Buxheti 2015/1.4 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

3 Nëntor 2014, 14:21Ekonomia TEMA

Ministria e Financave ka planifikuar në buxhetin e vititi 2015 rreth 1.4 miliardë lekë , ose 0.1 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve.

Qeveria shqiptare synon t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave në Shqipëri.

Për këtë, ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nisën procesin e konsultimit me grupet e interesit për hartimin e reformës ligjore dhe institucionale të AKKP-së.

Si hap të parë për ndërmarrjen kesaj reforme, qeveria planifikon inventarizimin e dosjeve si dhe nxjerrjen e një fature financiare për kompensimin. Vetëm pasi të nxjerret kjo faturë financiare, e cila ka munguar për 23 vite me radhë, do të mund të nisë hartimi i formulës së kthimit dhe kompensimit të pronave.

Pak ditë më parë Kryetare e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Sonila Qato, theksoi se realizimi i një refore ligjore në ketë fushë me qëllim kryesor përmbylljen e procesit të kthimit të pronës, si dhe krijimin e një mekanizmi efektiv kompensimi, si premisë për zhvillimin eknomik, është një nga prioritet e AKKP-së. Konkretisht, tha Qato, po punojmë për nxjerrjen e faturës së detyrimit që shteti u ka pronarëve. Për këtë, ajo informoi se janë ngritur dy grupe pune që po punojnë për evidentimin e tokës shtetërore që mund të përdoren për kompensim fizik.

Edhe pse ende nuk ka nj faturë sipas ministrisë së Financave, buxheti i shtetit rëndohet gjatë vitit nga vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut, të cilat pothuajse në të gjitha rastet janë në favor të paditësit, me një efekt financiar të konsiderueshëm. /gj.k/

1 komente në “Buxheti 2015/1.4 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve”

  1. beth says:

    ktheni token e pazene tek pronari i ligjshem dhe ata qe kane zene tokat ti paguajne me cmimin e tregut .Vetem keshtu zgjidhet pa probleme kthimi i prones.Nuk ka arsyje qe shteti tu beje lehtesira atyre qe zaptuan tokat.Ata kane pasur dhe kane para qe kane paguar qeverritaret per te bere zyrin qorr dhe po keshtu kane pasur shume para qe kane bere ndertime.Te varferit jane pronaret e ligjshem qe nuk e shkelen as ligjin as sytin qeverritareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje