Rreziku nga terrorizmi, prokurorë amerikanë në Tiranë e Ballkan

14 Nëntor 2014, 18:40Politika TEMA

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka vendosur të sjellë në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit prokurorë të nivelit të lartë, për të ndihmuar në përpjekjet e tyre për parandalimin e bashkimit të shtetasve të tyre me grupime terroriste.

Një nismë kjo e marrë si pjesë e përforcimit të programit për luftën kundër terrorizmit.

Njoftimin e dha vetë prokurori i Përgjithshëm amerikan, Erik Holder, i cili shprehu bindjen se personeli amerikan do të ndihmojë në hetimin e atyre që kthehen nga Siria, si dhe në parandalimin e nisjes së të tjerëve për në zonat e nxehta të Lindjes së Mesme

Mund të deklaroj se me ndihmën e Zyrës së Kundërterrorizmit, Departamenti i Drejtësisë ka vendosur të dërgojë disa prokurorë federalë dhe këshilltarë të lartë policorë në rrajone kyçe si Ballkani, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, për të punuar me autoritetet e këtyre vendeve në përpjekje për të rritur aftësitë e tyrë për të hetuar dhe ndjekur luftëtarët terroristë.

Këshilltarët e Departamentit të Drejtësisë ndodhen tashmë në katër vende të Ballkanit dhe shpejt do të dërgojmë atje edhe këshilltarë rajonalë për kundërterrorizmin”, tha ai, raporton Ora News.

Prokurori, i cili do të punojë si koordinator rajonal i departamentit për kundërterrorizmin, do t’i bashkohet stafit amerikan të pranishëm në vendin tonë, por edhe në Bosnje, Kroaci, Kosovë e Serbi.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe ai i Shtetit punojnë prej kohësh bashkë për të dërguar prokurorë jashtë Shteteve të Bashkuara për të rritur kapacitetet e vendeve të ndryshme për të luftuar krimin.

Holder e dha njoftimin pasi u takua me zyrtarë të Bashkimit Europian, ku tema kryesore ishte kthimi në shtëpi i luftëtarëve që kishin luftuar në vende të huaja.

5 komente në “Rreziku nga terrorizmi, prokurorë amerikanë në Tiranë e Ballkan”

  1. kapni jarin byrishin lulken argi shkerdhenin ,
    kta jane organizatoret e islamit ne shqiperi
    ah mos me harru . Pysni edhe janullatosin ,ai o shefi misionit spalmit ne shkypni

    harrut takimin e bashes me gaddafin ne tripoli ?
    cfar kerkoni me , ja ku e keni qenin e islamit

    1. albatros says:

      Po keta nga nje ane i krijojne vete keto organiata dhe ne anen tjeter bejne sikur i luftojne , te pirdhen keta kerma nga toka shqiptare, bythezinjte dhe legenat e amerikes

  2. tfg says:

    DASH for Albania:
    -sunite 78%
    -shiite 02%
    -katolike 10%
    -orthodhoxe[autokefale shqiptare],fatkeqsisht vetem 07%
    -te tredhur[atheoi] 03%
    Rama: nje koqe kandari,i duket vetja kryeminister i Luxenburgo….!!

  3. tan says:

    i prun per mi ba shantazh kujdo qe mund te flas per zhvatjen dhe skllaverimin e popullit tone dhe gjith popujve, terrorizmi qe keta te flliqur e kan armen te shpikur dhe praktikuar ne formen me te flliqt prej tyre te poshterojn te skllaverojn te vrasin te zhdukin dhe pastaj ne emer te demokracis te quajn terrorist, asnje njeri i thjesht i cilitdo populli ska pretendime te fes apo diçkaje tjeter vetem kur keta nderhyn me te vetmen metod qe e praktikojn mir perça e sundo. Zoti i shkaterroft qe popujt te shpetojn nga ligesija e ameriks te flliqt.

  4. tan says:

    komentet i kam ma shum per ju o mero mos vdisni lapardhak e bythlepirsa siç jeni sot se sdo merrni as mall e as pasuri me vehte e edhe nuk e dini ne do e gezojn femit tuaj ate, kine frig zotin e mos u beni prej zullumqareve se do paguani pa dyshim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje