FOTOT/ Ja si është katandisur “Selman Stërmasi”, kryeqyteti rrezikon të mbetet pa asnjë stadium

13 Nëntor 2014, 16:34Sport TEMA
FOTOT/ Ja si është katandisur “Selman Stërmasi”,

Tirana rrezikon seriozisht të mbetet pa asnjë stadium.

Të gjithë e shohin se si degradon stadium “Qemal Stafa”, që edhe pse u tha se do të bëhej i ri, nuk ka asnjë shans të ndodhë.

Nëse nuk merret asnjë masë të paktën për rikonstruksionin e tij, shumë shpejt “Qemal Stafa” mund të bëhet i papërdorshëm.

Por, nëse në “Qemal Stafa” mund të luhet ende, stadiumi tjetër i kryeqytetit, “Selman Stërmasi”, që menaxhohet nga bashkia, ka degraduar plotësisht.

Në të nuk bëhet më fjalë të zhvillohen ndeshje.

Çuditërisht ai është lënë në mëshirë të fatit dhe askush nuk ka ndërhyrë për ta mirëmbajtur.

Është shembulli i plotë se si shteti e lë me qëllim të degradojë.

Stadiumi “Selman Stërmasi” u ndërtua në vitin 1956 dhe ka mbajtur emrin “Dinamo” deri në vitin 1991.

Më pas mori emrin që mban aktualisht, në nder të një prej lojtarëve më të mirë të historisë së Tiranës.

Ndodhet në një prej zonave më të populluara të kryeqytetit.

Impianti ka një kapacitet prej 12.500 vendesh, por aktualisht vetëm 6.000 prej tyre janë në kushte minimalisht të përdorshme.

Që nga viti kur u ndërtua e deri sot, në “Selman Stërmasi” është ndërhyrë vetëm një herë, më 1995.

Në atë kohë u rikonstruktuan ambientet e brendshme të stadiumit.

Aktualisht impianti është në gjendje shumë të vështirë dhe rrezikon seriozisht shembjen, nëse nuk do të ndërhyhet në kohën e duhur”, shkruan faqja futbollishqiptar.net.

“Selam Stërmasi” ndodhet në një prej zonave më të mira në Tiranë dhe nuk është çudi që ai të jetë lënë qëllimisht të shkatërrohet, për t’u shndërruar në një shesh ndërtimi për pallate apo qendra tregtare.

Madje, disa pemë dhjetra vjeçare rreth tij janë prerë nga ana e bashkisë me justifikimin se rrezikonin të binin, dhe tashmë zona që mbulohej nga pemët përdoret për të vendosur banera të mëdhenj reklamash, për të cilat bashkia merr një dorë të mirë parash.

Por, me prishjen e tij dhe të “Qemal Stafës”, tashmë kryeqyteti po mbetet pa asnjë stadium./b.l

 

 

18 komente në “FOTOT/ Ja si është katandisur “Selman Stërmasi”, kryeqyteti rrezikon të mbetet pa asnjë stadium”

  1. titi says:

    Stermasi eshte katandisur si e gjithe Shqiperia,nga veriu ne juge.shiko pyjet qe jane bere si koka fevziut,shiko lmenjt qe jane ngushtuar grykderdhjet nga inertet dhe plehrat,shiko fushat e pushtuara nga vandalet,shiko bregdetin e betonizuar me keq nga koha dulles nga bunkeret .e sa e sa te tjera qe edhe pushtusi me i eger nuk do ta kishte bere.Edhe ju ,ju vjen keq per nje stadium qe nuk eshte asgje ne gjithe kete shkaterrim dhe vjedhje nga pushtusat malok-fshatar.

    1. DREJTESI says:

      Hahahahahaha!

      Çfare paradoksi: ne fushe eshte thare bari,pooooor ne shkalle…. eshte jeshillek i madh!

      hahahahahaha,marova tu qesh.

  2. tit qerosi says:

    he mo se bohen pallate aty dhe kalçeto ke parkingu ! mos e rruni shum

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Pasurohen individe,shkaterrohen prona publike !
    Benzi i Lulushit,mos na prishet,mor aman.

  4. elinor,.,.,. says:

    Mos u merzitni se shkon piktori dhe e lyen me boje, por per momentin eshte pak i zene me stadiumin e ri qe po nderton ne Shkoder. Eshte njesh per keto pune.

    1. karl zais jena says:

      per elinor,karin ne dor…..te me falin lexusit:PIKTORI PO ETREGON VETEN !!!!!!!!.NESE JE QORRE ?ME VJEN KEQ.NESE DO E BON.PO TA HEQ……

  5. robert says:

    Lulushi i mban premtimet njesoj si paraardhesi i tij , keta jane ca palo mostrash qe here here mendon se jane agjent serb qe duan vetem shkaterrim ne kete vend, kryetari Tiranes qe shkaterroi Tiranen si qytet e sport klub Tiranen si klub , keta duhet te zhduken nga ky qytet , ti cosh ne shkretetire se atje nuk kane cfare te shkaterojne , nje fjale kam QELBESIRA

  6. askushi says:

    Te gjithe beso se ju kujtohet mashtruesi lulush apo lulzime lgbt basha teksa nen moton mashtruese Tirana e para…I shoqeruar nga sharlatanet agustin gagac kola, krenar kaslyc alimemhmeti, indrit fluturak fortuzi dhe disa te pjerdhur si xux kazanxhiu, niko xhacka per fat te keq ikona te futbollit te tirones qe u perdoren nga lulushi dhe ja sot nje nga qindra premtimet e pambajtur te lulushit…dhe pretendon mashtruesi te fitoje…ky nuk e kupton se e ka humbur davane dhe nuk do te fitoje kurre te pakten ne tirane qe e ka neperkembuar dhe bere si kandahar perfshi ketu dhe terrenet e infrastructure sportive

    1. sokoli says:

      shtoji edhe qe e japin stadiumin me qera per tu mbledhur me mijera “deshmitare te jehovait”

  7. mumja says:

    Bir selmon i nones ke te q!a me pare ,
    nano xhambazin ke shallvarja ,
    apo malokun zbrit m’Tiron me gomare

  8. Murlani says:

    Politikane te papergjeshshem dhe atikombtar shkatrruan stadiume dhe mbushen terrenet sportive me pallate , per te mbushur xhepat e tyre dhe per te stresuar njerezit e ktije vendi si te pashprese se behet më ky vend ,
    Edi Rama bravo i qofte qe po kthen besimin te rinia dhe qytetaret se po behen stadiume dhe se po fillon nje erë e mire per shqiprine ,
    Ne shkoder çdo dite flitet vetem per stadiumin qe vendosi Rama ta rregulloje sa zihen per emrin si do te quhet , stadiumi olimpik i shkodres , stadiumi Vojo Kushi , apo stadiumi Loro Boriçi , apo RILINDJA .

  9. Gezimi says:

    Fytyra e pseudodemokracise shqiptare! Turp e faqe e zeze!

  10. heretiku says:

    sportdashesit te shkojne para bashkise e me dajre dhe gernete t’ja marrin kenges “te na trashegohesh Malo”, nuk do te jete çudi qe pas pak kohe ke stadiumi te shifni tabelen “toke e xanun”.

  11. Nostalgji says:

    Mbaj mend ne 2000-shin kane ardh Skorpionsat tek ky stadium. Bo si qeka bo, as lopet nuk kullosin dot se s’ka bar.

  12. df says:

    Po aty do behen pallate nuk e ke marre vesh ti????!!! Ah sa mbrapa jeni !!

  13. realisti pesimist says:

    Si ish-nxanes i Emin Durakut, me vjen keq si ka perfundue stadiumi Dinamo, ku disa here kam pase oren e fiskultures prej 1986-1990.

    1. komunalja says:

      Realisti pesimist! Me siguri qe vuan nga depresioni! E kalofsh sa me shpejt!

  14. britania says:

    te pakten ta bejn per paking makinash sa rrin djerr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje