Ahmetaj:Shqipëria është në rrugën e duhur të përmirësimit të klimës së biznesit

29 Tetor 2014, 14:50Ekonomia TEMA

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur të përmirësimit të klimës së biznesit dhe të rritjes së qëndrueshme dhe cilësore ekonomike.

Duke iu referuar raportit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2015”, sipas të cilit Shqipëria renditet në vendin e 68 duke përmirësuar 40 vende krahasuar me një vit më parë, Ahmetaj e konsideroi këtë si kapërcim historik.

“Kapërcimi që kemi bërë ne me 40 vende është hapi më i rëndësishëm në nivelin e reformave dhe lehtësimit të të bërit biznes. Ky kapërcim ka të bëjë drejtpërdrejt me reformat e guximshme e të thella që qeveria Rama ka ndërmarrë që vitin e parë të qeverisjes së vet”, tha Ahmetaj.

Sipas ministrit Ahmetaj, pas 5 vitesh stanjacion dhe përkeqësim të renditjes së saj, ky shtë një lajm i mirë për vendin, pasi kjo rritje në vlerësim, tregon që reformat po japin rezultatn e tyre, por mbi të gjitha ka një vullnet në vazhdimësi dhe të vendosur për të vijuar me reformat.

Ministri tha se në bashkëpunim me partnerë të ngushtë ndërkombëtar kemi ndërmarrë një analizë tejet cilësore të indikatorëve të treguesve të “Të bësh biznes 2015″ dhe në vijim kemi ndërmarrë reforma të nevojshme në nivele të ndryshme të të gjitha institucioneve që preken nga raporti i Bankës Botërore.

Kjo reformë, tha ai, në kuadër të reformës së gjerë për përmirësimin e klimës së gjerë të biznesit që qeveria po vazhdon, ka prekur disa nga çështjet kyçe siç janë lejet e ndërtimit ku kemi përmirësim me 32 vend, fillimi i një biznesi me 4 vende, cilësia e pagesave të taksave me 13 vende dhe regjistrimi i pronës me 18 vende.

Duke qënë se ky raport është një ndër burimet kryesore që konsiderohet nga çdo investitor i huaj apo i vendit për të marrë vendime në lidhje me investimet e tij, ky përmirësim në renditje, sipas Ahmetajt, jep impakt të drejtpërdrejt në thithjen e investimeve të huaja. Ai vuri në dukje se në këtë vlerësim kemi lënë mbrapa Serbinë dhe disa vende të tjera.

Raport i ri i Bankës Botërore “Të bësh biznes 2015” konstaton se Shqipëria ka bërë progres në reformat rregullatore të biznesit duke u ngjitur në vendin e 68 ose me 40 vende më lart krahasuar me një vit më parë.

Shqipëria ka kryer përmirësime në tri fusha të reformës rregullatore: hapja e biznesit, procedura e lejeve të ndërtimit dhe regjistrimi i pronave. Hapja e biznesit është bërë më të lehtë përmes uljes së tarifave të regjistrimit. Ka lehtësuar procedurën e lejeve të ndërtimit, përmes rifillimit të lëshimit të lejeve të ndërtimit dhe përmes konsolidimit të lejes së sheshit dhe lejes së ndërtimit në një leje të vetme zhvillimore ndërtimi.

Gjithashtu, Shqipëria e ka bërë më të lehtë kalimin e pronës, përmes vendosjes së afateve të efektshme dhe kompjuterizimit të kartelave të pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë, Shqipëria e ka dobësuar sistemin e transaksioneve të mbuluara me garanci, përmes një ndryshimi të Ligjit për Barrët Siguruese, i cili nuk lejon vendosjen e barrës siguruese mbi aktivet e patrupëzuara.

Gjithashtu Shqipëria e ka bërë më të kushtueshëm pagimin e tatim-taksave nga shoqëritë tregtare, përmes rritjes së shkallës së tatimit mbi fitimin. Largësia nga vlerësimi me pikë kufi në “Të bësh biznes 2015” është 66,1 duke shënuar përmirësim me 6,3 pikë krahasuar me 59,8 në “Të bësh biznes 2014”. /gj.k/

16 komente në “Ahmetaj:Shqipëria është në rrugën e duhur të përmirësimit të klimës së biznesit”

  1. klodia says:

    Vazdhoni kshu ! ky duhet te jete vetem fillimi duhet te arijme nivelet e europes !

    1. arda says:

      Bravo po i sillni rimekembjen bizneseve shqiptare me ndihmesen e tuaj edhe nga kjo dirrekt po rimekemni ekonomine shqiptare.

      1. redi says:

        reformat e ndermarra nga kjo qeveri ne te mire te klimes se biznesit tregon qarte se si po sjell me shume besushmeri ne invesstitoret e huaj per te investuar ne kte vend,

        1. besnik says:

          Puna e qeverise po del ne pah. Vlersimet qe po jepen nga nderkombetaret jane fryt i punes se qeverise.

          Shqiperia eshte ne rruge te mbare.

          1. Alan says:

            klima per te bere biznese eshte shume me e mire se sa me pare. Ky vleresim eshte nje mesazh per te gjithe vendet qe kerkojne qe te investojne ne shqiperi.

            1. bujari says:

              Kjo eshte mese e dallueshme se nga ajo kohe qe ishim ka ndryshuar si dita me naten dhe perseri ka akoma per tu bere ndaj mos na zhgenjeni dhe vazhdoni ne rrugen qe keni nisur.

          2. tropojani says:

            rilindje per investitoret edhe per bizneset. nje e mire me shume e sjelle nga kjo qeveri.

            1. orges says:

              keshtu duhej vepruar qe ne kohen e Saliut dhe sot do ishte me ndryshe

    2. samuela says:

      Vendi eshte ne rrugen e duhur te zhvillimit fale angazhimit tuaj maksiaml dhe punes shume te mire qe keni bere deri me tani.

    3. qani says:

      kjo eshte cka u premtua ne fushat edhe po mbahet kjo eshte qeveria e njerzve edhe jo e xhepave te tyre si ajo e djeshmja.

    4. livia says:

      Bravo per punen kaq te mire dhe vleresimin pozitiv nga Banka Boterore gjerat ne kete vend po ndryshojne per mire dhe kjo eshte e dukshme

    5. sandra says:

      Bravo Ministrise se Zhvillimit Ekonomik per permiresimin e dukshem te ekonomise dhe garantimimin e kushteve optimale per bizneset ne ven.

    6. holta says:

      veresimi mese i merituar, bravo

    7. ada says:

      Jeni ne rrugen e duhur per te zhvilluar dhe per te cuar perpara ekonomine, bravo.

  2. Sandri Bllako says:

    Urime per punen dhe ju lutem vazhdoni ne kete rruge !

  3. Mondi says:

    DURIM NJEREZ, MBAN ERA SHTET DHE SHUM NJEREZ KAN E FRIKE NGA RREGULLI SE SALISTANI I BERI KAFSHE ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje