Buxheti i 2015 parashikon uljen e borxhit publik me 0.3 %

2 Nëntor 2014, 14:26Ekonomia TEMA

Buxheti i shtetit i vitit 2015 parashikon uljen e borxhit publik me 0.3 %. Në p/buxhetin që pritet të dorëzohet në Kuvend, Qeveria angazhohet të ulë nivelin e borxhit, duke nisur nga viti i ardhshëm.

Ky fakt është pohuar edhe nga ministri i Financave Shkëlqim Cani, i cili në një takim me biznesin tha se buxheti i vitit 2015 do të jetë rreth 4 miliardë dollarë, ndërsa investimet publike do të  jenë sa 5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Buxheti 2015 parashikon një rritje ekonomike 3 për qind, ndërsa do të vijojë ulja e borxhit publik me vetem 0.3 % per vitin 2015.

Sipas dokumentit të kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2015-2017, të miratuar nga Qeveria, borxhi publik do të vijë duke u ulur nga viti në vit.

Sipas këtyre të dhënave, pas një rritje në fund të vitit 2014, në vitin 2015 do të fillojë dhe ulja e nivelit të borxhit publik në 71.7 për qind, në vitin 2016 është parashikuar në 69.2 për qind dhe në vitin 2017 në nivelin 65.6 për qind e PBB.

Borxhi publik ka ardhur në rritje nga viti në vit, aq sa dy vjet më parë u hoq me ligj edhe tavani prej 60 për qind. Financat publike gjatë viteve të fundit janë gjendur përballë disa vështirësive, ku qeverisë i është dashur të rrisë borxhin për të financuar ekonominë. Ndërkaq të dhënat tregojnë se situata e tregjeve evropiane vazhdon të mos jetë e favorshme dhe besueshmëria e ekonomisë sonë është ende mjaft e ulët.

Niveli i borxhit publik për periudhën 9 mujore llogaritet në vlerën e 960 miliardë lekë, ose 67.76 për qind e PBB-së.

Shifrat e publikuara nga Ministria e Financave, tregojnë se, në këtë vlerë të borxhit publik nuk janë përfshirë detyrimet e prapambetura që qeveria i ka biznesit. /gj.k/

1 komente në “Buxheti i 2015 parashikon uljen e borxhit publik me 0.3 %”

  1. Korabi says:

    I lumte Shkelqim Canit qe po ben nje pune te shkelqyer me financat. Shkaterrimin qe la PD, Rilindja po punon per ta sheruar me kujdes. Ndryshe do te kishim fatin e Greqise…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje