Demagogjia e Platini: Tolerancë zero ndaj racizmit

6 Nëntor 2014, 16:19Sport TEMA

“Vrite, there që shqiptari të mos ekzistojë”. Ishin këto klithmat që u dëgjuan gjatë gjithë kohës në stadiumin e Partizani të Beogradit, para dhe gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Është pak t’i quash thjesht kore raciste pasi shkojnë deri në thirrje për genocide.

Një akt i shëmtuar në sytë e mbarë botës së qytetëruar, por që nuk u dëgjua nga UEFA dhe Michel Platini, me racizmin që as nuk u përmend në vendimin e Komisionit të Disiplinës për ngjarjet e takimit të 14 tetorit.

Një vendim që kompromentoi rëndë fushatën e UEFA-s kundër racizmit në dritën e të cilit slogani: “Thuaji jo racizmit”, ngjason me një dogmë, pasi me këtë vendim në fakt UEFA i tha po racizmit në sytë e mbarë botës.

Megjithatë Michel Platini si një politikan i vërtetë, me sa duket demagogjinë nuk e ka aspak problem, raporton Sport News.

Në vizitën e tij në qendrën stërvitore të Federatës Angleze të futbollit në Saint George Park, Platini ju tregua dhe statuja që  nderon futbollistin e parë profesionist me ngjyrë, Arthur Wharton dhe si një politikan i vërtetë Platini nxitoi të bëjë sërish demagogji për të rikuperuar pikë aty ku i ka humbur më shumë në luftën kundër racizmit me deklaratën:

“Ne punojmë jo vetëm kundër çdo lloj forme racizmi, por gjithashtu edhe për paragjykimet kundër njerëzve me paaftësi fizike apo homofobisë. Ne kemi zero tolerancë ndaj të gjitha këtyre. Ne po përpiqemi të ndihmojmë njerëzimin dhe qytetërimin, të kemi një jetë më të mirë. Ne na duhet t’i mbajmë jashtë futbollit të gjithë këta njerëz budallenj që nuk po punojnë për një bashkëpunim të mirë”.

Para pak kohësh do të kishte qenë një deklaratë për t’u përshëndetur, por në dritën e vendimit të fundit të disiplinorit të UEFA-s, nuk duket aspak e tillë.

7 komente në “Demagogjia e Platini: Tolerancë zero ndaj racizmit”

  1. Treviso says:

    Platini + Duka baras Duka + Platini.

  2. baba says:

    Prandaj na denon bota me patedrejte ne o treviso, se ka xhynyma shum shqipnia si puna jote.. O k..e kanari.

  3. Treviso says:

    Per baban
    O baba, zgjohu, zgjohu.
    O baba, me shume njoh Platinin se Duken. Duken e njoha me deglaratat qe beri ne favor te serbeve. E kam njohur dhe per qendrimet e ulta qe ka mbajtur per yjet e futbollit shqiptare.Platinin e kam njohur kur ka luajtur me skuadren e Juves.

  4. DinPaku says:

    Problemi, me sa duket, qendron se Platini nuk di se egziston racizem tjeter pervec atij te diskriminimit te te bardheve karshi te zinjve. Per pozicionin qe mban, urgjentisht i duhet zgjeruar horizonti i njohurive Platinise.

  5. Tironci says:

    Doli prape ky legeni te beje politiken e serbit.
    Ne fillim te vrasin keta, pastaj thone se nuk duhej vrare.
    Ky legen ka marre ndonje lek nga serbia dhe tani kujton se do i hedhi hi syve njerzimit. Kur te vijne serbet ne shqiperi ti shkerdhejne motren shqiptaret atyre dhe te shohim a do na japin 3 pike si shperblim.

  6. shiaksi says:

    fuck franceso di merda

  7. shkodrani says:

    Nese do te ndodhesha perballe ketij platinovicit, do ti thoja vetem nje fjale -Polichinelle qe ne frengjisht i thone – palaco
    E shoh me neveri dhe i them HIPOKRIT 24 karat
    Meriton ta gjuash me domate ose me veze te prishura dhe ta besh merde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje