Samer: Guardiola është pak i çmendur

20 Nëntor 2014, 15:18Sport TEMA

Drejtori sportiv i Bajern Mynih, Matias Samer, thotë se Pep Guardiola është “pak i çmendur”, por thotë se ati i pëlqen të punojë me të.

Pasi këtë javë nënshkroi vazhdimin trevjeçar të kontratës me klubin, 47-vjeçari thotë se është kënaqësi të punojë krahas ish-menaxherit të Barcelonës, raporton Telegraf.

“Ai është një trajner gjeni dhe paksa i çmendur në aspekt pozitiv.

Gjithë çfarë mund të them është se është shumë argëtuese të kërkojmë caqet tona krahas tij. Është kënaqësi të punoj me të”, ka thënë Samer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje