbi. Thelbi është pikërisht te kjo gangrenë që duhet mbyllur njëherë e përgjithmonë.
150 milionë Euro duan të thonë shumë për qytetarët e Shqipërisë:
– 80 deri në 100 kilometra rrugë që mund të ndërtoheshin po nuk ndërtohen për shkak të vjedhjes. Imagjinoni që në datë 31 të çdo viti rruga Tiranë-Lushnje të mos ekzistojë, pasi është vjedhur, nga hajdutët e energjisë elektrike dhe nga të korruptuarit e sistemit.
– 150 shkolla të reja për fëmijët tanë të standardeve evropiane që janë tretur, pasi janë vjedhur, nga hajdutët e energjisë elektrike dhe nga të korruptuarit në sistem.
– 6 spitale të reja, moderne, rajonale të standardeve evropiane
– Sa gjitha paratë që shteti paguan për familjet në nevojë
– Çfarë humbim çdo vit në sistemin energjetik është dhjetëfishi i mbështetjes që ky shtet i jep fermerëve ose ndryshe sa fondi i investimeve publike me financim të brendshëm të këtij shteti
– Është sa kontributi i tatim fitimit që sipërmarrësit i paguajnë buxhetit çdo vit.
Kjo reformë është e domosdoshme për të çliruar zhvillimin ekonomik dhe për të korrektuar atë padrejtësi që më shumë se çdo gjë është një padrejtësi sociale, sepse një pjesë paguan dhe një pjesë jo”, tha Ahmetaj, i cili bëri thirrje se vjedhja e energjisë elektrike nuk është as më shumë dhe as më pak, por një krim në kurriz të qytetarëve shqiptarë./ j.h
Ulni cmimin dhe rregulloni zbatimin e ligjit. Nderkohe qe kostoja e energjise behet me e perballueshme per shtresat e varfera dhe ligji me i rrepte, po ashtu bie edhe niveli i vjedhjes. Humbjet ne dukje nga cmimi i ulet kompensohen nga numri gjithnje e ne rritje i familjeve qe paguajne per energji.
Perndryshe, nqs energjia eshte e shtrenjte sa njerezit te mos jene ne gjendje ta perballojne atehere gjithnje do kete vjedhje, pa marre parasysh pasojat ligjore.
Nese paguhet nga buxheti apo ne fature, perseri parate e tua jane. E lexove ca kostoje ka per taksat kjo menyre????
Si mund te ulin cmimin, kur cmimi qe eshte as qe arrin te mbuloje kostot e lere pastaj humbjet. Ketu duhet lfutuar vjedhja ne fillim, kane te drejt kta.
Seshte me ne barren e qytetarve te ndergjegjshem me kjo gje. kush vjedh energji ta paguaj denimin mos te bie me ne barren tone.
Pse jo te burgosen te gjithe ato qe e vjedhin energjine duke marre parasysh se ca ka humbur edhe mohuar shqiptarve nga gjithe ky dem ekonomik tu mohoet edhe atyre lirija per vjedhjen e bere.
Hahaha e madhe kjo e gjithe prodhimit te Drinit qe tretet ne det.
Fatkeqesisht edhe e vertete ama.
Bravo!
@tili; kostoja del e larte ngaqe njerez te paafte menaxhojne. Jam i sigurte qe eshte shume me e lehte te gjenden menyra per te ulur koston sesa te futet ne burg e gjithe kaskada e Drinit!!
@Elinor
Energjia kushton dhe kjo ska te beje me menaxhimin
Per me teper me kostot e shtyra nder vite nga nje qeveri mashtruese si ajo e Sali berishes, qe fitonte kohe ne kurriz tone, duhet te perballej sistemi nje dite.
Flasim drejt tani, Flor Mima qe doli sot nga PD, harroi te thoshte se kur e privatizuan CEZ i kaluan 400 milion dollare borxh KESH. qe ta shisnin te paster, e ju doli si ju doli.
Problemet e energjise kane kohe qe kane nis, por qeveria e shkuar e shtyu tej gremines.
Dmth ti po thua qe qeveria e sotme nuk eshte ne gjendje te rregulloje problemet e shkaktuara nga Saliu dje? Pra, me nje fjale, i doli zot punes si jevgu dimrit?! Aaa, ajo eshte tjeter gje. Besoj se aty ke te drejte. Po populli i shkrete cfaj ka qe Kesh-it iu kaluan 400 milione dollare borxh dhe kjo mazhorance nuk eshte ne gjendje te sjelle abuzuesit para ligjit por ngre tellallin nga mengjesi ne mbremje sikur te jete akoma ne opozite?
cdo fjale e then shume mire gjithe problemi eshte se ne kte gje e keq menaxhojme e vjedhjin se paguajme edhe pastaj na djeg dalim e bertasim. kjo nisme te shkoj deri ne fund nqse vazhdon akoma njeri mos ta paguaj te burgoset.
Mbas cdo fjale qe lexoj kuptoj akoma edhe me shume se ca na ka bere keq menaxhimi edhe vjedhja e energjise elektrike. sduhet te rendojm me ne kurrizin tone qe paguajme barra e atyre qe nuk paguajme. kjo reforme duhet cuar deri ne fund
Nje punë e shkëlqyer që do të bëjë qeveria . Energjia elektrike nuk është prone e të fortëve. Nuk është një mall që duhet ta paguajnë vetëm te ndergjefjshmit. Po hajdutëri më e madhe nga familjarë bëhet nepërmjet linjës qe furnizon ndricimin e shkallës. Kjo nuk I shqetëson faturistët pasi ja pjeston të gjith faliljeve. Keshtu trimi hajdut paguan nga 2000 deri ne 3000 leke te vjetra,kurse I ndergjegjeshmi paguan 60-70 mije lek ete vjetra.
eshte e vertet ajo qe kryeministri tha qe ne jemi te dytet per pasuri ujore edhe po aq fakt eshte qe pasuri e kemi shpedoruar edhe vjedhur me energjine elektrike. sot ti japim fund kesaj
Eshte shume i drejte shqetesimi qe ju ngriti sepse me kete vjedhje gjigande duhet te ishin bere me mijra investime ne Shqiperi nderkohe qe kjo nisme duhet te ishte ndermare vite me pare urojm qe tani te rezultoje e suksesshme dhe te gjithe ti paguajne detyrimet ndaj shtetit.
Super fjalim ishte ky, gjithe energji per te cuar ne vend nje dem qe na eshte bere te gjitheve gjate gjithe ketyre viteve me vjedhjen masive te energjise. ka lezet kur ministri iu flet bizneseve dhe i paralajmeeron to mos vjedhin, jo si ca ministra te Saliut qe vetem iu lepiheshin biznesmeneve.
@tili; kostoja del e larte ngaqe njerez te paafte menaxhojne. Jam i sigurte qe eshte shume me e lehte te gjenden menyra per te ulur koston sesa te futet ne burg e gjithe kaskada e Drinit!!
Sa ore sa na qenka shuma qe humbet shteti nga vjedhja e energjise elektrike, vetem 150 milione euro?
Sekuestroni vetem pasurite e vena padrejtesisht te Sali Berishes, Lulzim Bashes, Ilir Metes dhe plot te tjereve qe i keni ne parlament dhe ne biznes dhe mund te blini energji me cmimin me te larte te mundshem ne tregun boteror per te pakten 100 vite.
mire thua qe eshte gangrene per ekonomine tone zoti minister po pagesa e e emigranteve te energjise, TVSH dhe ujit e pastrimit, gangrena e kujt eshte kjo Se sjane pak familje emigrantesh qe paguajne me mijra, keto leke me meleona ku shkojne .Sjemi kundra kur kerkon e denon po dhe ne duam te japesh e te denohesh per vjedhjen qe na beni ne emigranteve.