Ja si do të luajë Italia ndaj Shqipërisë

18 Nëntor 2014, 14:59Sport TEMA

Pas barazimit në San Siro me Kroacinë, në kuadër të eliminatoreve të Europianit, Italia e Antonio Contes zbret me një formacion krejtësisht eksperimental në miqësoren me Shqipërinë.

Trajneri i kaltërve ka grumbulluar 14 lojtarë të rinj, që kurrsesi nuk përbëjnë bërthamën e grupit që ka si objektiv kualifikimin në finalet e Euro 2016.

Vetëm nga Sampdoria dhe Genoa, dy skuadrat e Gjenovës që luajnë në Serinë A, janë afruar 8 lojtarë. Gjithsesi nuk mungojnë lojtarë të tillë si Bonucci, Giovinco, Poli dhe Destro, që janë alternativa të rëndësishme për Antonio Conten, por që nuk janë aktivizuar me Kroacinë, raporton Sport News.

Ndaj Shqipërisë Italia pritet të luajë me këtë formacion:

Në portë Perin, në mbrojtje De Silvestri, Bonucci, Morreti dhe Antonelli, në mesfushë Parolo, Sturaro dhe Bonaventura dhe në sulm Cerci, Giovinco dhe Destro.

Në dispozicion të Contes janë gjithashtu Sirigu, Rugani, Acerbi, Rossettini, Criscito, Aquilani, Bertolacci, Poli, Gabbiadini, Okaka dhe Matri.

Italia kthehet në Luiggi Ferraris gati tre vjetësh, pasi takimi i fundit i të kaltërve në këtë impiant është luajtur më 29 shkurt të 2012, në humbjen 0-1 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2 komente në “Ja si do të luajë Italia ndaj Shqipërisë”

  1. Fredi says:

    Ceshtja eshte si do te luaje Shqiperia. Ne duhet te hedhi
    Ne fushe nje formacion sulmues per te provuar veten me skema te tjera. Ky eshte rasti me i mire per ta bere. Rezultati nuk ka fare rendesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje