De Biazi dhe Cana: Të shikojmë nga e ardhmja

12 Nëntor 2014, 16:35Sport TEMA

Dy miqësoret e radhës kundër Francës dhe Italisë do t’i shërbejnë kombëtares kuqezi për të fituar sa më shumë eksperiencë.

Grupi i miksuar mes të rinjve dhe veteranëve kërkon konfirmim edhe në nivele të tilla, prandaj trajneri Xhani De BiaZi kërkon që skuadra të luajë e bashkuar për të fituar sa më shumë në këto dy sfida.

“Duhet të fitojmë sa më shumë eksperiencë pasi luajmë ndaj dy skuadrave të forta. Kur luan ndaj ekipeve të këtij niveli ka shumë rëndësi paraqitja. Do të kërkojmë të mos pësojmë gola dhe të shfaqemi në fushë siç kemi bërë ndeshjet e fundit. Kam disa mungesa të rëndësishme si Xhaka e Kaçe prandaj nuk kam marrë një vendim për formacionin”, tha ai.

Çështja Meha nuk krijon aspak konfuzion në radhët e kombëtares, sepse De Biazi e ka të qartë situatën e mesfushorit të Paderborn, i cili nuk është grumbulluar për këto dy përballje:

“Kur kanë kaluar 11 ndeshje nga kampionati gjerman, Meha nuk ka luajtur në 5 të parat, ndërsa në të gjashtën u aktivizua vetëm 12 minuta.

Kur e grumbullova për Danimarkën dhe Serbinë e kuptova që nuk ishte në kondicionin e duhur fizik.

Tani po luan në vazhdimësi dhe ka shënuar një gol por nuk besoj se është në gjendje të mirë me vetëm 150 minuta aktivizim.

Meqë këto janë dy miqësore mendova për të mirën e klubit, lojtarit dhe kombëtares, por dikush te Paderborn është ankuar. Gjithsesi ky është problemi i tyre”. 

Tekniku italian i kombëtares shqiptare e pranon se dy miqësoret e radhës duhet të ndihmojnë grupin të jetë më i konsoliduar, por në asnjë mënyrë djemtë e tij nuk duhet t’i konsiderojnë si sfida të parëndësishme:

“Në këto dy sfida nuk do të shkojmë për shëtitje. Ne do të kërkojmë të mos humbasim, madje po të na jepet mundësia do të kërkojmë edhe fitore”.

I të njëjtin mendim është edhe kapiteni Lorik Cana, i cili thekson se ndeshjet me kombëtaren nuk i konsideron asnjëherë si miqësore.

Ai zbulon edhe një detaj interesant të vitit 2006 edhe pse 3 vjet më parë kishte zgjedhur të përfaqësonte Shqipërinë:

“Të përfaqësoj Shqipërinë në Francë është një gjë e veçantë për mua. Në vitin 2006 Raymond Domenech më tha që nëse do të luaja për Francën, do të kisha shkuar në Botëror, por unë nuk jam penduar për zgjedhjen që kam bërë”.

Si kapiten në fushën e lojës, Cana drejton djemtë kuqezi, por karriera e tij një ditë do të përfundojë dhe ai shikon një kandidat në veçanti si pasardhësin e tij më të mundshëm:

“Do të luaj sa të kem mundësi fizikisht. Besoj se pas meje shiritin e kapitenit do ta marrë Mërgim Mavraj pasi ai është një lider në fushën e lojës”.

Në vijim, kapiteni sqaron momentet e vendimit për të mos dalë sërish në stadiumin e Beogradit pas dhunës së ushtruar në fushë:

“Bashkë me menaxherin dhe presidentin e FSHF vendosëm që ndeshja të mos vazhdonte për ne. Ajo që ka shkruar arbitri në raport është kontradiktore pasi ata na pyetën nëse ishim në gjendje të vazhdonim”.

6 komente në “De Biazi dhe Cana: Të shikojmë nga e ardhmja”

  1. Jari says:

    Ska te ardhme me ne krye shijaksin agrar te pulastrenave Duka per futbollin shqiptar.
    Cana dhe De Biassi mos e shisni b…. kaq lire.

  2. tani says:

    CANA DHE te gjithe lojtaret nga kosova te largohen nga kombetarja bashke me duken e pulastrenave,kemiboll lojtare ne shqiperi qe nuk I jepet shansi te luajne me kombetaren se e kane zene vendin mercenaret.

    1. Aleksander says:

      Ku jeton o tani ,te ka mbetur ora 30 vjet mbrapa !?

  3. Babai i vertete i Dardanit says:

    Cana mashtruesi !?

  4. ina says:

    mos shani lojtaret nga kosova… e keni gabim se ata kane luajtur rol te madh, madje jane me patriote se ne po ta gjykojme… lojtareve tane nuk u mbyllet dera, vetem ta duan ngjyren per te cilen do te luajne…

  5. elton xhafa says:

    o tani! jam nag Gjirokastra, dhe po te them se shqiptaret me atdhetare jane shqiptaret prej kosove dhe prej veriut te shqiperise, prandaj shko meso se nga vjen, ose po s’do te mesosh, shko ha mut dhe leri ofendimet per patriotet! karagjoz!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje