Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj vlerëson rezultatet e arritura brenda pak muajve që nga miratimi i Paketës mbështetëse për industrinë fason, me rritje punësimi, ngritje ndërmarrjesh të reja, interes nga të huajt për të ngritur fabrika të reja në Shqipëri.
Paketa mbështetëse për industrinë fason e miratuar në muajin Prill pas një sërë konsultimesh që nisën në fillim të muajit janar.
“Paketa fason tregon si duhet të jetë komunikimi qeveri-biznes”, tha Ahmetaj, që shpjegoi hapat që u ndoqën në tre muajt e parë të këtij viti, takimet me përfaqësues të industrisë fason, bizneset, ku 10 u vizituan nga kryeministri Rama, konsultimet me dhomat e tregtisë, u shqyrtuan propozimet, etj.
“Që nga 21 prill, kur u prezantua paketa me 32 masa mbështetëse, hapat e hedhura janë premtuese.Shumë ishin skeptikë për efektët e paketës dhe industrisë, por shifrat tregojnë se nuk kanë pasur të drejtë”, theksoi Ahmetaj gjatë seancës parlamentare.
Sipas tij, deri tani nga 32 masa që përfshin paketa, janë realizuar 23 masa, ndër to 14 akte ligjore, vendime qeverie, është miratuar ulja e cmimit të tokës për qeratë dhe ato me emfitezoë me tarifë simbolike 1 euro.
“Dje Qeveria përfshiu dhe sektorin e agroindustrisë për qeratë”, tha Ahmetaj.
Ministri njoftoi se MZHETS ka lidhur deri tani dy kontrata qeraje për industrinë fason, 2 të tjera janë në proces, ndërsa në konkurrim edhe 3 kompani të tjera.
Ministri parashtroi 3 programet që janë zbatuar sivjet me mbështetje financiare 36 milionë lekë, ndër të cilët Fondi i konkurshmërisë me 20 milionë lekë, ku përfitues janë 19 biznese, Fondi i novacionit ku janë miratuar 27 projekte me grantin prej 19 milionë lekë dhe Fondi për industrinë kreative, ku 13 kompani kanë përfituar 6,1 milionë lekë.
“Nga këto fonde përfitues sivjet janë dhe 11 kompani që operojnë në fushën e industrisë fason”, tha ministri i Ekonomisë, duke shtuar se 60% të fondeve të punësimit i kanë përfituar bizneset e fasonit.
“Këto fonde janë më të mëdha nga vitet e tjera”, tha ministri, duke premtuar fonde më të mëdha në vitin 2015.
Për vitin 2015 ministria e Zhvillimit ka nisur edhe dy programe të reja, sikurse Fondi për sipërmarrjen femërore dhe Fondi për bizneset e reja Start-Up.
“Ne synojnë mbështetetje financiare për 4 vjet për më se 500 biznese femërore”, tha ministri, ndërsa cilësoi se për bizneset e reja “start up” synohet përmirësimi i kushteve për nisjen e bizneseve të reja me fondin 25 milionë lekë për 4 vjet.
“Këto dy fonde u miratuan në shtator”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj. /gj.k/
Ju lumte, mos ndaloni se ndermarri masa, ka vertete ndryshim te dukshem
Kjo gje qe po behet per reformen fason duhet te behet retorik pune edhe per sektorer e tjere te ekonomise sepse esjre nje shembull per tu ndjekur paketa fason
Ne fakt kjo eshte shume me e vlefshme per kte vend se ateher i benin leket qe sillnin beton njerzit kurse tani i kane per te jetuar, shqiperia keto resurse ka dhe nqs ju i shfrytzoni me mencuri duke i kombinuar dhe me keto sherbime do ishte super sukses.
Ore kjo paket fasone eshte nje nder gjerat me te mira qe po behet ne shqiperi, me sa arrij te kuptoj un kjo eshte nje menyre per te zevendesuar emigrantet shqiptare dhe parat qe ato fusin duke i marre ne menyra legale ndaj bravo dhe jepini keshtu.
Ky me duket ministri me kot qe vetem nga sipermarrja smerrvesh.
vetem bla bla ben
Gjendja ku eshte marre ekonomia ishte katastrofike. Masat e marra kane dhene efekt, e ka akoma shme per te bere besoj. suksese
Bravo zoti minister tani me pak pune duhet te arrijme qe te realizojme edhe 14 masat e mbwtura
Nje super bravo per arrtijet e deritanishme.
Ahnmetaj nuk del shume ne TV, po gjithmone rezultate te mira i degjon. Mendoj se eshte me punembaruari nga Ministrat e kesaj qeverie, e cila do thene qe po ben vertet shume ne shtetndertimin ne Shqiperi. Nje proces ky qe ishte lene ne mes te kater rrugeve nga mos qeveria e meparshme po qe tani po u jep fund shqipatrizmave dhe budallalleqeve ne favor te shtetit te se drejtes
Shume vleresime per arritjet dhe punen maksimale qe po ben ministria juaj
Bravo, keto jane arritje konkret dhe jo llafe boshe.
Pune te mbare dhe vazhdoni keshtu se po beni gjerat e duhura.
Lajm shume i mire,bravo dhe suksese.
Rezultat goxha te mira per te permiresuar klimen e bisnesit dhe per te terhequr investitoret e huaj, ju lumte.
Me ne fund po ndihmohen bizneset shqiptare edhe kjo pakete po i vjen ne ndihme shume fasonerine
Hahahahahahahaha po ju komentues jeni pononjes te ministrise apo deshironi te beheni. a nuk behen politikat keshtu me deklarata. shumica e atyre qe punojne ne fason jane kthyer ne skllever se punojne per vetem 15, 000 leke, futini dhe naj kontroll per drita se mund te gjeni cudira
O ju marrte muti shalet juve me gjithe Fasonet dhe Barbonet. Ngelet duke na dale neper media per realizimin e pllanit pese vjecare. Me jeni bere me keq se Sali Berisha i cili thoshte se jemi ekonomia e dyte ne Europe! Ketu edhe ato pak biznese qe operonin duke shfrytezuar krahun e lire te punes, po ja mbathin me taksat e reja qe keni vendose ne buxhetin e ardhshem. Mbajini ne leter qe te genjeni dhe ngushelloni veten ose ndonje sahanlepires te administrates qe genjehet me nje rroge shteti.