Shtyhet ndeshja Shqipëri-Serbi në kampionatin austriak

7 Nëntor 2014, 16:43Sport TEMA

Ndeshja mes klubeve amatore të Shqipërisë dhe Serbisë në ligën rajonale të Austrisë, e cila ishte planifikuar për të dielën në orën 10:30, është shtyrë për shkak të frikës së incidenteve të mundshme.

Ekipet përbëhen kryesisht nga emigrantë serbë dhe shqiptarë apo pasardhësit e tyre, por për shkak të incidentit në ndeshjen kualifikuese për në Euro 2016 Serbi – Shqipëri, dhe tensioneve të ngritura, austriakët vendosën të shtyjnë ndeshjen.

Kjo, pasi sipas njoftimit të policisë, ndeshja pritej të kishte rreth 1000 tifozë, që është mbi mesataren e ndeshjeve kur këto ekipe luajnë me skuadra të tjera, raporton Koha Ditore.

“Stadiumi në Kajzerebesdorfu nuk është i dizajnuar për të akomoduar një numër kaq të madh vizitorësh. Ndeshja u shty, dhe vendimi për vendosjen e një orari, do të bëhet më vonë”, thotë deklarata e policisë.

Kajzerebersdorf Serbia 08 dhe SV Albania janë emrat e plotë të këtyre klubeve, që janë anëtarë të ligës austriake.

Shqipëria zë vendin e parë në renditjen me 31 pikë, dhe Serbia mban vendin e gjashtë me 19 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje