Prefektura e Xhenovës konfirmon zhvillimin e ndeshjes Itali-Shqipëri.
Pas dyshimeve të së shtunës, sot erdhi konfirmimi zyrtar.
Miqësorja mes Italisë dhe Shqipërisë, ndeshja e parë në histori mes dy kombëtareve, do të luhet rregullisht në stadiumin “Luixhi Ferraris” të Xhenovës pasnesër në orën 20:45.
Moti i keq, që të shtunën kishte përkeqësuar sërish gjendjen në kryeqendrën e Ligurias, nuk pritet të sjellë shqetësime të tjera gjatë këtyre ditëve, kështu që, pas një mbledhjeje të zhvilluar sot në mëngjes në Prefekturën e Xhenovës, u vendos që sfida me kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi të mos ndryshojë seli.
Të gjithë arkëtimet nga shitja e biletave për këtë ndeshje do t’i shkojnë qytetit të Xhenovës, në emergjencë për shkak të përmbytjeve të disa javëve më parë.
I urojme kombetares sone te zhvilloje nje ndeshje te mire, siç beri me Farncen.
Bej çudi me gazetat shqiptare se si e shkruajne sot shqipen. Kam vene re se pothuajse te gjitha, emrin e qytetit italian Genoa (ne italisht), e shkruajne ose Xhenoa, ose Xhenova, si ne kete shkrimin ketu, dhe asnje nuk e shkruan Gjenova, siç eshte ne drejtshkrimin e gjuhes shqipe. Nuk e di pse, ndoshta u duket se e zbukurojne shqipen po ta sperkasin me nje çike arome italisht ose anglisht, kur ne te vertete e shemtojne ate. Nuk eshte vetem ky gabim qe bvehet, por ka shume te tille.
Ne Italisht shkruhet Genoa,lexohet Xhenoa,sipas shqiptimit Italian e shkruajme dhe ne.xhenoa duhet e jo gjenova.Sipas radakes sime.
Ne Shqip quhet Gjenova dhe jo me ‘xh’ gegerisht!
Sigurisht qe ti shkruan edhe “gjaketa”….
Shkodran, bukuria e drejteshkrimit te gjuhes se standartizuar shqipe eshte qe ka mare nga te dy dialektet, pra shkruhet Gjenova dhe xhaketa dhe jo te dyja me “gj” ose me “xh”. Ka dhe shume shembuj te tjere qe gjuha e standartizuar eshte mbeshtetur ne njerin dialekt apo ne tjetrin, psh. ne fjalen “mesues” dhe te gjitha fjalet e tjera me kete mbarese “ues”, eshte mare per baze dialekti geg dhe jo ai tosk, sepse do te shkruej mesus, perpunus, etj, siç thuhet ne dialektin tosk.
Me falni qe e zgjata, por kjo me sjell nder mend ate qengjin qe pi ne dy nena, pra kur ke dy nena, pse duhet te pish vetem ne njeren prej tyre?
Duket qe çdo njeri ketu ka italishten e vet shqipen etj!!!- Ne alfabetin shqip i kemi si gj-ne ashtu edhe xh-ne qe dikush e quan gegerisht !?-Atehere ta heqim xh-ne nga alfabeti apo TA PERDORIM perderisa e KEMI ? O shqiptare ,nuk kemi nevoje TE SHPIKIM rregulla,ato I KEMI dhe shume te sakta fale baballareve te kombit qe na kane lene nje pasuri te shkelqyer sidomos me alfabetin shqip,dhe ne duke qene MOSNJOHES te ketyre rregullave fillojme e shpikim…rregullat tona !!! Genoa eshte klubi i futbollit dhe GenoVa eshte qyteti.Shqiptohen me XH dhe jo me GJ pasi ne italisht gj-ja s’ekziston.Per te qene sa me afer gjuhes meme ,origjinales qe ne kete rast eshte italishtja,duhet te qendrojme tek xh-ja ne shqiptim pra Xhenova.Genoa (pa v) e shqiptonin dhe e quajten anglezet qe krijuan klubin e futbollit te parin ne Itali me 1893 dhe fituan edhe kampionatin e pare ne Itali.
Shqipja eshte gjuhe e lashte keshtu qe perdor emertimet e lashta. Qyteti quhet Genoa por edhe Genova dhe qytetaret Genovese.Ne e njohim Gjenova,me emrin e vjeter. p.sh. ne kemi Vlora-qytet dhe Vlonjat-qytetar, e cila vjen nga emri i lashte Aulona=Vlora. ose Dubvronikun e Kroacise ne e njohim si Raguza.
Mos u merrni shume me emrin e Genoas ,por merruni me ndeshjen qe do te zhvillohet .
Kam mendim se do ta marim nje barazim ,perkunder faktit se Italianet do luajne me ekipin rezerve .
Qe ne kohen e Venedikut (Venecia) emrat e qyteteve Italiane edhe atyre kryesore Europiane jane Shqiperuar, sikurse ndodh rendom ne cdo fjalor te cdo gjuhe fjalet huazohen, e si te tilla, nuk aplikohen rregulla shqiptimi mes tyre, thjesht mbeten ashtu (Shqiperia-Albania psh) Nga ana historike Genova gjithmone eshte shqiptuar si Gjenova apo Geneva si Gjeneva. NUk ka shume hapesire per debate drejtshkrimi ketu mendoj une. Thjesht ka mbetur ashtu, mbase edhe mund te ndryshoje neser kushedi. Pune brezash eshte.
Urojme fitore djemeve tane!