Cani prezanton buxhetin e 2015-s: Synojmë kthimin e rritjes ekonomike, rrezik borxhi

5 Nëntor 2014, 10:36Ekonomia TEMA

Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka nisur prezantimin e projektbuxhetit të vitit 2015 në Komisionin e Ekonomisë.

Cani ka theksuar se ky buxhet parashikon uljen e borxhit dhe nxitjen e ekonomisë.

Pas vitit 2017, tha ministri pritet që ekonomia të përshpejtohet dhe të rritet me ritme më të larta se 4-5% në vit, duke shtuar se institucionet ndërkombëtare e kanë vlerësuar pozitivisht rritjen ekonomike të vendit, raporton revista Monitor.

Ai e ka vënë theksin te masat që janë marrë në energjetikë, që i ka quajtur hap cilësor.

Katër objektivat kryesorë të buxhetit të vitit 2015, sipas ministrit janë rritja ekonomike, ulja e borxhit, ndërhyrja në pensione dhe në energji.

Megjithatë, Cani ka shtuar se borxhi mbetet një rrezik për rritjen ekonomike, ndërsa qeveria planifikon që në afatin e mesëm, ai të ulet deri në 60% të prodhimit të brendshëm bruto.

Sipas variantit përfundimtar të buxhetit të miratuar nga qeveria, të ardhurat totale parashikohen të arrijnë në 414 miliardë lekë, ose 27.7% të prodhimit të brendshëm, me një rritje ambicioze me gati dy pikë përqindje në krahasim me vitin e mëparshëm.

Shpenzimet parashikohet të jenë rreth 475 miliardë lekë, dhe deficiti rreth 60 miliardë lekë. Bashkë me projektbuxhetin 2015 është hartuar dhe paketa fiskale ( e cila do të prezantohet të premten), ndryshimet kryesore të së cilës parashikojnë rritjen e tatimit mbi dividendin, të ardhurat nga qiraja, nga interesat e depozitave etj, nga 10 në 15%; rritja e taksës së qarkullimit mbi karburantet me 10 lekë për litër, heqja e taksës së qarkullimit për naftën e peshkimit, heqjen e taksës doganore për disa lendë të para që përdoren për bujqësinë si dhe rregullime të tjera fiskale, me një efekt neto pozitiv në buxhet prej 13.4 miliardë lekësh.

 

 

 

1 komente në “Cani prezanton buxhetin e 2015-s: Synojmë kthimin e rritjes ekonomike, rrezik borxhi”

  1. etien says:

    UROJME QE TE KEMI ULJE TE PAPUNESISE EDHE RRITJE TE INVESTIMEVE TE JASHTME
    http://bit.do/dashnorit-te-briseides

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje