Operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike ka nisur nga bizneset e mëdha të vendosura në autostradën Tiranë-Durrës. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri theksoi se aksioni do të jetë i përditshëm dhe asnjë abuzues nuk do të tolerohet.
“Kjo është një betejë e njerëzve të ndershëm dhe abuzuesve. Sot ka pasur disa raste arrestimesh nga policia. Tolerancë zero ndaj atyre që vjedhin energjinë.”, deklaroi ministri Gjiknuri.
Qeveria lançoi planin operacional të masave dhe ndërhyrjeve kundrejt vjedhjeve dhe abuzimeve me energjinë elektrike.
Takimi kombëtar i organizuar me temë “Mbrojtja e energjisë dhe lufta kundër krimit urban, sfida të përgjegjësisë publike” shënoi edhe nisjen e aksionit kombëtar për evidentimin dhe vendosjen përpara ligjit të të gjithë vjedhësve dhe abuzuesve të energjisë elektrike.
Kryeministri Edi Rama deklaroi dje, se ata që vjedhin energjinë do të dënohen me 3 vjet burg, ndërsa bashkëpunëtorët e tyre me 5 vjet. /gj.k/
bizneseve te medha tu kontrollohen faturat e papaguara, jo vetem lidhjet e jashteligjshme .. dhe beni mire ta informoni popllin jo sa fukarej arrestuat, por sa eshte numri i boseve qe keni arrestuar per vjedhje te energjise dhe fatura te papaguara .. beni mire te kontrolloni dhe veten se ma ha mendja se ti qe del ne konference shtypi je i pari debitor ndaj shtetit …
Sa keq shqiperia jone te besh biznes ne shqiperi do te thote te konkurosh kunder nje biznesi te turpshem informal, qe spaguan,taksa, energji,uje e sherbime e ne fund le dhe punetoret pa paguar.edhe google falimenton ne shqiperi me kete lloj katrahure. Ej qeveria bravo nese vazhdoni ne kete menyre, ne te kundert ju do do perfundoni shume keq, beni shteytin ligjor dhe ndeshkoni te korruptuarit pa meshire. Vazhdoni ne kete menyre