All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Dorëzohet Venger: Çelsi nuk ka rivalë

10 Nëntor 2014, 16:46Sport TEMA
All - Paragraf - 1

Arsen Venger dorëzohet.

Çelsi ka marrë arratinë dhe askush nuk mund ta arrijë.

Trajneri i Arsenalit nxjerr flamurin e bardhë pas suksesit të bluve në Liverpul dhe dështimit të skuadrës së tij në fushën e Suonsit.

All - Paragraf - 4

11 ndeshje pa humbje për Çelsin janë një sinjal i qartë për Venger, se skuadra e Murinjos nuk ka rivalë në këtë sezon.

“Për momentin Çelsi është i pakapshëm.

All - Paragraf - 6

Nëse shikojmë pikët që kanë grumbulluar, askush nuk mund t’i kërcënojë.

Ata bënë një start shumë të mirë gjatë këtij sezoni”, tha Venger.

All - Paragraf - 8

Pas barazimit të çmendur kundër Anderleht, për skuadrën e Venger erdhi një tjetër rezultat zhgënjyes në fushën e uellsianëve të Suonsit dhe trajneri francez e pranon se “Topçinjtë” nuk po kalojnë një moment pozitiv:

“Kemi përjetuar një javë të dobët për shkak të rezultateve dhe asaj që kemi treguar në fushën e lojës.

Kjo është një situatë vërtet zhgënjyese.

Barazuam me Anderlehtin edhe pse ishim në avantazh të trefishtë, ndërsa Suonsi arriti të na kalonte edhe pse ishim në avantazh 1-0.

Është për të ardhur keq sepse një ekip i madh duhet t’i shfrytëzojë këto situata për të marrë tre pikët”.

All - ArticleEnd - 1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14