Basha në Kukës: Qeveria nuk po reflekton, po e çon zullumin edhe më tej

14 Nëntor 2014, 12:31Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar sërisht Qeverinë nga Kukësi për përkeqësimin e gjendjes ekonomike të shqiptarëve.

Basha prej disa ditësh ka nisur një tur takimesh me qytetarët në qarqe të ndryshme, duke ftuar ata të marrin pjesë në protestën që do të organizojë Partia Demokratike.

 

Papunësia, varfëria dhe shtrenjtimi i çmimeve, rritja e cmimit te naftës, ndërperja e energjisë elektrike, janë problematikat e qytetareve te Kukësit sot, ndersa dhe qeveria i ka lënë në harresë dhe pa investime.

Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarët, duke u ndalur me banorët e Kukësit. Ata kanë shprehur shqetësimin për gjendjen tepër te vështirë ekonomike, papunësine e lartë dhe mungesen e investimeve.

Basha pasi ka dëgjuar banorët, është shprehur se “problemi është që në vend që të reflektojnë e të tërhiqen nga rruga e gabuar, po e çojnë zullumin edhe më tej.

Do ta rrisin çmimin e energjisë kur s’kanë hapur asnjë vend pune. Taksat po i rrisin prapë për 2015. 460 milion dollarë më shumë parashikojnë qe t’u marrin shqiptarëve”. /gj.k/

6 komente në “Basha në Kukës: Qeveria nuk po reflekton, po e çon zullumin edhe më tej”

  1. Kuksjani says:

    Do te rrisin cmimin e energjis elekrike thote ky:
    Po kush ka paguar o gomar energji elektrike ne Kukes?
    Ti ke qene o gomar qe ke thene ma jepni voten e mos paguni energji elektrike.E theme kete se:ku ishe o Lulushka ti qe per 8 vjete nuk i the kujte te paguaj korentin?ishte e ……

  2. Kuksjani says:

    Po mi nxorri Lulushka vetem 100 shtepi ne kumunat qe ka dale deputet Flamur Noka(flamuri pa bishte) i jepe shume te drejte.
    Ne te kunderten…..

  3. Kuksjani says:

    Te shkojne ne bashkin Kamez e te shikojne se, kush paguajne energjin elektrike.
    Pagesa behet vetem nga vandalit,NGA VERIU ASTENJE.
    KESHTU U KA THENE SALIU e Meziu.Vetem voten bjere tek une ka thene plaku Sali,sa per energjin,VARI HAJDARIN,vari hebet.

  4. si kudo says:

    Kukesin e kane lene krejt pasdore, tere veriun. Me ata njerez me kulture e qytetare qe ka pasur ai qytet, eshte e pabesueshme si eshte katandisur.
    Nuk i paguajne dritat sepse shteti nuk u jep toke ose demshperblim per tokat e permbytura nga liqeni.

  5. sherifi says:

    Jam kurioz,mire keta qe po rrisin varferin,po ky cfar u premton njerezve,duke e ditur fare mire se si e lane vendin mbas 8 viteve.
    Po ato 460 milion dollar jane afersisht sa ato 220 milion euro qe vodhe zotrote ne rrugen e kombit.

  6. tropojani says:

    mire e ka populli shkrete,pa pune pa asgje cmime stratosfere,as nuk ka rend as qetesi e mbi te gjitha kane punesuar njerez me precedent dhe kane lene rrugeve ata socialistet e ndershem qe thote berisha me ironi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje