Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali e konsideroi të pazbatueshme marrëveshjen e koncensionit për skanimin e mallrave në doganë me kompaninë “Rapiscan”, marrëveshja e cila ishte miratuar nga Qeveria Berisha.
Në këtë mënyrë Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave ka sqaruar edhe arsyet sepse Qeveria Rama prishin marrëveshjen me kompaninë në fjalë, e cila i është drejtuar arbitrazhit ndërkombëtar duke kërkuar një dëmshpërblim prej 359 milionë dollarë për prishje të njëanshme të kontratës nga Qeveria shqiptare.
Spiropali ka sqaruar se përvecc faktit që kontrata nuk ishte e zbatueshme, biznesi kishte ankesa për koston e lartë.
“Qeveria ishte në një proces negociatash me të. Kontrata ishte e pazbatueshme”, deklaroi Spiropali.
Përsa i përket arbitrazhit Spiropali shpjegoi se Avokati i Shtetit është institucioni i cili po merret me procedurat për mbrojtjen e shtetit shqiptar.
“Nuk jam unë autoriteti kompetent për të folur për këtë çështje. Çështja po ndiqet nga Avokati i Shtetit, por mund të them se ka një problem shumë të madh me mënyrën si janë dhënë koncesionet dhe kontratat që janë lidhur”, tha Spiropali.
Ndërkohë në lidhje me të ardhmen e skanimit në dogana, ajo ka shpjeguar se nuk është një vendim që i përket por la të hapur mundësinë që ky shërbim ti mbetet shtetit.
“Dogana nuk është autoriteti vendimarrës për këtë cështje por në shumë vende të botës skanimi është një kompentencë shtetërore dhe nuk ka pse ti jepet një kompanie të huaj që rëndon biznesin”, sqaroi ajo. /gj.k/
Paguani disa qindra miliona Euro ne arbitrazh nderkombetar, dhe kalojani faturen popullit me te pasur ne bote me emrin Shqiptar, se u mesuat tani ju me ne. Jeni koka te medhaja ju dhe i shikoni gjerat shume realisht, sidomos qeveria pink e shokut Rama. Hallall, se rrogen e merrni nga taksat e njerezve dhe ne fund te fundit njerezit do ta paguajne edhe faturen e kesaj “pakenaqesie” te “bizneseve”. Juve tu kemi mire ne qe te na ligjeroni ne Parlament dhe media duke bere show ne facebook per fotot dhe makiazhin, se per te tjerat e dime shume mire qe brenda e kemi.
Konstatim i drejte ky i juaji. Megjithate a dini se taksapaguesit italiane paguajne ndoshta taksat me te renda ne evrope per hir te politikave shkaterruese te trasheguara nga Ducja. Po, dhe ata jane te vetedijshem per kete. Asnje qeveri nuk eshte e interesuar te rendoje taksapaguesit sepse i rrezikohet imazhi. Po ta analizosh ftohte, vete taksapaguesit jane pergjegjes per taksat, jo qeverite. Po, sepse taksapaguesi nepermjet votes shpesh ben gabime historike duke e futur vet veten ne bela. Shqiptaret sot duhet ta kuptojne se jane vete pergjegjes qe e lane Berishen ne pushtet 24 vjet, ai shkaterroi ekonomine dhe taksat e tyre. Kush tjeter do ti perballoje gabimet e bera pervec votuesve taksapagues?! Po, do paguajme taksa me te larta dhe kjo eshte nje kosto qe duhet ta kuptojme dhe duhet ta perballojme ne funksion te konsolidimit te shtetit dhe shporrjes se Berishes. Eshte ligji i energjise universale: asgje nuk del nga hici, gjithcka kerkon koston e vet, aq me teper riparimi i gabimeve qe ne rradhe te pare i takon votuesve per te riparuar voten e gabuar qe kane dhene dhjetra vite me rradhe.
Ndoshta ke te drejte. Ne rastin e Italise Italianet paguajne per Ducen. Po ka nje problem ketu. Ducja iku, po si do ja bejme nje qeverie qe vazhdon te beje te njejtat gjera ashtu si Ducja? Problemet do te trashegohen ne te ardhmen duke futur edhe problemet e vjetra. Per rastin ne fjale, c’fare i kushtonte kesaj qeveria qe ta zbatoj kete marreveshje 10-vjecare? Apo e ka me te lehte qe te paguaj disa qindra miliona Euro nga xhepat e Shqiptareve, nderkohe qe do te kishte filluar te vilte edhe taksat nga operimi i kesaj kompanie. Kjo ne te ardhmen do ti jepet me koncesion nga qeveria ndonje kompanie tjeter, e cila do te beje te njejten pune si kjo por me minus qindra milione nga buxheti i shtetit per arbitrazhin. Kur te vije partia tjeter e radhes ne qeveri, do perseritet prape njejta histori. Une kete nuk arrij qe ta kuptoj, se si politika dhe ky vend ja fusin vetes vazhdimisht.
Te shporrim Berishen me taksa te larta? Hahahahaha. O zot cfare logjike, po u votuan per taksa te ulta o kaqol. Po keshtu i bie qe me mire te vazhdonte Berisha!!!
bir o selman.
Si dorrezim pa kushte duket justifikimi qe biznesi eshte ankuar per kosto te larte. Me kete argument do te mbroheni ne arbitrazh? Kjo spiropali dhe te vetmen argument pozotiv qe kishte per perzgjedhjen, sipas kryeministrit’ si goce beqare e perkushtuar u rrezua, te trashegohesh dhe leshoje vendin.
Keshtu eshte kur shteti drejtohet nga bageti. Tani u kujtuat ju qe marreveshja ishte e pazbatueshme? Ja sesi shperdorohen djersa e popullit. Keto jane pasojat e sistemit te kalbur te edukimit ne Shqiperi. Merrni ekspert te huaj kur nuk jeni ne gjendje te lidhni kontrata te zbatueshme.
Nuk eshte problemi i kontraktimit te ndonje eksperti te huaj, kete nuk e besoj, se kompanine “Crown Agents” brenda e kane. E dyta, kjo eshte nga ato “rilindase” qe ka studiuar diku ne USA si shume te tjere nga tere bota, nga Afrika dhe Azia. Pra ngado qe ta rrotullosh muhabetin tere keto argumenta bien, i nderuar.
Kam dyshim qe kane hyre ne ujera te ndonje lobingu dhe duan qe kontraten aktuale ta prishin dhe t`ia japin ndonje firme, ndoshta te afert me ndonje keshilltar te huaj qeverie.
Nga kjo “dhurate” ne fund kemi dhe dhenie provizionesh per ndermjetes dhe nenndermjetes qe shkon ne miliona. Fundvitet jane gjithmone plot korigjime librash financiare dhe agresion ne tregje. Ky eshte ligj ne bote.
Kaq i “thjeshte” eshte muhabeti, dummy.
Claus, ceshtja ketu eshte se kush i paguan te thyerat, pavaresisht fijeve dhe makinacioneve te padukshme per interesa dhe suport momenti politik apo gjeostrategjik. Nje politike per vendin dhe te ardhmen e tij, nuk mundet qe te leje zvarre borxhe dhe hesape te tjera, pavaresisht trashegimise negative. A duhet bere me mire per te ardhmen, apo hajde se e kemi me te thjeshte qe te bejme idealistat dhe njerezit e “mire” per momentin qe te justifikojme pozicionin dhe tarafet provizore politike. Nuk ka vizion, por edhe po ekziston ai per mua nuk ka deshire! Te tjerat jane thjesht lojera dhe llafe kafenesh. Ne fund te fundit asgje nuk falet.
Kontraten e ka lidh Saliu!
Nuk luan ndonje rrol kush qeveri e ka bere kontraten. Kjo tregon qarte: a) paaftesine e shqiptareve per te qeverisur, per te bere biznes…ose b) shtet bananesh – ku kudo mbizoteron rrupalla, kaosi, vjedhjet, korrupsioni…Shteti nuk mund te qeveris e vendi nuk mund te nderohet me nje tuf te vogel njerzish qe kane mbaruar studimet diku jashte. Vendi ndertohet nga masa e shkolluar, e kualifikuar dhe ajo qe eshte me e rendesishme eshte ndergjegja, vetedija e mases. Por keto gjera nje mase e madhe e shqiptareve nuk i kuptojn.
DUMMY KONTRATA ESHTE LIDHUR NGA QEVERIA E KALUAR SI GJITHMON BARRE PER BISNESIN E POPULLIN DHE FITIME PER XHEPET E TYRE PRA KJO ESHTE NJE PESHQESH NGA BERISHA PER QEVERIN AKTUALE
Po kafsh e bagti ishin ata qe qeverisen ne kohen e berishes o njerez qe kur i shkoje ne zyra burra gra te shanin nga nena tamam kafsh,po kto koba i ka ber kafsha viçidolit kti vendi ja ka kopsitur kontratat mafjozeve te te birit me nje menyr qe edhe kur te shporrej te merte fitime ky palaço antishqiptar qe ju qe komentoni ktu lart e keni per zemer se ju ka len te perfitoni ne menyr te pa ligjshme dhe te abuzonit mas qefit.
Nuk po kerkon njeri ata more ti Fred a kushdo qofsh por zonja drejtoresh ka ca muaj qe kandryshuar shume sa ka te gjithe doganieret po bejne kontraband.
Kontraten e ka lidh Shteti Shqiptar, pavaresisht partise ne pushtet apo kryeministrit aktual. Si e tille, shteti ka pergjegjesite e veta dhe anen e tij te kontrates. Qe ta prishesh kete kontrate, do te thote qe shteti Shqiptar eshte i detyruar qe te paguaj vendimin e arbitrazhit, i cili eshte e sigurt qe shkon ne favor te atij qe ankohet per prishjen e saj. Cmimin fillestar te demit e kerkon pala paditese, pavaresisht se c’fare shume vendos gjykata per ta mbyll kete muhabet. E rendesishme eshte, qe pala Shqiptare penalizohet dhe detyrohet qe te paguaj detyrimin e gjykates, dhe keto para do dalin nga njerezit me taksa apo menyra te tjere vjeljesh dhe vjedhjesh.
Dakort jemi zonja drejtoresh, por mund te na shpjegoni qe zoti Klodian Cani pergjegjes turni ne doganen e kakavis nuk e luani nga detyra? Ju vertet i ndryshuat drejtorin por jo ate. A e dini zonja drejtoresh se ky Klodian Cani ka blere dy kamion edhe i punon duke kaluar kafe,cigare,llamba edhe kabull elektrik gjithashtu edhe Atlete firmato te cilat jane fallco. Hapeni kameren edhe shikoni cfare kaloi diten e enjte zoti klodian cani ne turnin e vet?
Keto qe ke shkruajtur mire eshte ti shkruash ne facebook te Rames e spiropalit qe ti lexojne dhe shume te tjere.Dicka per te qeshur e njekohesisht skandaloze eshte kur deklarohet qe ,doganat e kane tejkaluar planin aq % apo kaq %,thua se doganat jane kompani prodhuese, e rrisin dhe ulin rendimentin e fitimin,thua se sasine e masen e mallrave qe c”doganohen e percakton dogana.RRitjen e te ardhurave,apo jo ne dogana e percakton importi.Per periudha te ndryshme te vitit importi eshte me i madh,d.m.th.c”doganojme me shume,por kjo nuk eshte merite e doganave, e qeverive,sic mundohen te na e shesin,e KUNDERtA, merite e qeverise eshte kur i ul importet e rrit eksportet.Kur qeveritaret thone qe doganat kane realizuar planin,krijojne (1) nje fasade mbrojtese per spektatlin e korrupsionit qe ndodh ne dogana (2)japin sinjalin ne dogana qe perderisa plani u mbush, te mbyllin syte,fushe te lire veprimi,te ardhurat u realizuan,tani te vjedhim. Per mendimin tim sot te ardhurat nga doganat jane te uleta,korrupsioni eshte i perhershem,mua me kerkuan te c”doganoj 1-televizor,deputeti kalon 1-maune pa c’doganuar,importet kane rene per shkak te politikave shtrenguese,sa me shume te shtrengojme rripin,bie konsumi,bie importi(importi yne bazohet ne mallra konsumi)bien te ardhurat nga doganat,arka bosh.EKONOMIA SHQIPtARE ESHtE NE KRIZE,AtE E MBAN NE KEMBE AI PAK KONSUM I BRENDSHEM QE REDUKtOHEt C’DO DItE E ME SHUME,EDHE BORXHEt,BORXHEt,BORXHEt QE SIPAS GjASAVE DO tE NA NGORDHIN FARE.RRuga per te dale nga kriza nuk eshte modeli Merkel,politikat e taksave dhe kursimeve ,ulen rrogat- rriten taksat-reduktohet paraja ne treg-bie konsumi-reduktohet prodhimi-ulet punesimi-bie ekonomia.Eshte modeli Obama.hidhen para ne treg,subvencionohet ekonomia,indeksohen rrogat-rritet konsumi-rritet prodhimi-hapen vende pune-rritet ekonomia.Modeli Merkel mund te ishte efikas por ai presupozon KORRUPSION-ZERO%. NE E KEMI 100%.MODELI MERKEL dhe KORRUPSION barabarte VDEKjE.
NUK eshte pune e Spiropalit,kush e pjerdh ate,eshte 1-marreveshje e RAMES me kete kompani.Kushtet e marreveshjes;kontrata zgjidhet pa shkuar ne arbitrazh,populli merr borxhe nga FMN.200.000.000-dollare e shlyen firmen.firma i detyrohet RAMES 20%,40.000.000-DOLLARE DERDHEN ne llogari individuale ose kompanie anonime ne pronesi te MIStER-20%-RAMES.””Ne dalim dy here te fituar””,sepse sherbimi do te privatizohet prape, e kete radhe do ta marre kompania e privilegjuar e RAMES bashke me MEtEN.LLOGARItE E tyre ne kete rast nuk do te rriten me 40,por me plot 100.000.000-dollare te tjera.E shikoni qe ne si popull dalim te fituar,do te hame bar per te paguar borxhet,por nga ana tjeter do te mburremi,do na ngrihet prestigji,qe ne listen e miliardereve boterore kemi futur edhe RAMEN me MEtEN.
Ha ha ha ha e bukur kjo Albani.
Kur thuhet kontrata eshte e pa zbatueshme jepen arsyet perse? E pa zbatueshme nga kush? Nese nga kompania j dakord ber zgjidhje te njeaneshme te
Kontrates me justifikim mos zbatimin e kontrates dhe keshtu fitohet ne arbitrazh. Por nese thuhet se menyra si eshte dhene tenderi kompanise ka mangesi atehere vihem para pergjegjesise kush ka shpallur kete fitues por
Aman arbitrazhi do shpalle fitues kopmanine dhe ta gezojme 395 milionshin ne kurriz
Spiropali nuk ka aftesi te gjykoj marreveshjet nderkombetare as piktor Rama…kontrabanda i sjell te ardhura te pa deklaruara ne xhepat e tyre…ska rendesi se arbitrazhin dhe gjoben do e paguaj populli….