Felaini pështyn Agueron, Luis Van Gal e merr në mbrojtje

3 Nëntor 2014, 16:19Sport TEMA

Nervat gjatë derbit të Mançesterit të dielën kanë qenë në maksimum.

Këtë gjë e tregon edhe një gjest i mesfushorit të Junaited, Maruan Felaini, që ka pështyrë sulmuesin e Sitit, Serxhio Aguero.

Pasi pati një përplasje me Agueron, Felaini i është afruar atij pranë duke i ulëritur, ndërsa më pas e ka pështyrë atë.

Por, trajneri i Junaited, Luis Van Gal e ka marrë në mbrojtje mesfushorin belg.

Sipas tij, ajo nuk ka qenë një e pështyrë e qëllimshme.

Van Gal ka thënë se kur bërtet ndaj dikujt, të ndodh që pështysh pak, dhe kjo gjë sipas tij, ka ndodhur pikërisht me Felaini./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje