Mançester Junaited duket se do të nisë një sërë negociatash të vështira për të blerë yllin uellsian të Real Madrid, Garet Bejl.
Sipas mediave britanike, trajneri Luis Van Gal kërkon ta ketë me çdo kusht në ekip uellsianin.
Për këtë arsye, Junaited kërkon të përdorë zëvendëstrajnerin Rajan Gigs, që të binë bashkëkombasin e tij të vendosë të largohet nga Reali për në drejtim të Junaited.
Mediat britanike shkruajnë se Junaited është gati të shpenzojë shifra të çmendura për Bejl.
Por, pavarësisht dëshirës së Junaited, ky duket thuajse një mision i pamundur.
Kjo, duke qenë se vetë Bejl ka deklaruar se e kishte ëndërr të luante për Realin dhe do jetë e vështirë që ai të pranojë të largohet nga klubi më i mirë në botë.
Pastaj është edhe Reali, që vështirë se do të hiqte dorë nga lojtari më i mirë në ekip pas Ronaldos, vetëm pas dy vitesh nga blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit, për 100 milion euro.
Bejl tek Reali shihet si i paprekshëm, duke qenë se për shkak të moshës së tij të re, ai konsiderohet edhe si pasardhësi i denjë i Ronaldos./b.l