Peleshi në Elbasan për "Rilindjen e Qyteteve": 40% e buxhetit për investime në qytete e fshatra, do transformojmë masakrën urbane

14 Nëntor 2014, 18:38Politika TEMA

Qeveria do të japë mbështetjen e duhur për zhvillimin e qyteteve . Kështu ka deklaruar zv. Kryeministri Niko Peleshi nga qyteti i Elbasanit, ku mori pjesë  në forumin për promovimin e programit për rivitalizimin e qyteteve. Ai tha se bashkitë e vendit nuk kanë fondet e mjaftueshme për zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

“Ne duam të zgjojmë një kulturë tjetër, që kanë të bëjnë me kulturën, sportin. Ne duam të krijojmë kushtet për të rinjtë, për kulturën sportin, që të largohen nga kafenetë, për mes programit të transformimit urban të qyteteve. Në këtë kuadër 40 % e investimeve shkon për qytetet e fshatrat. Një risi tjetër është edhe fakti se bashkitë e lëna vetëm deri më sot, vuajnë nga mungesa e kapaciteteve dhe ekspertizës projektuese. Dhe për këtë kemi nisur një thirrje prej 2 mld dollarë, e cila në fund do të përzgjedhë një grup studiosh projektimi që do të jenë në funksion të qyteteve, duke rritur në këtë mënyrë cilësinë e projektimit, çka do të thotë plotësim më i mirë i nevojave dhe qëllimeve.” u shpreh Peleshi .

Peleshi u shpreh se transformi urban do të garantojë shkëputjen nga periudha e tranzicionit dhe kthimin e Shqipërisë  në një vend normal.  Zv.kryeministri Peleshi vuri theksin edhe ne zhvillimin kulturor të qyteteve dhe orientimin e të rinjëve drejt trashëgimisë.

Ai shtoi se forumet për programin e rivitalizimit te qyteteve do të vijojnë edhe në qytetet e tjera të vendit.

Në forumin “Rilindja e Qyteteve dhe Bashkëjetesa”, Peleshi theksoi se ky forum është pjesë e programit për rimëkëmbjen dhe transforimin e qyteteve të Shqipërisë, pas  masakërs urbane që është bërë në vendin tonë këto 25 vjet demokraci./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje