Një aksion ka nisur vrullshëm dhe një tjetër është në ngjizje.
Bëhet fjalë për pastrimin e rrugëve dhe autostradave nga karburantet, të cilat edhe pse në të shumtën e rasteve pa license, kanë dalje në rrugë.
Ministri Edmond Haxhinasto, i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, la të kuptohet se ky aksion nuk do jetë kaq i zhurmshëm sa ky për vjedhjen e energjisë.
Ai tha se do operohet me segmente të caktuara dhe aktualisht në vlerësim është segmenti mes Durrësit dhe Rrogozhinës.
Ky hap ndërmerret si rezultat i ndryshimit të kodit rrugor, pjesë e të cilit janë dhe gjobat jo pak të kontestuara nga qytetarët.
Për Haxhinaston ashpërsimi i gjobave dekurajon shkelësit e ndërgjegjshëm të sinjalistikës rrugore.
“Sepse për ne më tepër rëndësi ka jeta e qytetarëve.Kjo ka për efekt frikësues të realizimit të një shkelje që djeg te xhepi, po më mirë të dhëmbë te xhepi sesa te jeta e qytetarit. Tabela është aty, pse të mos respektohet? Është ligji i rrugës .
Nëse një qytetar e shkel ligjin me ndërgjegje të plotë, hyn me dritë të kuqe në trafik, apo vendos fëmijën 2 vjeç te timoni, i jep dhe timonin… Këto janë shkelje me ndërgjegje të plotë, këto masa duhen dekurajuar edhe me gjoba të rënda” tha ministri, duke shtuar se janë marrë praktikat më të mira botërore.
Me kodin e ri hyn në fuqi edhe sistemi i pikëzimit të patentave, ministri i Transporteve thotë se nëse do shkohet deri tek heqja e patentës një drejtues nuk mund të ngasë më makinën pa u ritestuar. Në të kundërt ndaj tij do zbatohen penalitetet përkatëse./b.l
bravo ky eshte shtet ligjor edhe jo shtet policor sic ata na akuzuan, ligji po fillon
http://bit.do/monika-kryemadhin-per-bashkine-e-tiranes
O zhupaaaa ju te lsi nuk ju djeg xhepi normal. Dhe sa per info ka shtet ligjir dhe shtet te se drejtes. Ti te drejt ke ky eshte shetet ligjor jo i se drejtes
Jeni te vonuar zoti Minister per kontrollin e karburanteve. Keni struktura qe paguhen per kontrollin e karburanteve dhe nuk ka nevoje per aksione te zhurmshme. Shqiptaret e paguajne karburantin me shtrenjt se gjithe shtetet perreth dhe cilesia e tij eshte skandaloze, jashte parametrave te caktuar europiane. Ka disa norma se sa larg vendosen karburantet nga njeri tjetri, ndersa ketu jane ngjitur me njeri-tjetrin, bile cuditerisht i gjen poshte ose midis pallateve. Po te shkosh psh ne Malin e Zi cmimi i karburantit eshte njelloj ne te gjithe vendin, i unifikuar, me cilesi te larte dhe tregtohet vetem nga 2-3 firma, jo me qindra sic eshte ketu tek ne. Dhe kete mos funksionim te shtetit e paguajne shqiptaret. Prandaj vendosni edhe disa norma, rregulla dhe procedura.
po vazhduan akoma te ankohen politikane dhe intelektuale per keto operacione dhe aksione evropianizuese dhe stabilizuese te kaosit shoqeror qe trasheguam, do filloj te mendoj qe uefa dhe evropa kane te drejte qe na perbuzin dhe favorizojne serbet ne cdo nivel.
Z. Minister!
Njerzit nuk duan te dijne emrin e firmes qe e shet!
Taci OIl njifet
Shell, BP etj po ashtu….Perse duhet te furnizohemi ke Elda, Kastrati etj etj?
Ne duam te dime nga vjen karburanti qe hedhim ne makina, ashtu si dime nga vijne makinat, makaronat,qumeshti etj
ore e lexon njeri lajmin apo hic? nuk flet per cilesin e karburantit fletper karburantet/kerpudha qe jan ne cdo rrug e kemi frik me ec me 80km ne autostrad se te dalin pikiat nga karburanti.
mir tua bejn ti zhdukin se po pasurohen duke abuzuar. madje 4 milon gjob qe tha te fevziu pak i kan bizneset, se sua ndjen shum per 4 mil vjetra. 4 mil te reja ta bejn