OSHEE: Brovinës iu zbulua shkelja me 2300 KW në muaj

2 Nëntor 2014, 19:07Ekonomia TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) përmes një deklarate për mediat i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, sipas të cilës arrestimi i ish-Drejtorit të “Qytetit Studenti”, Bujar Brovina, është i paligjshëm.

Në reagimin e saj Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaron se humbjet e konstatura  nga ana e grupit të punës të Njesisë Tirana 2 ndodhen brenda ndertesës së abonentit Bujar Brovina, në këtë rast kemi të bëjmë me vjedhje të energjise elektrike dhe abuzimi fillon qe nga kerkesa per fuqinë ne automatin e instaluar.

Sipas OSHEE-së, nga dy kontrata në banesës e Brovinës ka një abuzim prej 500 kw në muaj dhe 1800 kw në muaj.

Prej thuajse një jave, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka arritur të identifikojë me sukses mijëra raste të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, Ndërkohë që falë bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, vjedhësit e energjisë janë ndaluar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë të gjitha hapat ligjore që përcakton Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
 
Jashtë këtij operacioni nuk kanë mbetur as një pjesë e vet punonjësve të OSHEE-së. Në çdo rast, kur është provuar se një punonjës i operatorit ka qenë i përfshirë në lidhjen e jashtëligjshme të energjisë, ligji dhe Policia e Shtetit ka vepruar dhe mbi ta.
 
Por, është për të ardhur keq që OSHEE-ja duhet të përballet jo vetëm me ata individë që kryejnë kundravajtje penale dhe shkelin ligjin, por edhe me eksponentë të opozitës, të cilët marrin politikisht në mbrojtje, pikërisht shkelësit e ligjit.
 
I tillë është rasti i bërë publik nga deputeti i Partisë Demokratike Keltis Kruja, i cili merr në mbrojtje një tjetër eksponent të Partisë Demokratike, zotin Brovina, i ndaluar nga Policia e Shtetit, për vjedhje të energjisë elektrike.
 
Si detyrim ndaj opinionit publik dhe në shërbim të transparencës, dëshirojmë të sqarojmë se në objektin në pronësi të zotit Brovina, janë konstatuar një seri shkeljesh që faktojnë vjedhjen dhe abuzimin me energjinë elektrike nga ana e tij. 
 
Në të katër kontratat fuqia e kërkuar është më e vogël se fuqia e instaluar reale. Kjo duket edhe në ndryshimin e automatëve të vendosur ose në mungesën e tyre, pasi disa nuk kishin Target dhe disa nuk ekzistonin fare. Kjo sjell një dëm ekonomik sepse Brovina nuk ka paguar fuqinë reale që merr nga rrjeti i shpërndarjes”, thuhet në reagimin e OSHEE.

Në vijim sqarohet se në kontratën E-106130 (Privat Tre Fazor ) në Objektin e Shtetasit  Bujar Brovina, pas testimit të bere nga Laboratori 3G, matësi ka dalë jashtë klasit, pra nuk bën matje të rregullt.

“Kontrata me Nr: E-116074 (Familjar Tre Fazor ). Fuqia e kerkuar ishte 6 kw, ndërsa e Instaluar 4 kw dhe ne baze të verifikimit ne vend, Fuqia reale e Instaluar nuk mund të përcaktohej pasi të dhënat e Automatit ishin fshire. Faturimi i kesaj Kontrate  prej janarit 2007 deri në Qershor 2014 rezulton 0, nderkohe qe banesa ka konsumuar energji elektrike. Theksojme se eshte hequr qellimisht per te abuzuar ne marrjen e energjisë. 
 
Kontrata E-98113 (Familjar Tre Fazor )  rezultoi se Fuqine e kerkuar ne Automat e kishte 6 kw dhe fuqinë e instaluar reale  9 kw.
 
Kontrata E-634781 (Familjare 1 Fazor) ne emer te abonentit Gertian Brovina, djalit të Bujar Brovinës, (në të njëjtin objekt banimi), faturohej me vlerë të ulët.
 
Theksojmë se të dyja  Kontratat  E-98113/ E-116074 , kishin një Automat të përbashket i cili ishte me Fuqi 160 (A) i vendosur ne Kabine. Ai sherben ne marrjen e nje fuqie më të madhe Amperazhi, nga ajo qe abonenti Brovina ka kerkuar ne menyre zyrtare.
 
Grupi i punes i ngritur nga Njesia Tirana 2 shkoi ne objekt dhe beri matjet paraprake në dt. 29.10.2014 . Pasi u bene matjet nga kabullat furnizues te kabines ne matesat perkates  u konstatua se:
 
Nje nga kabllot tre-fazore hynte ne banesen e  abonentit Bujar Brovina dhe dilte ne pjesen e pasme te objektit. Nga dalja e transformatorit furnizues nga kabina  kabllo kishte ngjyrë të zezë dhe shtrihej deri te muri i objektit pronë e Brovinës. Por brenda ne objekt ky kabllo i zi është prerë dhe është xhuntuar me nje kabllo, i cili është ngjyre blu. 
 
Theksojme se sipas ligjit kabllot furnizues nga kabina deri ne hyrje te matesit duhet te panderpre dhe te dukshem. Por ne rastin konkret u konstatua si me poshte: Ne kete objekt hyjne tre faze dhe dilte vetëm një faze në krah te boksit  monofaze, te nastruara. E gjithe skema eshte fotografuar  nga Ekspertet e Policise së Komisariatit numer 1.
 
Humbjet e konstatura  nga ana e grupit te punes te Njesise Tirana 2 ndodhen brenda nderteses se abonentit Bujar Brovina. Në këtë rast kemi të bëjmë me vjedhje të energjise elektrike dhe abuzimi fillon qe nga kerkesa per fuqinë ne automatin e instaluar.
 
Duke parë këtë situatë është dhënë  urdhri  për nxjerrjen e matësave në ambiente të dukshme jashtë objektit të abonentit Bujar Brovina, të cilët do të mbahen nën mbikqyrjen e punonjësve për matjen që do të kryejnë në vazhdimësi.
 
Nga kontrolli i ushtruar në sistemin e matësave brenda kushteve teknike rezulton se :
 
Kontrata E-98113 ka nje abuzim prej 500 kw ne muaj.
 
E-226390 rezulton me abuzime me nje diferencë prej 1800 kw në muaj.
 
Keto perllogaritje jane bere nga kontrolli 24  ore i mbajtur nën vezhgim me Proces-Verbal. 
 
Të gjitha këto shkelje, të përfshira edhe në proces-verbalet e dorëzuara pranë organeve hetimore, faktojnë vjedhjen e energjisë elektrike që abonenti Bujar Brovina kryente, në kundërshtim flagrant të ligjit”, thuhet në reagimin e OSHEE. /gj.k/

9 komente në “OSHEE: Brovinës iu zbulua shkelja me 2300 KW në muaj”

  1. Peshku says:

    Ore Rilindas Budallenj nuk harxhon njeri AQ sa doni ju po AQ sa ka mundesi qe ti Paguaje.
    Cfare po ju veni Kusht te Harxhojne Energji AQ sa thot Partia Socialiste?????

    1. xhino says:

      oPeshk Tru peshk tamam si truri i qelbesires se vicidolit

  2. jani says:

    po ky djalin e ka ne prokurori hetues o njer
    ez.hajdut dhe djali. bravo.

  3. lani says:

    O peshku ti qenke tamam peshk nga trute . Ky i gjati po ju vjen hakut ju hajduteve te PD. kY ESHTE LIGJMI DONI APO S`DONI JU DEBILAT E SALI BERISHES . E SHKATERRUAT KETE KOMB ME ANTI LIGJIN . POR TANI DITE TE MIRA DO TE VINE ………PLASNI O LULUSHE .

  4. goni says:

    O peshk nuk paske kuptu as gje nga gjith kjo qe po ndodh me energjin elektrike, nuk te kufizon ty kerkush se sa harxhon, problemi esht se te ter energjin qe e harxhon sot do ta paguash kokerr me kokerr pa ta ngren hakun dhe pa te ber dhurat, po vodhe dhe nuk e pagove nuk do ta kesh energjin dhe per vjedhjet shkon ke burgu peqinit kjo esht historia,iku koha me von sust krevati mu ne mes te shpis dy telat e korentit dhe ngrofet gjith lagjja kjo koh ka maru.

  5. Billy1 says:

    Po tani cfare do te thote partia qe ka ne gjirin e saj hajdutet, vagabondet, kurvat, mashtruesit dhe spiunet e bijte e spiuneve?
    E dini sa eshte numri i hajduteve, vagabondeve, kurvave, mashtruesve dhe spiuneve dhe bijve te spiunve ne Shqiperi?
    Aq sa vota mori PD ne zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Rreth 460 mije.

  6. ghs says:

    Sa ironike. Nje familje e thjeshte mund te harxhoje 230 kw ky vjedh 10 here me shume 2300 kw ne muaj per vite me radhe dhe si hyn gjemb ne kembe se ka djalin ne prokurori.hajde llogjike hajde.

  7. xxx says:

    dhe prokuroria e nxjerr me arrest shtepie pleren, hajdutin. Ore keta nuk kane turp fare kur u thua hajdut , dikur nxiheshe e skuqeshe nga kjo fjale kurse sot… hajde njerez hajde

  8. Mëno says:

    ` Keci i PD Keltis Kruja i fryre si gjeli mbi togun e plehut doli e mbrojti Brovinen. Nuk e kuptoj çfar morali shesin ne popull keta monstra qe mbajne edhe emerimin si deputet. Ky eshte kulmi i degjenerimit te Parlamentit shqiptar. Ky eshte kulmi i fuqise se Mafias qe detyron deputetet te dalin ne mbrojtjke te hajduteve. Kuj ti besoje populli i shkret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje