Man. Junaited ofron 23 milion euro për Shaqirin

18 Nëntor 2014, 15:03Sport TEMA

E ardhmja e Xherdan Shaqirit mund të jetë te Mançester Junaited.

“Djatë e Kuq” janë skuadra më e fundit që i është shtuar radhës së gjatë të ekipeve që kërkojnë të marrin shërbimet e sulmuesit me origjinë shqiptare, por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës.

E përditshmja britanike Daily Star zbulon se drejtuesit e Junaited kanë gati një ofertë prej 18 milionë sterlinash për të bindur Bajernin të lërë të lirë futbollistin 23-vjecar, dhe nga ana tjetër të mposhtin konkurencën e Liverpulit, që dëshiron me cdo kusht te ketë në skuadër Shaqirin.

Forma e mirë e lojtarëve të tillë si Roben, Gëtce dhe Riberi ka bërë që ish- lojtari i Bazelit të ketë shumë pak hapësira në formacionin e kampionëve të Gjermanisë, dhe kjo është një nga arsyet që gjatë muajve të fundit Shaqiri ka shprehur hapur dëshirën për tu larguar nga skuadra bavareze.

Trajneri i Mançester Junaited, Luis Van Gal sheh te 23-vjecari me pasaportë zvicerane një futbollist me shumë vlera në projektin e tij për të ringritur në majat e futbollit anglez dhe atij europian “Djajtë e Kuq”.

Megjithatë, nuk janë vetëm Mançester Junaited dhe Liverpuli dy ekipet që janë të interesuara për shërbimet e Shaqirit, pasi edhe klubi italian i Juventusit e pëlqen shumë djaloshin nga Gjilani, ndërkohë që nuk qëndrojnë pas as skuadra të tilla si Interi, Roma, Volfsburgu dhe Totenhemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje