Vizita e Ramës në Serbi/ Kukan: Hap i rëndësishëm mes dy vendeve. Kujdes me përdorimin e retorikave

14 Nëntor 2014, 17:10Politika TEMA

Europarlamentari Eduard Kukan ka vlerësuar vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Serbi si një hap i rëndësishëm përpara në marrëdhëniet mes dy vendeve, sikundër i ka sugjeruar liderëve të të dy vendeve që të përdorin në mënyrë më të përgjegjshme retorikën e tyre.

Në këtë aspekt, Kukan theksoi se Kryeministrat  Rama e Vuçic duhet të përdorin “udhëheqjen dhe urtësinë e tyre” për t’i dhënë një shtysë të re përmirësimit të marrëdhënieve midis vendeve dhe për të reduktuar tensionet e ndezura javëve të fundit.

Këto komente europarlamentari Kukan i ka bërë në të përditshmen serbe “Danas”.

Në idhje me deklaratën e bërë nga Rama në konferencën e përbashkët me homologun Vuçiç mbi pavarësinë e Kosovës, Kukan u shpreh “mendoj se është e nevojshme që çështjet e ndjeshme midis Serbisë dhe Shqipërisë të zgjidhen në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi.”

Komentet e Kukan janë në vijim të deklarimeve të bëra nga europarlamentarë dhe përfaqësues të Bashkimit Europian mbi vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Beograd.

Vizita dyditore është vlerësuar nga Brukseli dhe Departamenti amerikan i Shtetit, ndërsa ajo u konkretizua me nënshkrimin e 3 marrëveshjeve dypalëshe.

Kreu i Qeverisë serbe është ftuar nga homologu shqiptar për të vizituar Tiranën vitin e ardhshëm, ftesë kjo që gjithashtu është përshëndetur nga ndërkombëtarët./gj.k/

1 komente në “Vizita e Ramës në Serbi/ Kukan: Hap i rëndësishëm mes dy vendeve. Kujdes me përdorimin e retorikave”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje