Në një intervistë për televizionin kosovar “RTK” babai i mesfushorit shqiptar Taulant Xhaka, Ragip Xhaka, ka konfirmuar interesimin e klubit italian, Milanit, për shërbimet e Taulant Xhakë.
Ai është shprehur se Milani po interesohet seriozisht që të transferojë Taulant Xhakën nga Bazeli në Milano.
“Ka oferta nga shumë ekipe që e kërkojnë Taulantin, midis tyre edhe Milani.
Trajneri Pipo Inzaghi është interesuar drejtpërdrejt për Xhakën i cili e dëshiron në ekip” u shpreh Ragip Xhaka./f.b
Milanin e ka marre malli per nervin e Gatuzos. Ndoshta e rigjen me Xhaken, te pakten nga ndeshja me Serbine u duk … bishe.