Tryeza e PD, reagon MEI: Energjia, emergjencë kombëtare. E zhytët sektorin në një gropë të thellë

6 Nëntor 2014, 17:45Ekonomia TEMA

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka reaguar , pas tryezës së Partisë Demokratike për energjinë elektrike, duke u shprehur se në këtë konferencë kishte vetëm një fjali me vend, që “çështja e energjisë është një emergjencë kombëtare”.

“Në konferencën e zhvilluar sot nga Partia Demokratike mbi problematikën e sektorit energjitik në Shqipëri, kishte vetëm një fjali me vend, të thënë nga ish- Kryeministri Sali Berisha.

Çështja e energjisë është një emergjencë kombëtare. Plotësisht e vërtetë. E kemi thënë ne, e thotë opozita, e thonë edhe ekspertët ndërkombëtarë.

Por vetëm ta thuash, nuk mjafton. E për më tepër nuk ofron asnjë zgjidhje”, thekson MEI në deklaratën për shtyp.

E vërteta, thekson MEI, “është se ka një arsye pse sektori energjitik në Shqipëri është një emergjencë kombëtare. Pasi vit pas viti, qeveria e kaluar mendoi vetëm e vetëm si të zgjaste vitet e qëndrimit në pushtet, duke e zhytur sektorin e energjisë në një gropë çdo vit e më të thellë”.

“Aq keq ka punuar qeveria e kaluar e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, sa qeverisë së re iu desh vetëm një vit punë që niveli i humbjeve të ishte më i ulëti i 10 viteve të fundit, performanca financiare më e larta historike dhe Banka Botërore të jepte për herë të parë një mbështetje financiare prej 150 milionë dollarësh, si kurrë më parë duhet thënë, për të investuar në sektor”, vijon MEI në deklaratë.

Thënë të gjitha këto, shton MEI, “qeveria shqiptare përsërit edhe njëherë qëndrimin e saj se heqja e fashës prej 300 kw është emergjente, pasi në gjithë këto vite ka qenë pikërisht kjo fashë që ka sjellë nivelin e lartë të manipulimit me faturat e energjisë elektrike”.

“Deri më sot në sektorin e energjisë ka patur një padrejtësi të madhe. Disa paguanin e disa jo. Ata që paguanin, paguanin edhe për ata që nuk paguanin.

Kjo padrejtësi ka filluar të marrë fund dhe do të marrë fund. Ligji po zbatohet njësoj për të gjithë.

Çdo konsumator do të paguajë energjinë dhe kush do të guxojë të ndërhyjë në mënyrë të jashtëligjshme në rrjet për të përfituar energji pa e paguar atë do të përballet me ligjin dhe shtetin ligjor”, përfundon deklarata për shtyp e MEI./gj.k/

5 komente në “Tryeza e PD, reagon MEI: Energjia, emergjencë kombëtare. E zhytët sektorin në një gropë të thellë”

  1. koli says:

    Kte e dime te gjithe shqipetaret dhe e dallojm dhe lehte dhe kte pune qe keni nisur ju ndaj vazhdoni keshtu.

    1. heroi says:

      Energjia jo vetem emergjenc kombetare, pa drita e pa uje eshte mesjet akoma, nuk jemi i ketill vend ne pavarsisht se na kane qeverisur ca palo hajdut e kriminele eshte detyra juaj ti vini ne vije ndaj merrni persiper dhe kostot qe ka.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Populli i ka denuar me 23 qershor,duke i larguar nga pushteti.
    Mbas nje viti qeverisje,keni ritme te ulta,ne luften kunder vjedhjeve,deshmuat se mund te kishit shmangur te gjitha vjedhjet,po te punonit me keto ritme.
    Ne shifrat e vjedhjeve dhe humbjeve ne rrjet,nuk ka informacion,sa shpenzon pushteti lokal dhe qendror ?!
    Pervec rritjes se cmimit,popullit i faturohet me pa te drejte TVSH-ja,konsumi i energjise ne pushtetin qendror dhe lokal.
    Keto jane pagesa shtese te “fshehta”,ku pushtetaret marrin borxhe bankare,pasi kane shperdoruar taksat qe ka paguar populli.
    Ngrohjet me kondicionere ne bashkite dhe institucionet qendrore,kur femijet ne shkolla,shtrengojne duart mes kembeve,si dhe kredite bankare te institucioneve,tregojne se qeveria,nuk gezon lluksin e shperdorimeve te energjise dhe te taksave.
    Ne fazen e pare do mjaftonte,vetem ulja drastike e vjedhjeve,nuk eshte pak 150 miljon dollar!
    Rritja e cmimit, do sjell te njejtin gabim te qeverise Berisha,do kenaqet me leket e cmimit,do neglizhoj vjedhjet.

  3. PERENDIMI says:

    Puna e qeverise tuaj z.minister nuk eshte te justifikoheni me punen qe kane bere ata qe iken se ata e morren pergjigjen nga populli qe ju po i coni tatimet dhe cmimet e te gjitha artikujve me te domosdoshme per te jetuar atyre qe jane me te regulltit ne te gjitha pagesat. Por para se te hiqni fashen mbrojtese me 300 kw dhe te ulni TVSH. e energjise e te ujit ne 6% sipas premtimit dhe te pajisini te gjithe konsumatoret e energjise dhe te ujit me faturen e konsumuar pavaresisht se shtepine e ka te legalizuar apo jo qe te jene te gjithe te barabarte me likujdimet per te gjithe kohen qe nuk eshte paguar si edhe te paguajne te gjitha bisneset qe vjedhin energjine e ujin se bashku me gjoba e me kamatvonesa dhe te paguhen 100 % atehere do te jemi dakort edhe me rritjen e cmimit sepse keshtu si mendoni ju qe “kali qe zihet ne zarar shine gjithe lemin” eshte shume gabim dhe me pasoja te mevonshme. Faleminderit.

  4. petrit zela says:

    Qeverija nuk po i demostron potencialet e saj ekzekutive,ku me 23-06-2013-ten populli me voten e tij I dha pushtetin absolut,qe maxhoranca
    aktuale duhet ti jepte zgjidhje perfundimtare problemeve akute-social
    ekonomike qe perfshiu vendin tone keto 24-vjet..Duhet pranuar se opinjoni I brendshem dhe I jashtemi I kane bere thirrje qeverise aktuale qe te jete me active ne zgjidhjen e problemeve,qe aq te domosdoshem kane qene dhe do te mbeten per integrimin e shqiperise ne
    BE-n.Ndoshta mund ti jene krijuar dhe pengesa,qerres se qeverise nga
    vete kualicioni qeverises,prandaj dhe qeverija nuk po ecen me ritmin e duhur..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje