Ibra: Mungesa në Botëror, minus për “Topin e Artë”

31 Tetor 2014, 15:31Sport TEMA

Zllatan Ibrahimovic mendon se mungesa e tij në Kupën e Botës që u zhvillua këtë verë në Brazil mund t’i kushtojë në garën për çmimin e Topit të Artë.

Sulmuesi i Paris Saint Germmain, është përfshirë në listën e 23 kandidatëve për këtë cmim individual, por fakti që nuk ka mundur të jetë protagonist në Brazil 2014, i zvogëlon mundësitë e tij madje për të qenë ndër tre kandidatët kryesorë, raporton Sport News.

Ibrahimovic ka shënuar 41 gola në 46 ndeshje në të gjitha kompeticionat gjatë sezonit të kaluar, me Paris Saint Germmain që triumfoi në Ligën e parë franceze dhe në Kupën e Francës.

Edhe pse paraqitjet e tij me parizienët kanë qenë mbresënëlëse, suedezi e pranon se kjo mund të mos mjaftojë për të fituar Topin e Artë:

“Mendoj se kam zhvilluar sezonin më të mirë në karrierën time.

Objektivi im është të përmirësohem vit pas viti.

Unë jam nominuar për Topin e Artë, por do ta kem shumë të vështirë, sepse nuk kam luajtur në Kupën e Botës.

Të gjithë lojtarët e nominuar që luajtën në Botëror kanë më shumë avantazh, megjithatë për aq kohë sa të luaj në nivelet më të larta, mund të pretendoj këtë çmim.

Kjo është arsyeja që unë punoj fort ditë pas dite.”

Zllatan Ibrahimovic, i cili ka qëndruar jashtë fushave të blerta që nga fundi i shtatorit për arsye fizike mund të rikthehet ndaj Lorient në këtë fundjavë në kuadër të javës së 12-të të kampionatit francez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje