INSTAT/ Në shtator defiçiti tregtar ishte 26 miliard lekë

28 Tetor 2014, 14:06Ekonomia TEMA

Në muajin shtator 2014 eksportet e mallrave arritën vlerën 21 miliard lekë, duke u ulur me 0,4 % në krahasim me shtator 2013 dhe duke u rritur me 14,5 % në krahasim me gusht 2014.

Rënie më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 34,5 % dhe “lëkurët dhe artikujt prej tyre” me 7,7 %.

Rritje më të madhe vjetore patën eksportet e grupeve “tekstile dhe këpucë” me 27,5 % dhe “makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 25,3 %.

Në muajin shtator 2014 importet e mallrave arritën vlerën 47 miliard lekë, duke u rritur me 12,2 % në krahasim me shtator 2013 dhe me 6,0 % në krahasim me gusht 2014.

Rritje më të madhe vjetore ka patur në importet e grupeve “tekstile dhe këpucë” me 28,0 %, “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 25,8 % dhe “produkte kimike dhe plastike” me 23,4 %.

Rënie më të madhe vjetore pati në importet e grupit “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 4,7 %. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 26 miliard lekë, duke shënuar një rritje me 25,2 % krahasuar me shtator 2013 dhe duke shënuar një rënie me 0,1 % në krahasim me gusht 2014. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 64,8 % të të gjithë tregtisë.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (36,8 %), Greqia (7,2 %), Turqia (7.2 %) dhe Kina (6,1 %). /gj.k/

1 komente në “INSTAT/ Në shtator defiçiti tregtar ishte 26 miliard lekë”

  1. eeerjhhgkasdfl anticensurë says:

    një zakon muti kenifilluar ta kopjoni nga shekulli!!
    në të njëjtin artikull përmënden të njëjtat të dhëna dy deri në tre herë në mënyra të ndryshme!!
    paguheni me fjalë apo sdini çtë shkruani??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje