Shqipëria barazon me Francën, në një ndeshje gati perfekte

14 Nëntor 2014, 22:45Sport TEMA

Shqipëria ka marrë një rezultat të shkëlqyer në Francë.

Kombëtarja e drejtuar nga Xhani De Biazi ka barazuar 1-1, por ka qenë shumë pranë fitores në miqësoren e luksit.

Ka qenë Mërgim Mavraj ai që ka kaluar në avantazh shqiptarët në minutën e ‘42, pas një pjesë të parë të shkëlqyer nga ana e kombëtares sonë.

Pjesën e parë Shqipëria ka pasur dy raste shumë të mira me Canën dhe sërish me Mavrajn, ndërkohë që Franca pothuajse nuk e ka rrezikuar asnjëherë portën e Etrit Berishës.

Ndërkohë, edhe më fillimin e pjesës së dytë, Shqipëria ka pasur disa raste të mira me Lenjanin dhe me Hysajn.

Por, një shpërqendrim në mbrojtje dhe lodhja, kanë bërë që Franca të barazojë me Griezman në minutën e ‘73.

Gjithsesi, kombëtarja jonë ka rezistuar dhe ka mundur që të marrë një barazim, që mund të konsiderohet si një rezultat historik, përballë një ndër ekipeve më të forta në botë.

Ndërkohë, në ndeshjet e zhvilluara në grupin tonë, mund të thuhet se rezultatet favorizojnë Shqipërinë, duke qenë se Serbia ka humbur në shtëpi me Danimarkë 1-3, ndërsa Armenia ka humbur me Portugalinë 1-0.

Edhe pse Danimarka dhe Portugalia na kanë kaluar, Serbia dhe Armenia tashmë janë shkëputur ndjeshëm dhe Shqipëria jo vetëm që mund të mbrojë vendin e tretë, por mund të synojë edhe një nga dy vendet e para./b.l

 

Momenti i golit te Mavraj

29 komente në “Shqipëria barazon me Francën, në një ndeshje gati perfekte”

  1. alfredi says:

    Nje bravo e madhe per kombetaren tone ,

    1. Pelasgian says:

      HERA E PARE NE JETEN TIME QE KOMBTARJA M’ESHTE DUK TAMAM EKIP EUROPIAN !!!

      Mbrojtje gati perfekte ,kundersulm perfekt dhe shume i shpejt , pasime te sakta !

      Gjithmon kshtu duhet te luajme, gjithmon kemi frike se mos te tjeret jan shume superior prandaj edhe nuk arrijme te tregojme te gjithe vlerat tona .

      Le te jet kjo ndeshje nje shembull per ndeshjet e ardhshme !

      BRAVO DHE NJEHER PER KOMBTAREN DHE DE BIAZIN !

  2. titi says:

    Platinia e konsideron “provokacija”. Forca Shqipri.

  3. tigriblu says:

    pershendetje Platinise …. ropt e shpise

  4. kashi says:

    jo………. franca barazoj me shqiperine

  5. tori says:

    Ndeshje fantastike e kombetares tone.Me pak fat edhe mund te fitonim,megjithate eshte nje rezultat shume i mire qe na e mban morlin lart. Shume faleminderit cunave!! ?

  6. athina says:

    Gjithmone keshtu ndodh,pastaj ngelim te fundit ose parafundit.Greqia eshte katandisur me keq nga ne,humbi nga ishujt Faroe.

  7. Ale says:

    Bravo! luajte me gjithe shpirt , por sic u pa humben 3-4 raste ne kundersulm qe mund te ishin gola te sigurte. Kane nevoje per nje pregatitje fizike me te mire dhe qetesi para portes kundershtare.

  8. Wendy-B says:

    BRAVO cunat e kombetares!

  9. Artan from Montreal says:

    O gazetar i Tema’s ! Nuk barazoi Shqiperia por Franca se te ishte per Shqiperine ne ishim me fitore.

  10. nrj says:

    Bravo SHQIPËRIA!
    SUKSESE!

  11. Cimcakizi says:

    Me 3pikshin qe duhet te na japin ne 2dhjetor plus fitore te detyruar ne mars me armenin jemi 10 pire.pastaj jane 3 NDESHJET per jete a VDEKJE. O turgofagos cfari ndodhi griqise o byrazer ishujt faroe rebetiko ne mes te athina.hahha

  12. Illyrian says:

    Greqia mundet nga Ishujt Faroe (0-1) ne Gerrqi
    Serbia shenon qe ne minuten e 4, por me vone “I ul breket” perballe Danimarkes dhe mundet (1-3) ne Serpi
    Portugalia mund Armenine 1-0

  13. skelari migrues says:

    Ndeshje që na forcon krenarinë…
    Por, Mero, ti e di që uji fle e hasmi s’fle – në fund të ndeshjes, kur futbollistët po përshëndesnin tifozerinë, u vu re dukshëm një flamur me fushë të zezë e shqiponjë të bardhë – ngjyra tipike të ISIS, që ishte në përmasa jo të vogla, pozicionuar në mes, e valvitej dukshëm. Duhet të zbardhet ky detaj (unë e kam një ide se kush e pse) se është mjaft problematik. Edhe Federata duhet ta trajtojë këtë situatë me forcë…

  14. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Reazultati i sotshem eshte komod edhe pse ishte ndeshje miqsore .
    Me shume se rezultati me pelqeu skema e DI BIAZIT ne shenimin e golit me Realizator Mavraj .
    Me perveloi shume fitorja e Protogallise ne ARMENI kur e dime se Armenet trajnohen nga Bertli Wogst .
    Kishja nje fiksim se Armenet do ta mernin Barazimin ,por si edhe me DANEZET ,Proto-GABELEVE u mjaftoi nje Gol i vockel per 3 piket .
    Sa per HALUCIONANTET mbas Pederes I don’care .
    Me se shumti do te doja dhe nje barazim me Pipinot .

  15. Giacomo Pucini says:

    Oh sa bukur djemte e Shqiperise! E them pa asnje lloj kompleksi qe eshte jo vetem mire te jesh shqiptar por eshte dhe shume e veshtire.

  16. mirel says:

    Superndeshje!
    Kombetarja provoi dhe njehere qe ata e meritojne te gjithe mirenjohjen tone. Ata moren ne France 3 pikshin e Beogradit.
    Platinia dhe nje shpulle ne fytyre.

  17. astrit says:

    Respekte per kombetaren tone te futbollit.De Biazi ka aritur te ndertoj nje ekip profesional.Uroj qe te vazhdojme ne fitore e cilesi futbolli

  18. athina says:

    Keshtu ndodh gjithmone,pastaj dalim te fundit ose parafundit.Dhe Greqia eshte katandisur me keq nga ne,u mund nga ishujt Faroe.

  19. sokrat says:

    Do ishte me madheshtore te kishin fituar me ekipin e Platini pordhes, per t’i treguar se nuk jemi ekip koti dhe se ne Serbi do te kishim fituar!

  20. Basha i Gjetajve says:

    Platinia një Kërriç
    Ndërroi mbiemrin n’Platinoviç
    Po pse mor Platini
    Tregove vehten kaq të zi
    3 me 0 n’tavolin për Serbinë
    Që as vet ku janë, ata nuk dinë
    Platinoviç ore vromë
    Goli Mavrajt ishte bombë
    Që shpërtheu n’mes t’Francës
    Si ai droni n’mes t’Beogradit
    Një përgjigje alla shqiptore
    Në kët ndeshje miqësore
    More dhuratë një gojore
    Platini, Platinoviç
    A e sheh që je një Krriç !

    1. Pelasgian says:

      hahahahahhahahah aaaa shka a shka ,,, ishalla riluhet neshja me ju se TE GJATIN ME GUNGA do merrni . Po si e hoqet Dikun ( Kuracin ) kaq shpejt ?????

      Ju ishit edhe te favorizumit ne grup ,,tashti keni ngel posht Shqipnise e na ” lujme koqe ” me ju . Hhahahahahahahha kukuuuuuu breeeeee —efekti i Dronit e i Rames !!!

  21. Kendveshtrim tjeter says:

    Ajo qe me terhiqte vemendjen,ishte perdorimi i skemave taktike, ne sulm !
    Goli ishte rezultat i skemave dhe veprimeve individuale te Mavrajt.
    Duhet te kishim shenuar dhe golin e dyte,por topi goditi krahun e portjerit.
    Kemi pesuar gol, perseri ne krahun e majte te mbrojtjes !
    Mbase rreshtimi ne mbrojtje duhet te kombinohet me pozicionin artificial jashte loje,veprim qe kerkon kordinim perfekt te levizjes se lojtarve,per te dale nga zona.
    Ne kete takim fjalet me te mira i takojne te gjitheve,ne vecanti sulmit.

  22. goal says:

    PRAPE ME GREQINE MERRENI JU.BO CA KOMPLEXI.HARROJENI PER NJE MINUTE ORE MUNDET TE NDIHENI ME MIRE…

    1. FSHF says:

      Po ty pse te djeg mor pall?

      1. realisti says:

        Keti Goal i djeg sepse eshte i spermes raciste orthopordhiste grekojevgjiste.

  23. Klajdi says:

    Loje fantastike duhet me teper perqendrim ne pjesen e dyte,por kjo falet po luanim me Francen jo me Luxenburgun.Barazim si nje fitore.Renia ne fund mbase eshte gjenetike nuk rezistojme me shume se 70/75 minuta,film i pare me dhjetra here.

  24. aqif says:

    shqiperia eshte kampione por vk muhabetit nqs te tjeret e…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje