Pol Pogba, më i paguari në Serinë A

3 Nëntor 2014, 15:22Sport TEMA

Është Pol Pogba mbreti i Serisë A italiane.

E përditshmja “La Stampa” bëri të ditura shifrat që do të përfitojë mesfushori francez nga kontrata e re që nënshkroi vetëm pak ditë më parë me Juventusin deri në verën e vitit 2019, raporton Sport News.

Pogba, i cili përfitonte 1,5 milionë euro në sezon nga kontrata e mëparshme tashmë do të derdhë në xhepin e tij plot 4,5 milionë euro, tre herë më shumë sesa përfitonte nga marrëveshja që kishte nënshkruar fillimisht, por falë edhe bonuseve që janë përfshirë në kontratën e re të 21-vjecarit me Juventusin, shuma që mund të derdhë Pogba në llogarinë e tij bankare mund të kapë shifrën e 6,5 milionë eurove në sezon, duke e shndërruar kështu atë në lojtarin me pagën më të lartë në të gjithë Serinë A italiane.

Paraqitjet e Pogba kanë mahnitur jo pak drejtuesit e klubit bardhezi të cilët nuk janë menduar dy herë për t’i ofruar atij një kontratë të re në mënyrë që të largonin sirenat që kishin lëshuar skuadrat më të mëdha europiane për të marrë shërbimet e talentit francez.

“Zonja e Vjetër” nuk dëshiron të humbasë një lojtar për të cilin edhe pse nuk shpenzoi asnjë euro për ta marrë nga Mançester Junaited në 2012-n, tani është kthyer absolutisht në liderin e mesfushës së klubit torinez.

Një superofertë e Çelsit, Realit të Madridit, Paris Saint Germainit apo edhe Mançester Sitit me shumë mundësi mund të vërë në mendime edhe drejtuesit e Juventusit, megjithatë fakti që bardhezinjtë ja kanë plotësuar të gjitha kushtet 21-vjecarit do të thotë që Pogba me pagën e re që fiton tani, nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga “Juventus Stadium”.

3 komente në “Pol Pogba, më i paguari në Serinë A”

  1. illyrians says:

    Lojtari me i paguar ne Serine A eshte Daniele de Rossi, me 6.5 milione, Pogba merr 4.5 plus bonus, qe arrijne e shumta 5.5 ose 6..

  2. Traineri says:

    Pogba eshte nje tollumbac i fryre

  3. Menazheri says:

    Nje pordhe e madhe e francezit me ngjyre qe e fryn tutosporti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje