Rama në Suedi, do flasë në samitin "Creative Time". Vlerësohet vizita në Serbi

14 Nëntor 2014, 19:28Politika TEMA


Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë dyditore në Stokholm, ku është ftuar të mbajë fjalën kryesore në samitin “Creative Time”.

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Rama takoi Kryeministrin suedez Stefan Löfven me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet dypalëshe gjatë një drekë pune të organizuar në selinë e qeverisë së Suedisë.

Kryeministri Rama e falenderoi Kryeministrin Lövfen për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Shqipërisë, sidomos sa i takon edhe procesit të integrimit europian. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona u cilësuan të shkëlqyera dhe Kryeministri Lövfen përgëzoi qeverinë shqiptare për reformat e ndërmarra.

Një çështje e rëndësishme e bisedës ishte edhe vizita e fundit e Kryeministrit Rama në Serbi si dhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit.

Më herët, Kryeministri Rama bisedoi dhe me ambasadorët suedez të akredituar në rajon dhe iu përgjigj interesimit të tyre mbi zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë./j.h

5 komente në “Rama në Suedi, do flasë në samitin “Creative Time”. Vlerësohet vizita në Serbi”

  1. Shefqet Cela says:

    SI SHUME SHTETE PO E FTOJNE RAMEN, PER TE REFERUAR NE KONFERENCA.
    NUK KANE HABER QE NJERI PO BEN BUUUUM. KA QENE I IZOLUAR NGA EVROPA.

  2. Arti says:

    Ec perpara….Gjithe kete energji pozitive per te miren e vendit. Me ne fund the right man. Respekte.

  3. lan says:

    Bravo Edi. Perqendroji marrdhenient me vendet me te zhvilluara te botes, sic eshte Suedia dhe vendet e tjera skandinave. Keto vende kane sistem socialo-ekomik me te avancuaret ne bote. Leri ne dore te dyte mardheniet me Turqine, Katarin, Kuvajtin…etj.

  4. olof palmeiras says:

    ….Ben mir qe shkon pak ne Stockholm,nga forumi Creative Time varet fati I gjithe Ballkanit,jemi the gjithe aty me sy e veshe ne ankth te shohim se c rrjedhe do te marin ngjarjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje