Bushati takon Stoltenberg, e fton për të vizituar Shqipërinë

14 Nëntor 2014, 13:12Politika TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka ftuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s që të vizitojë Shqipërinë në përputhje me agjendën e tij të punës.

Gjatë një takimi në Bruksel, Bushati dhe Jens Stoltenberg diskutuan për rajonin, ku u trajtua politika e dyerve të hapura të NATO-s dhe intensifikimi i bashkëpunimit rajonal veçanërisht në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

Ministri Bushati, duke vlerësuar lart rolin dhe praninë e KFOR-it në Kosovë, përsëriti qëndrimin e Shqipërisë për domosdoshmërinë që NATO të ketë marrëdhënie institucionale me Kosovën.

Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s trajtuan tematikën e rëndësishme të kërcënimeve dhe sfidave të reja ndaj sigurisë Euroatlantike, si nga lindja ashtu dhe nga jugu, duke vlerësuar lart kohezionin dhe unitetin e vendeve aleate të dëshmuar në Samitin e Uellsit.

Ata trajtuan gjithashtu edhe specifikën e vazhdimësisë së pranisë së NATO-s në Afganistan me përfundimin e këtij viti, nëpërmjet misionit të ri të udhëhequr nga NATO, Resolute Support, që do të ndihmojë në vazhdimësi autoritetet e Afganistanit për konsolidimin e mëtejshëm të paqes dhe sigurisë në vend.

Në mbyllje të vizitës në Bruksel Ministri Bushati zhvilloi takime edhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar Evropian për Punët e Jashtme, Elmar Brok, me kreun e delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë Monica Luisa Macovei, me  Raporterin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein dhe me eurodeputetin Eduard Kukan. /gj.k/

2 komente në “Bushati takon Stoltenberg, e fton për të vizituar Shqipërinë”

  1. enter says:

    POlitika shqiptare e te dyja kraheve shquhet per idiotesine qe kedo qe takojne do e ftojne ne Shqiperi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje